Amullia politike e Bashkimit Europian, vizavi vendeve të ballkanit perëndimor rrezikon që këto vende të rrëshqasin nën ndikimin rus dhe kinez

Opinione

Amullia politike e Bashkimit Europian, vizavi vendeve të ballkanit perëndimor rrezikon që këto vende të rrëshqasin nën ndikimin rus dhe kinez

Nga: Dibran Demaku Më: 9 shtator 2021 Në ora: 12:32
Dibran Demaku

Kur ky Abazoviqi u paraqit në skenën politike të Malit të Zi, u mendua se ishte i përpunuar nga perëndimi dhe do të bënte politikat e tij. Kështu mendohej edhe kur ky bëri koalicion me partitë serbe për formimin e qeverisë së Malit të Zi.

Guximi i tij në kundërshtimin e politikës dhe politikanëve pothuajse të përjetshëm (Gjukanoviqi me servilët e tij) në fillim u përjetua si një fitore për Malin e Zi.
Dhe nuk kishte si të mendohej ndryshe kur dihej se Mali i Zi tashmë ishte anëtar i NATO-s dhe kandidat potencial për hyrje në Bashkimin Europian.
Por, pas formimit të qeverisë së Malit të Zi, nga partitë politike serbe dhe proserbe, me bekimin edhe të partisë së Abazoviqit, politika e Malit të Zi sikur ndërroi kahje. Kryeministri i ri i Malit të Zi (Serbi Krivokapiq) timonin e anijes politike filloi ta orientiere dreht Serbisë dhe lindjes që do të thotë drejt Rusisë.

Kryeministri i zgjedhur dhe shumë nga ministrat e tij serbë,në prononcimet e tyre, kur bëhej fjalë për Abazoviqin, tash si zëvendëskryeministër, do të deklaronin se ai dhe partus e tij nuk kishin dhe (nuk do të kishin kurfarë rëndësie politike në politikat e qeverisë së të. Dhe ky farë Abazoviqi ( që e quan veten shqiptar) nuk u dëgjua asnjëherë të kundërshtonte eprorin e tij. Dhe jo që nuk e kundërshtoi, por u bë bisht i zgjatur i politikës pro serbe! (Në ditën më të zezë të Malit të Zi, kur popat serbë pushtuan më Helikopter kishen e Cetinës, Abazoviqi u pa në shoqëri më popat. Ato pamje tregonin se Abazoviqi nga shqiptar ishte shndërruar në serb(?!).

Për këtë përmbysje politike të Malit të Zi, fajtor nuk janë partitë serbe (fundi i fundier ato gjithmonë do të veprojnë dhe punojnë për interesa serbe dhe të Serbisë), por janë fajtore partitë malazeze dhe kryesisht partia e presidentit Milo Gjukanoviq, që për afro tridhjetë vite më radhë bëri politikë të mbrapshtë dhe për interesa të veta dhe të bashkëveprintarëve të tij. Për këtë shkak populi malazez nuk e votoi atë dhe partitë malazeze dhe kështu e lanë vendin e tyre në të partive serbe të cilat, nëse vazhdon kështu,një ditë Malin e Zi do të ia bashkangjesin Serbisë?!

Ngjarjet e Cetinës treguan se nëse populli malazez nuk zgjohet nga amullia ku ka rënë dhe ta heq qafësh qeverinë proserbe të Krivokapiqit dhe Abazoviqit, një ditë do të kur të zgjohet nga gjumi do ta gjejë vetën nën ombrellën serbe?!

Për ngjarjet e bujshme politike të kësaj fundvere fajtore është edhe politika rigjide e Bashkimit Europian, e cila në Stilen ngroh e mos këput, Malin e Zi në veqanti dhe vendet e ballkonit perendimor në përgjithësi sikur i ka lënë nën mëshiren e fatit.

Sa të zgjasë kjo amulli në politikat e Bashkimit Europian,jo vetëm Mali i Zi, por i gjithë ballkani perendimor mund të rrëshqas nën ndikimin rus dhe kinez, që nuk do të ishte një katastrofë vetëm për këto vende, por edhe për Bashkimin Europian!…

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat