A ka rrezik nga çnjohjet/ dhe çka po bën diplomacia e Kosovës?

Opinione

A ka rrezik nga çnjohjet/ dhe çka po bën diplomacia e Kosovës?

Nga: Arbnor Sadiku Më: 10 shtator 2021 Në ora: 13:01
Arbnor Sadiku

Deklaratat e njëanshme të njohjes së një shteti të lëshuara në formë zyrtare nga organet përfaqësuese shtetërore janë obligative dhe nuk mund të tërhiqen njëanshëm”, dhe siç e dimë ky është edhe qëndrim zyrtarë i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si dhe të Komisionit të së Drejtës Ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pra, për kontekstin që po flasim kjo i bie se njohja “de jure” (ligjërisht) e shtetit është e pakthyeshme, pasi që njohja e një shteti ka karakter deklarativ.

Por në anën tjetër, lobimi serb karshi çnjohjes së shtetit të Kosovës është i paprecedent, pasi që shtetet konsiderohet se kanë drejtë të njohin një shtet, por, jo më pas të bëjnë tërheqjen e njohjes së bërë më parë në mënyrë të vullnetshme.

Të gjitha ç ‘njohjet karshi Kosovës kanë ardhur si pasojë e lobimit të Rusisë dhe Serbisë në disa vende të varfra të Afrikës dhe me gjerë, duke i joshur ata ekonomikisht apo edhe ushtarakisht, me mbështetje të dhënies së armëve falas, apo edhe ofrimin e ndonjë burse për student për vendet e varfëra Afrikane dhe Aziatike.

Kurse, në anën tjetër Kosova ka shënuar regres, apo thënë më saktë këthim mbrapa për sa i përket “Emërimit të ambasadorëve të rinj nga ana e MPJD-së”, e cila do të i shërbej fushatës lobuese të Serbisë, kundër shtetësisë së Kosovës.

Siç e dimë Kosova aktualisht ka mbetur pa ambasadorë në qendrat kryesore vendimmarrëse siç janë : Uashingtoni, Brukseli, Londra, Tokio, e Sidnei, etj. Pra, mos-emërimi i ambasadorëve do t`i shërbejë fushatës lobuese të Serbisë, veçanërisht tek shtetet që e kanë njohur më parë Kosovën dhe tani mund të kenë ndryshuar qëndrim”.

Autoritetet në Beograd apo thënë ndryshe diplomacia serbe gjatë viteve ka pretenduar se ka arritur të sigurojnë tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga më shumë se 15 shtete. Ndërsa në anën tjetër këto pretendime në vazhdimësi janë hedhur poshtë nga autoritetet e Kosovës, duke i konsideruar këto deklarata propagandë të Serbisë.

Pra, vlen të theksohet më tej se mbetja e 12 ambasadave të Kosovës nëpër botë, pa zot shtëpie, ia bën më të vështirë Kosovës anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare si : OKB, UNESCO, INTERPOL, dhe OBSH, kurse, i lehtëson Serbisë mobilizimin e shteteve përmes fushatës lobuese, të cilat janë kundër pavarësisë së Kosovës, etj.

Ndaj, si konkludim mund të themi se krerët e shtetit të Kosovës, z. Kurti, znj. Osmani, si dhe znj, Gërvalla si ministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD)-së, duhet përshpejtojnë me emërimin e ambasadoreve nëpër qendrat kryesore diplomatike dhe me gjerë, duke i lënë anash kalkulimet politike, si dhe duhet koordinojnë më tej agjendën vendore me atë ndërkombëtare, pasi që përmbyllja e shtetësisë së Kosovës, bëhet vetëm atëherë kur kjo e fundit anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), dhe se anëtarësimi i Kosovës në organizata të tilla ndërkombëtare është sfidë globale, dhe për zgjidhjen e sfidave globale Kosova duhet bëj aleanca globale me aleatet si: SHBA, Britania e Madhe, dhe Bashkimi Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat