Abdixhiku para se të thoshte kurrë më koalicion me VV-në, do të duhej të kujtonte se si ...

Opinione

Abdixhiku para se të thoshte kurrë më koalicion me VV-në, do të duhej të kujtonte se si ...

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 10 shtator 2021 Në ora: 20:28
Albin Kurti, Lumir Abdixhiku

Pas shkuarjes në amshim të themeluesit të LDK-së dhe ikonës së pavarësisë së Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në krye të kësaj partie erdhën ata individë, të cilët në vend që të vazhdonin rrugën e paraardhësit të tyre, të ngrinin vlerat politike, kombëtare dhe shtet formuese të partisë tyre, vepruan në kah të kundërt.

E rrënuan partinë, iu përkushtuan interesave të tyre korruptive biznesore.

Për të fituar terminale doganore dhe poste të larta shtetërore bënë koalicione edhe me ato parti politike, të cilat edhe në kohë lufte angazhoheshin ta rrënonin nga themeli këtë parti, për ngritjen e namit të partive të tyre të orientimit ekstrem majtist enverist.

Abdixhiku, në vend që të thoshte kurrë koalicion me VV-në, do të duhej t'i kujtohej rezultati i partisë tij në zgjedhjet e fundit të parakohshme dhe shkaqet e rënies aq të ultë të partisë së tij në këto zgjedhje.

Nëse z.Abdixhiku vazhdon diskursin e tij politik në krye të LDK-së, si paraardhësit e tij, do të thellojë edhe më shumë humbjen e prestigjit dhe reputacionit që ky subjekt e kishte dikur dhe po të ishin vendosur njerëzit e duhur në krye të këtij subjekti politik, pa dyshim se edhe sot ky subjekt politik do të ishte subjekti më i rëndësishëm në jetën politike, kombëtare dhe shtetërore të Kosovës.

Është e paimagjinueshme se LDK, me Abdixhika, Isa Mustafa dhe Lutfi Hazira do të mund t'ia kthejë namin dhe përkrahjen qytetare, të cilën kjo parti e kishte dikur në nivel vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat