Njeriut që e përmbysi diktaturën dhe i liroi shqiptarët nga burgu i saj, po duan t’ia mbyllin gojën

Opinione

Njeriut që e përmbysi diktaturën dhe i liroi shqiptarët nga burgu i saj, po duan t’ia mbyllin gojën

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 11 shtator 2021 Në ora: 14:45
Sali Berisha

Sali Berisha arriti ta rrëzojë diktaturën më të egër të Evropës, e cila përveçse e kishte izoluar popullin e saj nga kontakti me botën demokratike dhe përparimtare, kishte bërë edhe gjenocid ndaj popullit të saj duke burgosur, duke vrarë shkrimtarë e intelektualë, profesorë dhe inxhinierë dhe të gjitha ata që nuk mendonin siç mendonte dhe vepronte diktatura.

Pra, ky ishte Dr. Berisha, i cili me shumë mund dhe sakrifica ua hapi dyert shqiptarëve të Shqipërisë të komunikonin me botën lirshëm pas 50 vite izolim dhe diktaturë.

Të gjitha të arriturat demokratike në Shqipëri dhe përmbysja e mitit famëkeq të diktaturës, e cila tanimë gati ishte shndërruar në kulte jetës të qytetarëve shqiptarë për diktatorin Hoxha, janë të lidhura me aktivitetin, kontributin dhe sakrificat e personaliteti të Dr. Sali Berishës.

Madje, madje Dr. Sali Berisha, ishte politikani parë shqiptar që pas 50 vitesh marrëdhënie jo të mira me SHBA-në, të cilën diktatura Hoxhiste e akuzonte për imperializëm dhe tërë propagandën e saj shtetërore, mediat vizive dhe të shkruara i kishte orientuar kundër SHBA-së, Berisha arriti të vendoste raportet normale miqësore me SHBA-në, shtetin më miqësor dhe më të dashur për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Jo vetëm kaq, por Dr. Sali Berisha, arriti edhe ta anëtarësonte Shqipërinë në paktin më të fuqishëm politiko ushtarak në botë në Paktin NATO, dëshirë kjo e kahmotshëm e të gjithë shqiptarëve.

Kontributet e Dr. Berishës të daljes së Shqipërisë dhe shqiptarëve nga mizoritë e diktaturës janë të shumta dhe shumë dimensionale, por e pamundur që të përfshihen në një opinion kaq të përciptë po pse jo edhe shumë të varfër për t'i radhitur të gjitha kontributet e tij për vendosjen e themeleve të demokracisë në Shqipëri.

Më në fund, të gjitha këto kontribute Dr. Berishës ia shpërblyen pinjollët e diktaturës duke ndikuar në politikën amerikane për ta shpallur atë dhe familjen e tij person non-grata.

Jo vetëm këtë të keqe kundër Dr. Sali Berishës, por pinjollët e diktaturës të cilët tani e rrëmbyen pushtetin në Shqipëri për herën e tretë radhazi me blerje votash, po mundohen t'ia mbyllni dyert e Parlamentit shqiptar Berishës për t'ia mbyllur gojën për t'i mos denoncuar anomalit dhe aferat korruptive të qeverisë aktuale Rama, edhe pse Berisha në zgjedhjet e fundit nacionale ka fituar statusin e deputetit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Sa më e ashpër lufta kundër Berishës nga kundërshtarët e tij politikë me shpifje, insinuata dhe gënjeshtra monstruoze, aq më i fuqishëm Dr.Sali Berisha, në jetën politike, demokratike dhe institucionale shtetërore në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat