Angela Merkel besoj që e kuptoi se krimineli Aleksandër Vuçiq është demoagogu botëror, se Edi Rama është tradhtari mbarëshqiptar

Opinione

Angela Merkel besoj që e kuptoi se krimineli Aleksandër Vuçiq është demoagogu botëror, se Edi Rama është tradhtari mbarëshqiptar

Nga: Rexhep TORTE Më: 14 shtator 2021 Në ora: 21:07
Autori

Zonja kancelare Angela Merkel, të gjithë shqiptarët ju falenderojnë për tërë angazhimet tuaja për zgjidhjen e drejtë dhe të sinqertë të çështjes së Kosovës.

Unë me këtë dioptri të gjykimit tim me përvojë më shumë se gjysëm shekulli në gazetari, e shikoj angazhimin tuaj dhe të Gjermanisë mike në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Angela Merkel, kancelarja gjermane gjatë vizitës së saj përshëndetëse nëpër botë, më 13 shtator 2021 vizitoi Beogradin dhe më 14 shtator vizitoi Tiranën, ku mbajti edhe një takim me liderët e Ballkanit Perëdimor.

Zonja Kancelare Merkel, kriimineli Aleksandër Vuçiq, Presidenti i Serbisë kriminle, gjatë vizitës tuaj në Beograd në datë 13 shtator 2021, mes tjerash deklaroi se, “Kjo gjeneratë duhet ta zgjidhë çështjen e Kosovës me kompromis dhe jo me poshtërim të Serbisë”.

Krimineli Aleksandër Vuçiq, bashkëpunëtori i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili në kohën kur ishte ministër i Informacionit në Serbinë agresore gjenocidale të kriminelit Millosheviq, deklaronte se, “Për çdo ushtar serb të vrarë duhet të ekzekutohen 100 civilë të pafajshëm”.

Aleksandër Vuçiq krimineli sot konsiderohet demagogu dhe mashtruesi më tinzar e më i madh në botë.

Zonja Kancelare Merkel, Ju e dini shumë mirë se Serbia kriminale e poshtëroi veten duke kryer në fundshekullin e 20-të tre agresione gjenocidale në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë, për ta realizuar idenë e kriminelit Sllobodan Millosheviq që kufijtë e Serbisë duhet të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetëm.

Po e përsëris për të satën herë se, shqiptarët nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë, por ishte Serbia kriminale ajo që në vitet 1998/99 kreu agrresion gjenocidal në Kosovë me 40 mijë ushtarë, paramilitarë dhe policë të armatosur gjer në dhënbë e të shoqëruar me tanke, autoblinda dhe altileri të rëndë, kundër shqiptarëve autoktonë, të pafajshëm dhe duar thatë.

Serbia kriminale në këtë agresion gjenocidal vrau e masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, të të gjitha moshave e gjinive, në mesin e tyre edhe 1334 fëmijë, prej tyre 880 fëmijë nën moshën 5 vjeç, në mesin e tyre vrau edhe foshnje duke pirë qumësht në gjoksin e nënës.

Dhunoi në mënyrën më makabëre 20 mijë femra shqiptare autoktone e të pafajshme në Kosovë.

Rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë 1643 shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

E bëri shkrumb e hi Kosovën dhe i detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm që të marrin rrugën e eksodit për të shpëtuar nga vdekja.

Serbia agresore gjenocidale e kriminale në funksion të zbatimit “Toka e djegur” në Kosovë, i bëri shkrumb e hi dhe gërmadha 100.389 objekte banimi, 88.101 objekte përcjellëse, 358 objekte shkollore, 215 objekte fetare kisha katolike, xhami, tyrbe e teqe, 123 objekte shëndetësore, dhe mbi 190 ndërtesa administrative, biblioteka dhe shtëpi kulture.

Qëllimi i këtij agresioni gjenocidal shfarosës, ishte që Serbia kriminale t’i dëbojë shqiptarët autoktonë nga Kosova dhe ta okupojë tërësisht Kosovën.

Kancelare Merkel, kushdo që kërkon që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me kompromis, qoftë shtet, funksionar, emisar, ekspert apo analist, e identifikon veten me Serbinë kriminale dhe me tërë urdhër-dhënësit dhe kriminelët serbë që i kryen tërë ato krime trishtuese në Kosovë.

Shpirtligë e katila janë ata që mendojnë ta detyrojnë Kosovën viktimë të bëjë kompromis me Serbinë agresore gjenocidale e kriminale dhe me siguri që në zemrën e tyre nuk ka asnjë grimcë etike e humane njerëzore.

Serbia kriminale, që i shkaktoi tërë ato vrasje, masakra e mizori dhe që e bëri Kosovën shkrumb e hi, duhet njëherë e përgjithmonë t’i largojë kthetrat grabitçare ndaj Kosovës viktimë.

Kosova dhe mbarë shqiptarët shpresojnë dhe besojnë se, OKB, BE dhe shtetet mike të Kosovës, do të angazhohen me përkushtin dhe sinqeritet që dialogut Kosovë- Serbi t’i jepet fund mbi bazën e të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën dhe jo mbi bazën e kompromisit që e lyp Serbia kriminale.

Çështja Kosovë- Serbi është e pastër si loti, serpse në njërën anë e kemi Serbinë agresore gjenocidale e kriminale dhe krimet makabëre që Serbia i kreu në Kosovë ndaj mijëra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm e duar thatë, dhe në anën tjetër e kemi Kosovën viktimë me mijëra dëshmi të inçizuara në kaseta, në CD, të filmuara dhe në fotografi, që me fakte dokumentojnë vrasjet, masakrat dhe gjenocidin e Serbisë kriminale në Kosovë në vitet 1998/99.

Serbia në Kosovë ishte okupatore dhe se pakica serbe që jeton në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Serbia dhe serbët trashigiminë e tyre duhet ta kërkojnë në Karpatet e egra nga ku edhe kanë ardhur në Ballkan dhe jo në Kosovën e shqiptarëve autoktonë.

Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetë relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të ndëtuara në tokën shqiptare dhe nga shqiptarët, të cilat Serbia pas okupimit ua ka ka ndryshuar pamjen dhe i ka përvetësuar, dhe për këtë ekzistojnë fotografi dhe dëshmi të shumta.

SHBA-të, OKB-ja dhe BE-ja, tashmë 22 vite Kosovën viktimë po e injorojnë, ndërsa Serbinë agresore gjenocidale e kriminale po e favorizojnë.

I pastër si loti është fakti se, Serbia kriminale në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocidal ndaj Kosovës viktimë për ta okupuar këtë tokë shqiptare.

I pastër si loti është fakti se, marrëveshja përfundimtare nuk është arritur, për arsye se janë vënë në një rafsh Kosova viktimë dhe Serbia agresore gjenocidale e kriminale, gjë që nuk duhet të ndodhë.

I pastër si loti është fakti se, SHBA-të, OKB-ja dhe BE-ja duhet ta fajësojnë Serbinë agresore gjenocidale e krimnale për krimet e kryera në Kosovë dhe ta detyrojnë me presione të fuqishme sanksionuese që ta njeh Kosovën shtet të pavarur e sovran, t’i dënojë kriminelët serbë, t’i paguajë reparacionet e agresionit dhe të këkojë falje publike pë krimet e kryera.

E drejta dhe e vërteta janë në anën e Kosovës viktimë e agresionit gjenocidal e kriminal të Serbisë, që kishte për qëllim dëbimin e tërësishëm të shqiptarëve autoktonë nga Kosova, për ta okupuar Kosovën dhe për t’i shtrirë kufijtë e Serbisë hegjemoniste.

SHBA-të, OKB-ja dhe BE-ja kanë lejuar që dialogu Kosovë-Serbi në 10 vitet e kaluara të zhvillohet sipas tekeve dhe interesave të Serbisë agresore gjenocidale e kriminale, kundër Kosovës viktimë.

SHBA-të, OKB-ja dhe BE-ja duke e favorizuar Serbinë kriminale, i kanë lejuar Serbisë hapësirë për lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, për ta sjellur influencën e Rusisë dhe të Kinës në Ballkan.

Fakti që Serbia kriminale, nuk dëshiron të ballalfaqohet me të kaluarën dhe me gjenocidet e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë dhe në tërë trojet shqiptare, tregon qartë se Serbia kriminale dëshiron t’i mbulojë krimet shekullore të kryera në Kosovë dhe në tërë trojet shqiptare.

Kjo hartë e Enciklopedisë Rusë e vitit 1817 tregon sa e vocër ka qenë Serbia në ato vite, dhe se është zgjeruar kryesisht duke i varë, masakruar e dëbuar shqiptarët të cilët kanë jetuar gjer përtej Nishi.

Image
Harta

 

Aleksandër Vuçiq krimineli gjatë vizitës T’uaj në Beograd, deklaroi se, “ Jemi të gatshëm për zgjidhje komromisi , por para asaj duhet të afrohemi njëri me tjetrin përmes bashkëpunimeve tjera dhe mundësimin e lirisë së lëvizjes , mallrave e shërbimeve “.

Kjo deklaratë e Aleksandër Vuçiq kriminelit ka për qëllim imponimin e idesë “Ballkani i Hapur”, ide e shpikur nga Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev, që ka për qëllim daljen e Serbisë në Detin Adriatik, dhe krijimin e Serbisë perandori e Ballkanit.

Vetëm Procesi i Berlinit garanton bashkëpunim rajonal të mirfilltë e të barabartë në Ballkan.

Serbia kriminale, fillimisht duhet ta njeh Kosovën shtet të pavarur e sovran, t’i pranojë krimet e kryera në Kosovë, të kërkojë falje publike për krimet e kryera në Kosovë, t’i nxjerrën para drejtësisë urdhëdhënësit dhe kriminelët serbë që i kryen tërë ato krime në Kosovë dhe t’a paguajë reparacionin e dëmeve që i shkaktoi në Kosovë.

Kancelarja Angela Merkel, në Beograd deklaroi se, “ Aleksandër Vuçiqi Vuçiqi e ka të qartë se nuk ka anëtarësim në BE pa u zgjidhur çështja e Kosovës. Ballkani perëndimor duhet të mbetet interesi themelor i BE-së dhe çdo pacifikim përfundimtar i Ballkanit Perëndimor nënkupton domosdo një marrëveshje historike midis shqiptarëve e serbëve , si dy kombe kryesore të këtij rajoni”.

Zonja Kancelare Merkel, nuk është e vërtetë se serbët janë kombi më i madh në Ballkan. Serbisë po t’ia heqish hungarezët e Vojvodinës, myslimanët e Sanxhakut, Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe romët , mbeten shumë pak serbë të pastër.

Këtë e dëshmon edhe fakti, se tashmë 15 viteve të fundit Serbia për ta shtuar natalitërin e stagnuar, është duke blerë qindra femra shqiptare nga Shqipëria për dhëndurët serbë, duke paguar për secilën femër shqiptare nga 2-3 mijë euro, për ta shtuar natalitetin në Serbi.

Kombi më i madh, me autokton, me identitet, gjuhë, tradita e kulturë të pakontestueshme në Ballkan janë vetëm shqiptarët. Shqiptarët në Ballkan jetojnë në trojet shqiptare dhe janë më shumë se 6 milionë. Nëse i llogarisim edhe shqiptarët që Serbia kriminmale me presione të ndryshme i detyroi të shpërngulen në Turqi, e që tash janë bërë më shumë se 6 milionë, lirisht mund të themi se në Ballkan jetojnë më shumë se 12 milionë shqiptarë.

Kancelarja Angela Merkel në Beograd gjithshtu, deklaroi se, “ Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE është interes gjeostrategjik.

Ajo tërhoqi vërejtjen se, “ Asnjë lloj ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk do të përkrahet nga Gjermania”.

Kjo deklaratë e Kancelares Angela Merkel, ishte dush i akullt mbi kokat dhe idetë e Hashim Thaçit, Aleksandër Vuçiqit dhe Edi Ramës për copëtimin e Kosovës.

Edi Rama tradhtari i Shqipëisë dhe i mbarë shqiptarëve, edhe gjatë vizitës së Kancelares Angela Merkel në Tiranë, nuk nguroi ta denigrojë Kosovën dhe ta lartësojë Serbinë.

Edi Rama me këtë sjellje të ulët nuk e tradhtoi vetëm Kosovën, duke ia futur thikën pas shpine Albin Kurtit, por e e tradhtoi edhe Kancelaren Angela Merkel, e cila nuk lejon të keqpërdoret prania e saj për poliikat e ulta ditore.

Kancelarja Angela Merkel në Tiranë e dha mesazhin e qartë se “Ballkani i Hapur” nuk e zëvendëson Procesin e Berlinit.

Albin Kurti, kryeminitri i Kosovës në takimin në Tiranë, deklaroi se, “ Procesi i Berlinit është i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për rrugëtimin evropian dhe nuk ka nevojë për variante tjera. Iniciativat rajonale nuk duhet të bëhen pa BE-në dhe se në “Ballkani i Hapur” nuk e kemi BE-në.

Republika e Kosovës është një shtet i pavarur për të cilën të gjithë duhet të angazhohemi dhe të kërkojmë njohjen e saj, e jo të shpreim mirënjohje ndaj Serbisë për mosnjohje. Çfarëdo mirëkuptimi ndaj Serbisë për mosnjohje i kushton Kosovës”, tha në fund Albin Kurti.

Kjo deklaratë e Kryeministrit Albin Kurti dëshmoi edhe njëherë pëkushtimin e tij për t’i dalë zot Kosovës viktimë kardhi Serbisë agresore gjenocidale.

Edhe kjo vizitë e kancelares Angela Merkel në Tiranë, e demaskoi dhe e lakuriqoi tradhtinë e kryeministrit Edi Rama, ndaj Kosovës, Shqipërisë dhe ndaj mbarë shqiptarëve.

Zonja Kancelare Merkel, gjenocidi serb ndaj trojeve shqiptare dhe shqiptarëve po vazhdon tashmë më shumë se një shekull.

Serbia kriminale dhe hegjemoniste është shkaktare që Shqipëria amë sot e ka pamjen një molle të kafshuar nga të gjitha anët.

Në Kongresin e Berlinit 1878, në Konfrencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1920, për t’i kënaqur orekset okupuese të Serbisë, u vendos që më shumë se gjysma e trojeve dhe e kombit shqiptar, të mbetën jashtë shtetit amë Shipërisë, dhe sot më shumë se gjysma e kombit shqiptar jeton në trojet shqiptare por pesë shtete fqinje.

Zonja Kancelare Merkel, për të patur një pasqyrë më të qartë për gjenocidet e Serbisë ndaj shqiptarëve po Jua dërgoj vetëm këto tre shembuj.

Po Jua rikujtoj se sa mizorë e gjakpitës kanë qenë dhe janë serbët ndaj shqiptarëve, si më poshtë:

Leo Freundlich, hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota Shqiptare”, paraqet protestën e tij si shkrimtar kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau mbi gjysëm milioni shqiptarë të pafajshëm.

Siç shkruan ky shkrimtar hebre në këtë libër, më shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich asokohe me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

Po Jua paraqes disa fragmente nga ky libër ku pasqyrohen mizoritë barbare serbe ndaj shqiptarëve.

“Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të altilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fsheheshin në shtëpite e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshinn me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku me bajoneta dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në maje të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therrjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”.

Masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve Leo Freundlich i përshkruan si vijon: “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan nga ushtria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë libër.

Po Jua paraqes edhe disa pjesë nga rrëfimet autentike nga libri me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara në Koasovë gjatë luftës 1998/99” të autores kosovare Luljeta Selimi.

“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më ç’nderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”.

Zonja Kancëlare Merkel, lexojeni me vëmëndje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese.

Sheradin Berisha, në ËEB faqen e “Bota Sot”, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se:

“Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqipatët e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve.

Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosvë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbular nga KFOR-i anglez.

Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objteve publike e private , në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyr bejsboli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhë gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumolator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shunë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin montruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit.

Pas zbulimit këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?!

Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!

As policia, as prokuroria , as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).

As ato të EULEX-it 2008.

fat të keq as policia, prokuroria e, gjyqësia dhe instirucionet e tjera të Kosovës (1999-2021) nuk e kanë hetuar këtë gjenocid të tmerrshëm kundër shqiptarëve të pafajshëm, ku kanë qenë viktimë edhe fëmijet, për çka nuk kemi numër të saktë dhe nuk dijmë ku kanë përfunduar këto mbetje mortore” ?!, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.

Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara dhe të inçizuara .

Zonja Kancelare Merkel, pasi t’i lexoni këto tre fragmente agumentuese, vënieni dorën në zemër e mendoni, si do të kishit vepruar ndaj Serbisë dhe serbëve, po të kishin bërë krime të tilla ndaj famijes tuaj, ndaj farefisit tuaj apo ndaj popullit T’uaj ?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat