Kërcënimet serbe më luftë dhe mungesa e unitetit të faktorit politik në Kosovë

Opinione

Kërcënimet serbe më luftë dhe mungesa e unitetit të faktorit politik në Kosovë

Nga: Skënder Mulliqi Më: 25 shtator 2021 Në ora: 00:59
Skënder Mulliqi

Masën e reciprocitetit, të arsyeshme nga ana e Kosovës për targat, Serbia dhe Vuçiqi janë duke tentuar ta shfrytëzojnë për ndarje të Veriut të Kosovës.

Këtë e tha duke u ndërlidhur më asociacionin, presidenti i Serbisë nga Budapesti, Aleksandër Vuçiq. Ai paralelisht është duke vepruar në planin diplomatik dhe është duke lëshuar zëra për luftë. Është duke instrumentalizuar minoritetin serb në veri të vendit për këto qëllime. Serbët janë mësuar tashmë  të vendosin barrikada mbi lumin Ibër. Edhe tash po i përsëritin këto marifete te ndyta me barrikada në Jarinje, ku është tubuar një numër i tyre.

Inskenuan se gjoja  tre serbë lokal janë rrahur nga njësitë policore të ROSU-s. Serbët janë të njohur për përdorimin e rrenave të tilla, për t’i arritur synimet e tyre në këtë rast për formimin e “Zajednicës” siç kërkoi Vuçiqi.

I gjithë spektri politikë në Kosovë, duhet urgjentisht të mobilizohen karshi kërcëinimeve të Vuçiqit me helikopterët dhe aeroplanët ushtarak të prodhimit rus në brezin e vijës kufitare më Kosovën. Faktori politik duhet të flasin me gjuhë unike se në pyetje është ruajtja e sovranitetit dhe territorit të Kosovës, Serbia duket se tashmë është duke ia matur impulsin edhe bashkësisë ndërkombëtare në veri.

Pas tërheqjes së Amerikës nga Afganisitani, shumë zyrtarë të lartë të Serbisë dhanë deklarata, se Amerika mund të tërhiqet edhe nga Kosova, edhe pse rrethanat politike dhe gjeostrategjike janë krejt të tjera në Ballkanin Perëndimor, ku Amerika dhe Perëndimi kanë interesa strategjike afatgjate.

Zërat për luftë dhe inskenimet serbe nuk duhet nënvlerësuar. Opozita ende po hesht dhe kjo tregon se nuk janë serioz sa duhet edhe pse situata në veri mund të eskalon për të keq, në tentimin serb për aneksim më forcë të veriut të vendit  .Serbët e njohin gjuhën e forcës, kjo u pa në rastin e shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë.

Edhe Vuçiqi njeh vetëm gjuhën e forcës, dhe kur jemi këtu, Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi nuk guxojnë të lëshojnë asnjë milimetër pe. Mjaftë është bërë me poshtërsitë e vazhdueshme  serbe. Shqiptarët nuk janë ata që po kërkojnë telashe, por nese është nevoja ata dinë dhe duan ta mbrojnë çdo pllëmbë të territorit të Kosovës.

Serbia e humbi luftën në vitin 1999, dhe në një luftë eventuale më shqiptarët, do ta pësojnë edhe më keq, së ju kanë borgj shumë shqiptarëve si në njerëz, të mira materiale dhe me territore deri në Nish. Ata që koketuan me pushtetin shovinist të Vuçiqit, duhet të mendojnë mirë se anën e kujt po e mbajnë. Nuk  do të këtë më tolerancë  për lojëra politike dhe lojëra më territoret e shtetit të ri të Kosovës, siç u tentua  të bëhën …!   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat