Letër publike për Joe Biden, Amtonio Gueterres, Jens Stotenberg, Gabriel Eskobar, Viola Von Cramen, Charles Michel, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak

Opinione

Letër publike për Joe Biden, Amtonio Gueterres, Jens Stotenberg, Gabriel Eskobar, Viola Von Cramen, Charles Michel, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak

Nga: Rexhep Torte Më: 27 shtator 2021 Në ora: 12:34
Rexhep Torte

Dialogu Kosovë-Serbi vetëm me argumente dhe jo me kompromis.

Mos i impononi Kosovës viktimë  atë që nuk do t’ia dëshironit vetes T’uaj, popullit T’uaj dhe shtetit T’uaj.

Situatën në Jarinje e Bërnjak e tensionoi Serbia kriminale duke i organizuar bandat dhe strukturat kriminale të protestojnë, t’i barikadojnë rrugët dhe të provokkojnë me këngë e parulla nacionaliste serbe.

Serbia kriminale ngriti  panikë të madhe për ta kërcënuar Kosovën dhe faktorin ndërkombëtar me flurutimin e helikopterëve e avionëve luftarakë serbë, me ushtrinë dhe tanket serbe në kufirin me Kosovën,  edhe me vizitën e ambasadorit të Rusisë këtyre njësive ushtarake serbe, duke i dhënë mesazh botës se Serbia hegjemoniste është e fuqishme dhe se mund të bëjë çka të dojë në Ballkan.

Njësitë policore  të Kosovë janë dërguar vetëm për ta vëzhguar mbarëvajtjen e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin ndaj Serbisë me targat e automjeteve dhe asgjë tjetër.

Serbia kriminale me kërcënime shpreson ta frikësojë Kosovën, që Kosova ta pranojë diktatin e Serbisë.

Të nderuar funksionarë të lartë ndërkombëtarë, Joe Biden-president i SHBAve, Antonio Gueterres-sekretar i Pëgjithshën i OKB-së, Jens Stotenberg- sekretar i Përgjithshëm i NATO-s,  Gabriel Escobar- ndihmëssekretar i SHBA-ve për çështje Evropiane, Viola Von Cramon, presidente e Parlamentit Evropian,  Charles Michel- president i Këshillit Evropian, Josep Borell- Shef i Politikës së Jashtme të BE-së, Miroslav Lajçak- emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.

BE-ja me ecurinë e deritashme  në dialogun Kosovë-Serbi ka dështuar, sepse e  ka zgjedhur rrugën e dështimit dhe jo rrugën e suksesit.

BE-ja gjertani e ka favorizuar Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, ndërsa e ka dëmtuar Kosovën viktimë të këtij agresioni.

Nuk është aspak e drejtë dhe e logjikshme që të vendosen në një rafsh  bisedimesh Serbia agresore gjenocidale dhe Kosova viktimë e pafajshme, duke ia imponuar Kosovës viktimë kompromisin që e dëshirojnë Serbia dhe Rusia.

Zgjidhja e drejtë dhe  e shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi mund të arrihet vetëm me ballafaqimin e argumenteve faktuese, dhe jo me teket e manovrimet mashtruese të Serbisë agresore gjenocidale e kriminale dhe të Rusisë  ekspansioniste,  e cila aspiron  ta shtrijë influencën e saj në Ballkan.

Zgjidhja e drejtë dhe e shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi,  e nderon,  e forcon  dhe e ruan renomenë e demokracisë dhe të paqes botërore, për të cilën  përpiqen forcat demokratike dhe paqëruajtëse në botë.

Dialogu Kosovë-Serbi është shumë i qartë. Në njërën anë kemi Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, dhe në anën tjetër kemi Kosovën viktimë të pafajshme të këtij agresioni gjenocidal okupues.

Zgjidhjen e suksesshme, të drejtë  dhe të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi tashmë 10 vite e ka penguar  BE-ja, me  nëpërkëmbëzat imponuese në favor të Serbisë kriminle të  Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, Josep Borell e  Miroslav Lajçak,  si edhe nëpërmjet Mathew Palmer- dhëndërit të Beogradit  dhe Richar Grenell- pro serbit të dëshmuar  nga administrata e Donald Trump, e ish presidentit kontraverz të SHBA-ve.

Argument i pakontestueshëm  është  fakti se,  Serbia agresore gjenocidale në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocidal ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë, me qëllim që t’i dëbojë shqiptarët nga trojet shqiptare dhe ta okupojë Kosovën.

Argument i  pakontestueshëm është fakti, se Serbia agresore gjenocidale e kriminale  në agresionin  gjenocidal e kriminal në vitet 1998/99, angazhoi 40 mijë forca ushtarake, paramilitare dhe policore, të armatosura gjer në dhëmbë dhe të shoqëruara me tanke, autoblinda dhe artileri të rëndë e të shoqaruar me helikopterë dhe avionë ushtarakë, ndaj shqiptarëve duarthatë në Kosovë.

Argument i pakontestueshëm  është  fakti se Serbia agresore gjenocidale e kriminale në këtë  agresion vrau e masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive.

Serbia vrau e masakroi edhe 1394 fëmijë, prej tyre  800 femije nën moshën 5 vjeç, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Rrëmbeu nga shtëpitë në Kosovë 1643 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Dhunoi në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra autoktone  e të pafajshme shqiptare.

Serbia e  bëri shkrumb e hi Kosovën duke djegur dhe shkatërruar  100.389 objekte banimi,  88. 111 objekte përcjellëse,  358 objekte shkollore,  215 objekte fetare (kisha  katolike, xhami, tylbe,  e teqe), 123 ovjekte shyëndetësore dhe mbi 190 ndërtesa  administrative , biblioteka dhe  shtëpi kulture.

Dhe detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit për të shpëtuar nga vdekja.

Sipas evidentimeve dhe inçizimeve që i kanë shqiptarëe e Kosovës në më shumë se 2 mijë kaseta,  CD, fotografi dhe inçizime filmike,  Serbia agresore gjenocidale e kriminale në Kosovë ka kryer më shumë se 400 masakra masive ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm, duke përfshi edhe  masakrën monstruoze në Burgun e Dubravës, ndaj të burgosurve duarthatë e të pambrojtur nga askush.

Serbia kriminale,  mijëra e mijëra kufoma të shqiptarëve të vrarë e të masakruar, i transportoi dhe i varrosi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Serbia kriminale, mijëra e mijëra kufoma të shqiptarëve të vrarë e të masakruar, i transportoi dhe i dogji në mënyrën më mizore në hekuranat në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Serbia agresore gjenocidale e kriminale si shtet i organizuar që ishte i ka skenaret dhe planet, të cilat i dinë kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, të cilët  asokohe ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Ivica Daçiq në vitin 2020 ne cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë kriminale, i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendndoshjen e varrezave masive në Serbi.

Ndaj këtij kërcënimi anti njerëzore,  për fat të keq,  nuk pati asnjë reagim  ndërkombëtar, as  nga SHBA-të, as nga OKB-ja, as nga BE, as nga PE dhe as nga KE .

Kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, si bashkëpunëtorë të ngushte të kriminelit Sllobodan Millosheviq,   që moti është dashur të arrestohen dhe të vendosen prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë për t’i treguar skenaret dhe planet e Serbisë kriminale për vrasjet, masakrat dhe për spastrimin etnik në Kosovë.

Të nderuar funksionarë të lartë ndërkombëtarë, mbi këtë bazë të argumenteve dhe fakteve duhet të zhvillohet dialogu Kosovë-Serbi për të qenë i drejtë dhe i suksesshëm.

Shqiptarët nga Kosova nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë, por ishte Serbia agresore gjenocidale e kriminale që i kreu tërë ato vrasje, masakra, dhunime e shkatërrime në Kosovë.

Nuk ekziston krim  më të shëmtuar dhe  më kanibalist, se sa t’i vrasish fëmijët duke pi qumësht në gjoksin e nënës, duke ua ndërprerë ato pika të ngrohta të qumështit të nënës  dhe duke ua ndërprerë jetën fëmijëve ende pa filluar të fëmijët të flasin e të ecin.

Të nderuar  funsksionarë të lartë ndërkombëtarë, kështu duhet parë e trajtuar Serbia agresore gjenocidale e kriminale, dhe kështu duhet parë e trajtuar   Kosova viktimë, në dialogun Kosovë-Serbi.

Serbia agresore gjenocidale e kriminale, përkundër të gjitha lëtyre  argumenteve faktike  që nuk mund t’i kontestojë askush, tashmë 22 vite me mashtrime, kukuvajka  dhe lot krokodili,  po e mashtron bashkësinë ndërkombëtare duke  u munduar t’i  mohojë dhe mbulojë krimet e kryera në Kosovë.

Serbia agresore gjenocidale e kriminale me paturpësinë më të madhe nuk po e pranon as edhe masakrën e Reçakut, të cilën e vërtetoi dhe e konfirmoi në vendin e ngjarjes personalisht  Wilijam Walker, asokohe ambasador i OSBE-së në Kosovë, i cili e informoi OSBE-në, pas së cilës Bil Clinton, president i atëhershëm i SHBA-ve  e dha urdhërin që NATO t’i fillojë bombardimet 78 ditore ndaj caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

NATO e ndërpreu gjenocidin e Serbisë në Kosovë, NATO e çliroi Kosovën dhe e mundësoi kthimin nga eksodi të  më shumë se 1 milion shqiptarëve, në Kosovën tashmë të  shkatërruar e të shkrumuar nga Serbia agresore gjenocidale e kriminale.

Kjo është e vërteta argumentuese e faktuese  që duhet të sundojë në dialogun Kosovë-Serbi, dhe jo qëllimi tinzar dhe i padrejtë për arritjen e një kompromisi,  të cilin e dëshirojnë  Serbia kriminale dhe Rusia ekspansioniste për ta riokupuar Kosvën dhe për ta shtrirë influencën e e Rusisë  në Ballkan.    

Kosova me të drejtën e saj më 20 shtator vendosi reciprocitëtin e targave të automjeteve me Serbinë, duke dërguar edhe njësitë speciale të policisë së Kosovës në Jarinje e Bërnjak, vetëm për ta vëzhguar  zbatimin e këtij vendimi.

Të nderuar funksionarë të lartë ndërlkombëtarë, është më se e qartë se rrugët në Jarinje dhe Bërnjak i barikadoi  Serbia  kriminale duke manipuluar me pakicën serbë të  udhëhequr nga bandat dhe strukturat komunale duke e tensionuar edhe situatën.

Si është e mundur të lejohet që serbët e serbisë të hyjnë bë Kosovë me targa të Serbisë, ndërsa shqiptarët e Kosovës të jenë të detyruar që për të hy në Serbi të vendosin ttarga të përkohshmë serbë me kundërpagesë 5 euro.

Në këtë situatë aktuale kur Serbia kriminale e kërcënon edhe ushtarakisht Kosovën, kur edhe ambasadori rus nuk nguron ta vizitojë  zonën kufitare te Jarinja dhe Bërnjak.

SHBA-të  dhe BE-ja në vend që t’i kërcënohen Serbisë agresore gjenocidale e kriminale që t’i debllokojë rrugët dhe t’i ndërprejë provikimet,  ato e njesojnë Kosovën  njejtë si Serbinë kriminale, duke kërkuar nga Kosova që t’i tërheqën forcat policore që janë vetëm vëzhduese, kjo me të vërtetë nuk është e drejtë.

Të nderuar funksionarë të lartë ndërkombëtarë, është e preferueshme që  të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi, por ky dialog duhet të kushtëzohet me forcën e argumenteve dhe fakteve, dhe assesi si gjertani  me gënjeshtat mashtruese serbo-ruse për arritjen e një kompromisi.

Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak me veprimet e tyre të deritashme në dialogun Kosovë-Serbi janë dëshmuar pro serbë.

Nuk mund të kërkohet nga Kosova t’i zbatojë marrëveshje e gjertanishme të arritura në Bruksel, kur këto marrëveshje i kanë nënshkruar tradhtarët e Kosovës Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, e që janë në dëm të Kosovës.

Nuk mund të kërkohet nga Kosova formimimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kur ky asociacion i mundëson Serbisë kriminale dhe Rusisë ekspansioniste, sa herë që të dëshirojnë  ta destabilizojnë shtetin e Kosovës.

Pse Josep Borell, nuk insiston që asociacioni të formohet edhe në Kataloninë e Spanjës nga ku vjen, edhe pse atje jetojnë numër shumë më i madh i katalonezëve, se sa që është pakica serbe në Kosovë ?!

Pse Miroslav Lajçak, nuk insiston që asociacioni të formohet edhe në Sllovaki nga ku vjen, sepse edhe atje ka serbë sa ka në Kosovë ?!

Qëndrimet dhe veprimet pro serbe të Josep Borell dhe Miroslav Lajçak,  tregojnë se këta nuk kanë ndershmëri, moral dhe etikë diplomatike e njerëzore të jenë emisarë të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat