Ata që dikur thoshin së nuk duhet të përzihemi në sistemin e  drejtësisë, sot padrejtësisht përballen më të

Opinione

Ata që dikur thoshin së nuk duhet të përzihemi në sistemin e  drejtësisë, sot padrejtësisht përballen më të

Nga: Islam Krasniqi Më: 14 tetor 2021 Në ora: 14:23
Islam Krasniqi

Fushatat e egra të instaluara nga  Serbia  apo agjentet e tyre në vendin tone ju ka dhënë hapësirë të shpifin për ata që shkruan histori, duke  krijuar prova  nga hiqi, e që ato prova po rëndojnë mbi çlirimtarët.

Për një kohë liderët tanë harruan kush janë, nga  erdhën dhe  ka  po shkojnë, ulën kokën dhe mbyllen sytë për  ballë padrejtësive e që në shumë raste  heshtja tyre të jepte të kuptosh së sikur vetë ata  janë iniciatorët  apo protagonistët  kryesor që përgatiten atë skenë të pa drejtësisë.

Çlirimtarët që nga  pas  lufta u poshtëruan nga  Bashkësia  Ndërkombëtare, një here nga KFOR-i, pastaj Tribunali i Hagës, nga sistemi i  UNMIK-ut, po ashtu nga Misioni I EULEX-it tash edhe nga Gjykata Speciale, të cilën ia  imponuam vetit, duke menduar së do të vazhdoj avazi i vjetër që dikush të jetë I pa prekur, të cilën e ratifikuam në Kuvendin e Republikës së Kosovës por e  cila na u kthye  bumerang sepse direktivat  apo kokën e ka në Beograd.

Kurë Gjeneralët e UÇK-së u mbanin neper  burgje dhe u poshtëronin nga Prokuror apo Gjyqtar të Misioneve  Diplomatike të akredituar në vendin tone, thoshin  “Drejtësia e thotë fjalën e vetë”, ne  s’kemi të drejtë të përzihemi në sistemin e drejtësisë, sepse I kemi pushtetet e  ndara, duke harruar sepse  populli ju zgjodhi ju për me siguruar jetën e tyre, për të luftuar  padrejtësinë, por ju heshtet me fjalët që i mësuat  përmendsh ” UÇK-ja  ka qenë e  pastër si loti dhe fundi do të vërtetoj” a  pse ata  nga 5 apo 10 vite që I mbanin në burg nuk kishte rendësi sepse nuk donit të prishnit rehatin tuaj.

Tani ne si mund të ju ndihmojmë juve, që e  fundoste vetën me një produkt që vetë e votuat, ne po e kuptojmë së jeni të pafajshëm, e dimë ne, por dihet  edhe botërisht së UÇK-ja  ishte  ushtria me e pastër  në botë, sepse ajo ishte  vetë populli dhe  ideali i saj ishte i pastër, por si të ju ndihmojmë ne juve që të ndryshojmë nga ju, të mos  vazhdojmë  njëjtë, por të ndryshojmë këtë qasje për të mirën e të gjithëve dhe këto njolla të ia  vëmë ati që ju ja morët pa asnjë çmim, ati qe krevë krime e që ende na  kërcënon.  A ka turp më të madh për Kombin tone që Presidentin, kryetarët e Kuvendit të Republikës, Projektori dhe motori i UÇK-së dhe ne heshtim kemi mbetur  sikur të verbër që `s’mund të flasin as lëvizin por që vetëm dëgjon.

Edhe sa  kohë na duhet neve që ta  parandalojmë të keqën para së të filloj, edhe sa  kohë na duhet të vetëdijshëm që ti thonë stop padrejtësisë ndaj të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat