Aty ku ka politikë, aty nuk ka shkencë!

Opinione

Aty ku ka politikë, aty nuk ka shkencë!

Nga: Agron Shabani Më: 15 tetor 2021 Në ora: 13:56
Agron Shabani

Arsimi, shkenca dhe politika janë pole ose "boshte" të kundërta që nuk përkojnë fare njëra me tjetren. Ato ndryshojnë mes veti si nata me ditën.

 Aty ku hyn politika, aty nuk ka fare as arsim dhe as shkencë të mirefillët esenciale ose substanciale.

Arsimi, shkenca ose shkollimi janë epiqëndra ose boshti kurrizorë i edukatës, kulturës, zhvillimit dhe emancipimit të përgjithëshëm të një shteti dhe të një populli ose kombi të tërë.

Ato i largojnë individin dhe kolektivitetin nga "tabula rasa", gjegjësisht, nga adoleshenca ose foshnjëria e përgjithëshme që i kanë fshehur dhe krijuar vet. Nga mediokritetet, dogmat, demagogjitë, hipokrizitë, anomalitë, patologjitë, destruksionet ose dekonstruksionet e ndryshme reaksionare, paradoksale ose anakronike. Nga analfabetizmi ose gjysëmanalfabetizmi institucional, funksional, politik, shkencor, kulturor, akademik, pedagogjik etj. 

Pa sistem të mirëfillët shkencor, arsimor, akademik ose pedagogjik, nuk mund të ketë as shtet dhe as pushtet të mirëfillët ligjorë, qytetar, parlamentar dhe demokratikë.

Sidomos aty ku liderët ose politikat e ndryshme ditore ose periodike, përzihen ose i fuasin duart në punët shkencore, universitare, akademike ose pedagogjike.
Duke i cënuar ose shkelur me të dyja këmbët integritetin, dinjitetin, ekskluzivitetin dhe autonominë e preferuar shkencore ose akademike. Si dhe duke i dëmtuar procesët dhe vlerat e njohura mësimore ose akademiko-pedagogjike. Kjo përmes privatizimit, klanizimit, fosilizimit, instrumentalizimit, partikularizimit dhe relativizimit të
shkollave, kolegjëve ose universitetitë të ndryshme ku shkollat, kolegjët ose univesritetët e ndryshme i udhëheqin ose sundojnë partitë-shtet në shtetin-parti, e jo kuadrot e specializuara dhe kompetente.

Kush i ka në dorë shkollat ose universitetët, ata i kane në dorë ligjet, shtetin, pushtetin, institucionet, shëndetin ose jetën e një populli ose kombi të tërë.

Të marim si shëmbull shtetin dhe kombin e njohur kroat të cilët janë të njohur për kualitetin e lartë si dhe për traditën e shkëlqyer shkencore, kulturore, universitare ose akademike. Vetëm Universiteti i famshëm i Zagrebit i ka afro 4OO vite traditë të shquar shkencore, universitare ose akademike, Akademia e njohur Kroate e Shkencave dhe Artëve, Fakulteti i Shkencave Politike të Zagrebit ndër të parët e këtij lloji në hapësirat e përgjithshme të Evropës Qëndore, asaj Juglindore dhe më largë.

Kjo do thotë se kroatët në radhë të parë u ngritën, avansuan dhe përparuan në menyrë shkencore, kulturore, universitare ose akademike, për t´u ngritur dhe promovuar sot në një komb dhe shtet të fuqishëm në të gjitha fushat e drerjtimet e mundshme. Respektivisht, në një shtet të respektuar në të gjitha vendët ose meridianet e ndryshme të globit. 

" Vetëm me dritën e edukatës, kulturës, disiplinës, emancipimit dhe vetëdijes së lartë shkencore, universitare ose akademike, mund t´i zhdukim dhe tejkalojmë hijet, vakumet ose errësirat e ndryshme objektive dhe subjektive nga e kaluara. " Do thoshte dikur një akademik i shquar kroat dhe ligjërues i dikurëshëm në Fakultetin e Shkencave Politike të Zagrebit.

Se këndejmi, gjendja e mirë materiale ose ekonomike së bashku me edukatën, kulturën, emancipimin, vetèdijen ose treaditën e njohur shkencore, akademike ose pedagogjike, janë garantuesit me të rëndësishëm ose kryesor të zhvillimit dhe përparimit të gjithëmbarëshëm të një shteti dhe të një populli (kombi).

Askush nuk e di me saktësi se ku ndodhën Kosova dhe shqiptarët në këtë pikë...?!

A po ndryshojnë kufinjtë ose "hartat shtetrore, nacionale dhe politike" në Balllan?

Në Ballkan, jo rrallëherë, janë prekur ose kryqzuar shpatat ose heshtat e ndryshme politike, ushtarake (luftarake), fetare, kultrore, historike, gjeografike, konceptuale, ideologjike, etnike, shtetrore, nacionale, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera.

Me anë të ringjalljes së vazhdueshme ose sistematike të ndjenjës së keqe të harresës, injorancës dhe vetmisë së madhe individuale dhe kolektive të imponuar nga të tjerët, disa nga fuqitë (superfuqitë) kryesore të globit dhe kontinentit tonë, si duket e kanë për qëllim ndarjen ose bosnizimin (boshnjakizimin) e Kosovës.

Kjo me mundësinë latente ose permanente të kyçjes, involvimit ose insubordinimit të faktorit të njohur ushtarako-policor (me anë të shpalljes së gjendjeve të jashtëzakonshme ose emërgjente si rasti fundit në Jarinë dhe Bërnjak) në Kosovë, ku përmes narrativit të njohur të frikës dhe pasigurisë totale, bëhen me të kapshme dhe gjithëmonë aktuale ose praktike idetë dhe teoritë e njohura reaksionare, infantile dhe patologjike mbi "revidimin" ose "korigjimin e kufijve" në mes Kosovës dhe Serbisë që nënkuptojnë ndarjen ose shkëputjen përfundimtare (de jure dhe defacto) të "Trepçës", Ujmanit dhe resurseve ose pasurive tejra natyrore ose nëntokësore të vëndit tonë në kuader të "asociacionit" ose "republikës serbe" në Veriun e Kosovës.

Pa i harruar në këtë vorbullë edhe plot e përplot enklava, çifliçe, eldorado, apendikse dhe "pasuri të patundshmr" të kishave, manastirëve, popave ose kalluxherëve serb etj. 

E tërë kjo nën parullat, sloganet, pamfletët, recidivet ose banderolat e njohura pllakative, ataviste, folklorike ose pornopatriotike të "falënderimit dhe miqsisë së përjetshme të Kosovës dhe shqiptarëve me çlirimtarët dhe shpëtimtarët e tyre amerikan ose europian" ku Dreqi e Biri, me duart e zgjatura dhe kokat e përulura dhe fare boshe të "liderëve" ose "politikanëve" të ndryshëm shqiptar ose kosovar që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së mbretërve, sulltanëve ose perandorëve të ndryshëm ndërkombtar, ka kohë që në emër të Vuçiçit, Daqiçit, Koshtunicës, Tadiçit, Putinit, Erdoganit etj., ia kanë futur thikat ose gërsherët e reja"- "hartës shtetrore, nacionale dhe politike" të Kosovës.

Ndërkohë që Albin Kurti dhe kabineti i tij reformator ose restaurator, e kanë trashëguar situatën e një qeverie kuislinge dhe mercenare të Avdullah Hotit & Company, sipas projektëve ose planimetrive makabre dhe ugurzeza -kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Prandaj, "njeriu ose politikani kosovar, gjithëmonë ngeli një qenie politike ose parapolitike që shqetësohet vazhdimisht, i përplas këmbët në tokë me nervozizëm, i shkulë flokët, vallëzon kur bien daullet, dridhet e ekzaltohet kur bie boria…dhe ka marrëdhënie me të padukshmen dhe të paekzistueshmen." (Preludi i librit të Edgar Morin“Hyrje në një politikë të njeriut”

U mor vesh se ndjenja e vetmisë, injorancës dhe harresës individuale ose kolektive nga të tjerët, nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit. Jo, por, rasti i vetmisë, injorancës ose harresës së përbashkët globale ose kolektive, është një ndjenjë dhe përjetim i keq që shfaqet ose manifestohet në raste kryesisht të pavolitshme ose që përjetohen si të tilla ; si për shëmbull: në raste tragjike, apo në raste të ndryshme si në luftë, dridhje toke (termete), sport, politikë, diplomaci, aksione bamirëse ose karitative etj.

Vetmia e grupit (dy ose më tepër persona), është thellësisht ndjenjë që lindë nga situata e ndërlikuar që ngrenë ngulmin e trishtimit dhe nxitë frikën e zhdukjes fizike ose biologjike të një etnikumi, populli (kombi), shteti, kaste (klike) ose grupimi të caktuar shoqërorë, qytetar, kulturor ose politik, të cilët ndjehën të harruar, shpërfillur, anashkaluar dhe tradhëtuar nga të tjerët : nga bashkëluftëtarët, nga eprorët, nga partia, nga elektorati i tyre, nga miqtë dhe aleatët e tyre politik ose ushtarak e kështu me radhë.

 Kjo vetmi shëndrohet edhe në kompleks të masave të gjëra qytetare ose popullore. Në sindromë ose kompleks të madh inferioriteti dhe malicioziteti-përballë të tjerëve. Një popull ose komb i tërë kaplohet nga ndjenja e vetmisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive në raste specifike të krijuara nga një politikë e keqe e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet si dhe nga shtetët tjera, me bllokada, izolime, injorime, anashkalime, shantazhe, presione ose shtypje të llojeve të ndryshme.

Rasti i "gjykatës speciale në Kosovë", i "demarkacionit" dhe "asociacionit" , presioni i njohur amerikan ose ndèrkombtar mbi "heqjen e tarifès 1OO % nga ana e ish Kryeministrit Haradinaj" ose "reciprociteti"i Kryeministrit aktual, Albin Kurtit- ndaj Serbisë, shkarkimet e dikurshme arbitrare ose "ultima ratio" të Ramush Haradinajt dhe Albun Kurtit nga pushteti dhe të ngjajshme, lirisht mund të quhën izolim, bllokadë, harresë, trysni, presion ose një vetmi e imponuar ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nga ana e bashkësisë ndërkombtare. 

Faktorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë, në këtë kontekst paradoksal dhe tepër dubioz, reaksionar e anakronik, janë të shumtë dhe të shumëfishtë.

 Kjo duke filluar nga sindromet ose komplekset e  Edipit, inferioritetit, maliciozitetit etj.

Ndaj, sikur krijohet përshtypja e përgjithëshme se në Balllan sërish mund të ndryshojnë kufinjtë ose hartat e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, gjeograike etj...Me mundësinë latente ose permanente që Serbia kriminale, gjakatare, imperiale, koloniale, gjysëmkoloniale, hegjeomoiste, ekspanzioniste (me ndihmën e Rusisë) të dalër e kënaqur ose fituese nga gjahu i përgjithshëm në "xhunglën e madhe" juglindore ose ballkanike.

Serbët, pos tjerash e kërkojnë 'Trepçën", Ujmain dhe pasuritë tjera nëntokësore ose natyrore në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës....Kërkojnë edhe bashkamgjitjen "de jure" të "Republikës serbe" në Herceg Bosne me Serbinë, kërkojnë edhe dalje në det përmes bregdetit (rivierës) së Malit të Zi ose Shqipërisë etj.

Kjo nënkupton edhe kërkesat e ligjshme ose automatike të Kroacisë për bashkimin e menjëhershëm të Hercegovinës me shtetin ëmë të Kroacisë. Plus Zemunit, Suboticës dhe pjesëve tjera të banuara nga kroatët autokton, indogjen dhe etnik në Serbi ose Vojvodinë.

Ndonëse, vetëm shqiptarët si duket, nuk janë të përgatitur për skenare, formula, ekuacione ose planimetri të këtilla. Sepse, shqiptarët dhe lidershipet ose estabilishmentet e tyre politike, janë të vetmit në botë që i tutën ose frikësohen bashkimit shtetror dhe nacional. Si për shëmbull, disa politikan ose banor të "Shqipërisë londineze" me të lehtë e kanë me u bashkuar dhe bashkëjetuar me serbët ose sllao-maqedonët, se sa me shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë Veriore etj. Ndërkaq, shqiptarët e Kosovës, me më deshirë bashkohen ose bashkëjetojnë me kriptoturqit ose boshnjakët e Sanxhakut ose Herceg Bosnës, se sa me shqiptarët e Shqipërisë.

Ky zatën është e problemi kryesor atje. 

Nipat ose stërnipat e serbëve, turqve dhe boshnjakëve, aq shumë ia kanë dronë (frikën)-Shqipërisë Natyrale dhe Etnike.

Ndërkohë që turqit dhe boshnjakët, publikisht ose formalisht (kinse) e mbështesin Kosovën në procesët e ndryshme integruese, stabilizuese etj. Ndonëse, me gjysëmzëri dhe josinqerisht.

Është pra një "frikë" ose "stuhi infernale që nuk pushon kurrë", ku qeniet njerëzore (edhe ato politike ose diplomatike) janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, individualitetit, subjektivitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të tyre jetësore, politike, karieriste, materiale ose ekzistencialiste.Të shkëputur shpesh nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia ose barazia e njohur shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, sociale, ekonomike, kulturore etj. Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive ose eklektike- pas plotësimit të nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive.  

Ndonëse, turqit dhe boshnjakët, çuditërisht dhe tradicionalisht gëzojnë respekt, simpati, empati dhe mbështetje popullore në Kosovë dhe Shqipëri. Sidomos në Kosovë.

Kështu që Kosova dhe shqiptarët, për çastin ose momentin si të thuash janë të vetmuar në "parketin" ose 'masivin e madh' te marëdhënie ndërkombtare ku rusët dhe serbët, jo rrallherë e bëjnë dhe diktojnë ligjin. 

SHBA-s nën ish Presidentin Trump dhe ish Presidentin Obama, sikur ishin kthyer ose shndërruar në një "elefant të frikësuar nga ariu polar"! Apo në një "tigër prej letre". 

Ky zatën (si duket) ka qenë edhe qëllimi ose lajtomotivi kryesor i fitorës së ngushtë (indikative ose simptomatike) të ish Presidentit Donal Trump- ndaj kundërkandidatës demokrate, Prof. Dr. Hilllary R. Clinton në zgjedhjet e parafundit presidenciale në SHBA-s.

Zonja Clinton ishte e njohur (e shquar) për qëndrimët e forta dhe lideriste të SHBA-s ndaj Rusisë, Kinës dhe gjithëkujt tjetër në planin e paqës dhe sigurisë kosovare në veçanti dhe asaj globale në përgjithësi.

Anthony Blinken dhe Statte Departamenti Amerikan me fjalët e pamatura ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kur u shprehen se :"Me rastin e dislokimit ose stacionimit të Njesitëve Speciale në Veriun e Kosovës, e keni rrezikuar integritetin dhe sigurinë tuaj kombtare!", sikur iu dhanë zemër armiqve të shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

U mor vesh se nën hijen ose "zjarrin" retorikave të nxehta luftarake ose ushtrake, jo rrallëherë kanë ndodhur edhe kompromiset ose koncesionet me të mëdha politike ose diplomatike.

Serbët dhe shqiptarët mund të luftojnë (prap) kundër njëri tjetrit, vetëm nëse duan rusët dhe amerikanët. Tashti iu shkoi atje edhe Christopher Hilli si Ambasador në Beograd! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat