“Bulom Vineam Domini”, apo si t’i lexosh dhe kuptosh ndryshe dogmat, demagogjitë dhe hipokrizitë e njohura të Rusisë...?!

Opinione

“Bulom Vineam Domini”, apo si t’i lexosh dhe kuptosh ndryshe dogmat, demagogjitë dhe hipokrizitë e njohura të Rusisë...?!

Nga: Agron Shabani Më: 16 tetor 2021 Në ora: 13:40
Agron Shabani

Kur flasin ose ankohen përfaqësuesit (ambasadorët) e Rusisë dhe Kinës (plus Indisë etj.) në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi "shkeljen e të drejtave dhe lirive të pakicës serbe në Kosovë!", është e njejtë si me folur lavirët ose "skifterët" e pufëve ose haremëve të natës për nderë ose moral!

Kush më shumë në botë, se sa rusët dhe kinezët, i shlelin dhe i kanë shkelur gjithëmonë ose vazhdimisht të drejtat dhe liritë themelore të banorëve ose qytetarëve jorus, jokinez ose musliman si Kina në Tibet dhe gjithandej, si Rusia në Çeçeni, Ingusheti, Ukrainë, Gjorgji (Gruzi) dhe gjithadej, apo si India në Hajdarabad dhe në qytete e rajone të tjera rreth Kashmirit e gjithandej, ku jetojnë muslimanët ose johindusët. Nejse!

Ndaj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe gjithëkush tjetër që përballët me Seljakoviçët, Vuçiçët, Jeremiçët ose politikanët dhe diplomatët tjerë të Serbisë në K.S. të OKB-së ose dikund tjetër: Pavarësisht asaj se Selkjakoviçi, Vuçiçi ose ndonjë viçoviç tjetër, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn ose komandantët tjerë të UÇK-së, i quajnë vrasës, kriminel ose kasap të Ballkanit etj...Nuk është marre dhe kurrëfarë skandali politik ose diplomatik, me u thënë viçovicëve të Serbisë dhe Rusisë se : Thaçi, Veseli, Haradinaj dhe ish komandantët ose pjesëtarët tjerë të UÇK-së, për ne shqiptarët janë hero dhe çlirimtar!

Pavarësisht asaj se tribunali ose gjykata speciale është ngritur ose themeluar nga OKB-së me kërkesën ose trysninë paraprake të Rusisë, Kinës etj.

Tek e fundit, kush me tepër se Putini i Rusisë dhe "shoku" Xhin Shi i Kinës, e kanë vendin në Den Hagë.

Sikur të lëxoheshin dhe analizohëshin faktët dhe burimet e njohura materiale, dokumentare, ushtarake, historike dhe gjeografike nga e kaluara:

I cituar nga analët dhe kronikat e ndryshme fetare, kulturore, historike, ushtarake dhe të tjera, ideologu i njohur dhe kryesor i hegjemonizmot, ekspazionizmit, kolonializmit, imperializmit dhe nacionalizmit rusomadh, Josif Volokolamski së bashku me carin e tërbuar rusë (Ivan Groznin) dikur janë shprehur ose betuar me fjalët se:" Me zjarrë, me diskë, shpatë dhe me hekur, nga Kieva dhe Moska- deri në Konstantinopojë (Stamboll), dhe nga Konstantinopoja (Stambolli) nepër Dardanele, Heleni (Greqi), Anti (Bullgari), Daki (Rumani) e deri në Vatikan, me ndihmën e vëllezërve tanë pravosllav ose ortodoks, do i përmbysim dhe pushtojmë 'Romën e Parë' dhe 'Romën e Dytë' me seli në Vatikan dhe Konstantinopojë (Stambolli i sotëm) ...Duke e ngritur dhe promovuar njëherë e përgjithëmonë 'Romën e Tretë' dhe të Vërtetën me seli në Moskë, sepse Romë tjetër nuk ka dhe s'ka ekzistuar kurrë!", fund i citatit.

Edhe Fjdor Dostojevski së bashku me Aleksandar Pushkinin dhe shkrimtarët ose intelektualët tjerë rusë, dikur në kohën e tyre, gjegjësisht gjatë luftërave të njohura ruso-turke, kishin bërë ftesë ose "apel kulturorë" për pushtimin ose okupimin e Konstantinopojës (Stambollit) i cili gjithënjë sipas tyre, "herët a vonë, do i takoi Rusisë"!

Se këndejmi, me 1856 në Paris, me anë të një "marrëveshjeje paqësore" ishte mbyllur si të thuash kapitulli i "luftës së fundit" ruso-turke të Krimesë (1853-1856). 

Rusët asokohe e humbën pjesën kryesore të Besarabisë së bashku me ndikimin ose protektoratin e njohur mbi "principatat" e ndryshme të Danubit, si dhe të drejtën e përjetshme për ankorimin ose dislokimin e flotës detare ose ushtarake të Rusisë në Detin e Zi etj.

Ato marëveshje ose konventa ndërkombtare, u shkelën nga rusët dhe aleatët e tyre (në kuader të "Aleancës së Shënjtë" ose "Pentarkisë së Madhe")- në "Kongresin e Berlinit" dhe "Traktatin e Shën Stefanit" me 1878.

Ndonëse, Rusia,,duke filluar që nga shekulli IX (9) dhe deri në shekullin XIII (13)- ka qenë vetëm një "shtet" ose provincë e vogë kishtare ose ikumenike e njohur si "Kjevskaja Rasija" ("Rusia e Kijevit") ose "Moskovkasaja Knezevina"("Knjazovina e Moskës").

Ndërkaq, duke filluar nga shekulli XIV (14), XV (15) dhe tutje, në kuader të projektit të njohur imperial ose kolonialist tè "bashkimit të tokave ose teritorëve ruse", Rusia do t'njohë shtrirje ose zgjerime të vazhdueshme teritoriale ose gjeografike në kohëra dhe hapësira të ndryshme euroaziatike. Duke filluar me Kazanin dhe Astrahanin, për të vazhduar me Kaukazin (Kaukazinë), Detin e Zi, hapësirat ose teritorët e ndryshme në Detin Baltik dhe Skandinavik (në dëm të Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë), në Prusinë Lindore, në Kurllandi, Lituani, Volinje, Podoblje, në Dnjestër, Dnjepër, Kurile ose Sahalinë të Japonisë, Kinës, Polonisë,, Letonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe gjithandej. 

Të gjitha këto sipas imagjinatave ose fantazive të njohura imperiale dhe kolonialiste të Ivan Groznit, Josif Volokolamskit, Ivanit IV, Pjetrit (Petrit) të Madh, Katarinës II- të dhe kështu me radhë. Duke e bërë Rusinë si imperi (perandori), apo si shtetin me hapësirën ose sipërfaqën më të madhe tokësore ose gjeografike të globit ose planetit tonë. 

U mor vesh se ldhjet e ndryshme shpirërore, emocionale, sakramentale, historike, gjografike dhe të tjera në mes rusëve dhe ukrainasve, janë të shumëta dhe të shumëfishta. 

Në Kjevë (kryeqytet i Ukrainës)-thuhet se dikur kanë lindur dhe janë themeluar shteti dhe kisha e parë e Rusisië si "Kjevskaja Rasija", "Kjevskaja Knjazhevina", "Prva Rasijskaja Pravosllavna Crkva" etj. 

Ndërkaq, fisët gjermane të normanëve, varëve etj.. e kanë ndihmuar formimin e popullit rusë së bashku me ngritjen dhe zgjerimin e "Rusisë së Kjevës dhe të Moskës" në kohëra dhe hapësira të ndryshme euro-aziatike.

Katarina e Madhe nga Anhalt Cërbsi i Gjermanisë së bashku me Petrin (Pjetrin) e Madh të Rusisë, konsiderohën si arkitektët ose instruktorët me të rëndësishëm dhe kryesor të perandorisë ose imperisë së Rusisë, e cila edhe sot e kësaj dite ndodhët në fuqi.

Katarina e Gjermanisë si Mbretëreshë e Rusisë, pos tjerash në vitin 1783 e kishte aneksuar Krimenë në favor të Rusisë, ndërkaq në bashkëpunim më gjeneralin Münich dhe shtatmadhorinë e ushtrisë austro-gjermane, gjatë luftërave ruso-turke të vitëve 1735-1739, kishin instistuar të pushtonin Konstantinopojën (Stambollin), por pa ndonjë sukses përfundimtar. 

Luftërat e përgjakshme ruso-turke-ishin mbyllur me "status quo" ose me "marrëveshjet e paqës" në Beograd dhe Kuçuk-Karnaxhiut. (1739)

Janë zhvilluar edhe 5 (pesë) luftëra tjera ruso-turke mbi Krimenë: 1568-157O, 1676-1681, 1688-17OO, 171O-1711 dhe 1877-1878 , e mbyllur me "Traltatin e Shën Stefanit" dhe "Kongresin e Berlinit" me 1878.

Në kohën e Katarinës nga Gjermania, ishte themeluar edhe Univerziteti i Moskës (1755) së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Artëve të Rusisë dhe Akademinë Ushtarake të Rusisë etj.

Ndërkaq, nga Gjermania, Franca, Italia dhe shtetët tjera, ishin sjellur shkenctarët, artistët, arkitektët ose kulturologët më të spikatur për të ngritur, ndërtuar, restaururuar ose eksploruar Rusinë së bashku me koloninë e njohur gjermane në Rusi.

Ndonëse, mbretereshat ruse Ana dhe Elizabeta (Jelizaveta) Petrovna (1741-1762) , ose (173O-174O) i kishte përndjekur gjermanët e njohur si Biron, Osterman, Münich dhe të tjerë nga Rusia.

Nën sundimin e Petrit (Petrit) të Madh, do e arrijë zenitin ose kulminacionin e saj politika hegjemoniste dhe ekspanzioniste e Rusisë. Duke e shtrirë dhe zgjëruar Rusinë në kohëra dhe hapësira të reja euro-aziatike.

Pjetri (Petar) i Madh, e kishte dënuar me vdekje ose pushkatim të birin ose djalin e vet, Aleksejin me 1718, si dikur Ivan Grozni djalin e vet në teritorin e sotëm të Groznit në Çeçeni.

Në librin e tij me titull "Dielli i të vdekurve", shkrimtari (letrari), publicisti ose kulturogu i njohur rusë, Ivan Sergejeviç Shmellov, pos tjerash shkruan, citat:" Rusët janë popull që e urrejnë dhe mallkojnë lirinë, duke e himnizuar, valorizuar dhe glorifikuar robërine ose skllavërimin e tyre nga të tjerët. Rusë janë një popull që i kanë për qejfë dhe i adhurojnë prangat ose zinxhirët në duart dhe këmbët e veta. I duan dhe adhurojë despotët dhe oligarkët e vet kriminal ose gjakatar.", fund i citatit.

Se këndejmi, duke i vërejtur dhe hetuar në krye të herës tendencat, paradokset, naivitetet ose ""standardet" e mesipërme pë­rverse, retrograde, reaksionare dhe anakronike të UE-s, SHBA-s ose botës së pasur industriale dhe kapitaliste të Perëndimit, Rusia dhe Serbia ka kohë që i përdorin ose aplikojnë format dhe metodat e njohura të "Kongresit të Berlinit"( 1878), "Kongresit të Vjenës" ose "Aleancës së Shënjtë"( 1815), "Konferencës së Londrës"( 1913)," Traktatit të Versajës"( 1919) dhe kështu me radhë.

Gjithashtu, nuk duhet harrauar ose anashkaluar faktin e njohur sipas të cilit, Pjetri (Petar) i Madh, në kuader të "ofanzivës ushtarake, politike dhe diplomatike" të Rusisë (kundër Turqisë etj.) asokohe i kishte vizituar Austrinë, Gjermaninë (Prusinë) etj.

Në truallin ose teritorin e sotëm të Rusisë ose Ukrainës, dikur ka ndodhur edhe martesa ose "kurorëzimi shekullor" në mes mbretit ose perandorit rusë, Aleksejit dhe Zoes (Sofisë) nga Bizanti ose Konstantinopoja- pas shpèrbërjes se ish Perandorisë Bizantine.

Në Kijevë (Ukrainë) siç u tha me lartë, eshtë ngritur ose themeluar "Rusia e Parë", apo si i thuhet "Kijevskaja Rasija" ose "Kjevskaja Knezhevina" në formën ose profilin e 'shtetit të parë" të sllavëve të lindjes.
Ndonëse, Rusia e Kjevës, asokohe ishte parë si kanosje ose rrezik permanent për perandorinë bizantine.

Ndërkaq, pas marëshimit të madh e triumfal të mongolëve (nën komandën e Xhingis Kanit) në fillim të shekullit 13 : Rusia e kishte humbur Krimenë në luftë kundër mongolëve dhe kishte rënë nën okupimin (sundimin) e tatarëve.

Në vitin 1326, Mitropolia e Kishës Pravosllave të­ Rusisë, e kishte zhvëndosur selinë e saj nga Kjevi në Moskë.... Duke u ngritur ose promovuar Moskën në "Romë të Tretë"-kundër Vatikanit, si dhe duke u shtrirë dhe zgjëruar Rusinë në çdo fushë.

 Për të vazhduar me etapat e njohura revolucionare dhe postrevolucionare në ish BRSS, me luftërat ose përpjekjet e njohura indipendente ose separatiste të Kollçakut, Denikinit dhe të tjerëve për ndarjen ose shkëputjen e Ukrainës nga Rusia ose nga ish BRSS-s, me "aneksimin" e Krimesë në favor të Ukrainës nga ana e Nikita Hrushçovit, me "traktatin dekompozicional" të ish BRSS-s në mes Jellcinit të Rusisë, Kravçukut të Ukrainës dhe Shoshkijeviçit të Bjellorusisë, me puçin ose grushtetin e njohur të Kljuçkovit, Janajevit dhe Hazbullatovit-kundër Gorbaçovit dhe kështu me radhë.

Se këndejmi, pas përfundimit të luftës së njohur greko-turke të vitit 1921-1922, dhe luftë­s së brendshme qytetare në Rusi: Me 3O dhjetor (3O. 12 ) të vitit 1922, ishte ngritur ose themeluar i ashtuquajturi Bashkimi i Republikave Sovjetike të Rusisë (BRSS-së). Për t'u shpërbërë ose shkatërruar përfundimisht në "taktatin" ose "marrëveshejen sekrete" të Jelcinit, Kravçukut dhe Shoshkijeviçit në Brest Litovsk etj.

Ndryshe nga kjo, deri me nënshkriin e "traktatit të përbashkët nuklear ose atomik" me Rusinë: Ukraina ishte fuqia e katërt nukleare ose atomike e globit, pas SHBA-s, Rusisë dhe Kinës. 

Por, ja që rusët në atë "marrëveshje" i mashtruan (tradhëtuan) edhe Ukrainën, edhe SHBA-s ose Perëndiminin, e sidomos ish Presidentin Amerikan Bill Clinton si garantues të asaj "marrëveshjeje".

Nga viti 1999 dhe gjer në vitin 2O14, Krimea ishte si "krahinë autonome" në kuader të Ukrainës. Ndërkaq, në vitin 2O14, Presidenti Putin dhe ushtria ruse do e aneksojnë ose invadojnë (pushtojnë) ushtarkisht Krimenë së bashku me teritorët tjera të Ukrainës.

Ndërkohë që kriza ose konflikti i mësipërm në mes Rusisë dhe Ukrainës, gjatë këtyre vitëve ka njohur tensione dhe përshkallëzime të ndryshme dramatike. 

Luftërat ose konfliktët e ndryshme për Krimenë, vazhdimisht janë mbyllur në formë të "status quo" ose "modus vivendit"!?

Ndaj, edhe përkunder asaj se jetojmë në 'epokën moderne ose bashkohore', akoma ka popuj ose shtete të ndryshme që vazhdojnë t´i llogarisin kohën dhe vitët e dritës me vitët e henes dhe kalendarët e ndryshëm gjeocentrik ose egocentrik të Ptolomeut, Jul Cezarit, Ivan Groznit etj. Dhe, jo me sistemin dhe kalendarin e njohur gregorian dhe heliocentrik të Jezu Krishtit, Galileut, Kopernikut etj. 

Kështu është me njerëzit ose popujt e ndryshëm që kanë vuajtur, lënguar dhe pësuar aq shumë nën skamjen, sundimin ose robërinë e huaj. Nuk e njohin dot lirinë dhe vrapojnë pas "lirisë tjetër"!.

Shpirtërat e nënshtruar dhe të robëruar nuk e durojnë dot lirinë dhe vrapojnë vazhdimisht pas saj duke u kthyer në skllevër. (Stefan Zweig)

Sipas Erich Frommit, shpirti i njeriut të lirë, sovran, autonom dhe integral, merr hua (huazon) nga mendja (logjika ose intelekti), qenia dhe materia e tij përceptimet dhe anticipimët e njohura esenciale ose substanciale, me të cilat ushqehët ose mirëmbahet, dhe ua kthen atyre në formën e levizjëve ose manifestimëve të larta, me të cilat i ka  lidhur ose vulosur lirinë, fatin, ekzistencën dhe metafizikën e tij. 

Ndërkaq, sipas Arthur Schoppenhauerit: Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit më njeri tjetrin, pos tjerash është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten e tyre në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i jashtëm, i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim ose shtegtim jashtë saj, thotë me tej Schoppenhaueri, për të shtuar në vazhdim se shpirti i tyre nuk e ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, ndërkaq edhe stimujt dhe motivet tjera shpeshherë janë të detyruar t´i kërkojnë dikund tjetër, për shembull në vërë ose alkohol...Kështu që shumë njerëz duke ecur në këtë rrugë, mbërrijnë tek alkolizmi, tensioni, depresioni etj.

Duke kërkuar lirinë e shprehjes ose lirinë e fjalës, disa nuk e kanë madje as idenë e lirisë së mendimit dhe gjykimit të drejtë ose racional. 


Në të kundërten, në Rusi, Kinë, Serbi a dikund tjetër: Ata që e flasin ose thonë të vërtetën, rrezikojnë jetën, ose vetvetën dhe karierën e tyre.

Pasi i përbuzi, injoroi ose ironizoi asokohe me lehtësi ca kërma ose mbeturina të shoqërisë që ishin të paditur, mediokrit, stupid, nebuloz, shpirtëzi, xheloz, demagog, hipokrit, cinik dhe injorant të parikuperueshëm, Sokrati përfundoi në gjyqin ose burgun e Athinës.

Edhe akuzat kundër tij, u bënë më të kollajshme.

Dikur me vonë piu qetësisht kupën e helmit dhe vdiç me dhimbje të tmerrshme në burgun (gjyqin) e Athinës si hero dhe idol i madh i shtresave të ngritura qytetare, kulturore ose intelektuale të Athinës dhe shumë me largë.

Në një shtet, pushtet ose sistem të egër, autoritar, autokratik, oligarkist ose despotik, ti mund të shahësh, qortohësh, vritësh dhe denohësh edhe përmes humorit, hostenit, sarkazmës ose ironisë.

"Ju nuk po me akuzoni, denoni ose burgosni vetëm mua, por edhe vetvetën dhe pasardhësit tuaj!", iu tha asokohe Sokrati i urtë dhe dinjitoz gjyqtarëve të Athinës.

"Forma ose menyra me e lehtë për t'i përballuar dhe tejkaluar dhembjet, plagèt, fatkeqsitë ose sfidat e ndryshme individuale dhe kolektive, është ajo kur nuk i përseritni gabimët ose mëkatët e armiqve, rivalëve ose kundërshtarëve tuaj, dhe kur e shihni dhe vërtetoni se ata janë më të ligjë, më të dobtë ose më të mjerë se ju", tha dikur Talesi, duke shtuar se: "Nata për të mençurin ose për të diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak."

Ndryshe nga kjo, sipas Konfuqit, morali në luftë është kontrabandë.

Ndërkaq ligjët e shumicës dhe opozitës parlamentare ose politike në kohë krizash të ndryshme shtetrore ose nacionale, sipas epistemologjisë dhe antropologjisë politike, shkrihën dhe bëhen bashkë si një (1).

Por, ja që ligji dhe shpata, sipas Sharll de Gollit, janë kthiza (kërthiza) ose boshti i globit dhe fuqia e tyre është absolute!

Kështu është edhe me tribunalin ose gjykatën e posaçme në Den Hagë (...)

ASH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat