Shpallja “non grata” e Sali Berishës

Opinione

Shpallja “non grata” e Sali Berishës

Nga: Ilir Malindi Më: 17 tetor 2021 Në ora: 15:11
Ilir Malindi

Shpallja non grata e Berishës për korrupsion, shpërdorin fondesh publike dhe pasurimi i aleatëve të tij nuk është se nuk diheshin . Këto i ka paralajmëruar edhe analisti Skënder KAPITI në një shkrim të tij në Shkurt të vitit 2013, para zgjedhjeve parlamentare të 23 Qeshorit të atij viti , ku edhe parashikonte humbjen e thellë të Partisë Demokratike në ato zgjedhje.  

Lexuesi ta bejë vetë vlerësimin e parashikimit të Skënder Kapitit në atë shktrim real e kritik ndaj ishpushtetit të Sali Berishës në kohën e duhur, dhe se sa aktual dhe i vërtetë rezulton që të jetë ai paralajmërim i tij bërë para 8-9 vitesh.  

Reagimi i DASH:  

Sot, unë shpall të papërshtatshëm Sali Berishën, ish-President i Shqipërisë, ishKryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndë. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.  

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve anti-korrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.  

Ky emërim është bërë nën Seksionin 7031 (c) të Departamentit të Shtetit, Operacionet e Jashtme, dhe Programeve të Ndarjeve të Programeve, 2021. Përveç Berishës, unë po caktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkelzen Berisha, dhe vajza Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.  

Ky emërtim riafirmon angazhimin e përkrahjes së SHBA për reformat politike kryesore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë.  

Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete si kjo për të promovuar përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht. (https://kohajone.com/deklarata-e-plote-edash-per-shpalljen-non-grata-te-sali-berishes/)  

Shkrimi i autorit Skënder KAPITIT me titull: “Partia Demokratike është konsumuar, saqë nuk prodhon dot më as gënjeshtra”  

by Gazeta Bulevard - 19 February, 2013.  

E lodhur nga keqqeverisja, e diskredituar nga korrupsioni e tradhëtia, e dalë boje nga mashtrimi e gënjeshtra, e shteruar nga çdo manovër spekullimi e maskimi,e megjithkëto Berisha, lidershipi i mjerë i PD-së vazhdon me dëshpërim të përpëlitet për të rrëmbyer dhe një hërë tjetër qeverisjen në Qershor 2013.  

Ai beson se pushtetomania absolute në partinë e tij,dhe ajo se çfarë ai bën me të,mund ta bëjë me tërë popullin përjetësisht. Me të vërtetë ai PD-në dhe pushtetin e ka bërë pronë të veten pasi ai ka arritur që me partinë e tij dhe satelitët e kualicionit laraman(kryetarët me vulë, po pa personalitet e pa antarë) ka krijuar një konglomerat parazitësh e amoralësh politikë, servilësh e të shpëlarë moralisht që fluturojnë nga fryn era dhe qe i josh me korrupsion duke e bërë qeverisjen të çinteresuar për çdo problem me interes shtetëror, publik e kombëtar.  

Por them se vetëm në një ambjent shoqëror të prapambetur e pa standarde politike mund të qeverisë kaq gjatë një pushtet i tillë anakronik e me mentalitet komunist, në një ambjent ku edhe gënjeshtra e mashtrimi, vjedhja e votës, dhuna politike, krimi e korrupsioni janë ekspozuar mediatikisht e publikisht po që çuditërisht kjo qeverisje e falimentuar dhe e degraduar jo vetëm që qeveris por pretendon edhe të fitojë dhe mandatin tjetër.  

Nuk ka dite që kësaj qeverisje ne çdo veprim të saj të mos i plasë ndonjë skandal apo të mos ekspozojë ndonjë turp apo gënjeshtër publike, ndërsa varfëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare kryeministri flet se të ardhurar për frymë janë 9000 dollarë. A ka gënjeshtër publike më të madhe se kjo?  

Papunësia është rreth 1 000 000 shqiptarë e gënjeshtra qeveritare vazhdon të thotë për rritje ekonomike më të lartë në rajon, që në fakt e ngatërron me të tjerat se jemi kampion në korrupsion dhe si vëndi që jemi nga më borxhlite në botë.  

Gënjeshtra tjetër e madhe dhe e bërë bajate është dhe ajo mbi dështimet në integrimin ne BE, për të cilën ngriti shpifje dhe akuza duke angazhuar ushtrinë e të punësuarve në administratë të cilët me rrogën që jep me paranë publike i konsideron si mercenarë të pushtetit për të bërë peticione, deklarime publike, tubime e kundërmitingje,po që vizita e komisionerit Sh.Fyle për zgjerim të BEsë as që e përmendi fare problemin e tre ligjeve po vetëm zgjedhjet e duhura që të jenë të lira e të pamanipuluara,realizimin e standarteve, duke e diskredituar kështu alibinë dhe mashtrimin publik qeveritar me tre ligjet.  

Qeveria pas vendimeve të gjykatave që nxori të pafajshëm korrupsionin e zëvëndëskryeministrit LSI-st Meta,dënimet minimale të tragjedisë së Gërdecit dhe veçanërisht ata të pafajësisë së vrasjeve të 21 Janarit ka bërë të mundur po dhe e ka vënë qeverinë përballë një presioni e diskreditimi publik të brëndshëm e të jashtëm dhe se qeveria nuk po përmënd më akuzat ndaj E.Ramës se e ka bllokuar integrimin me tre ligjet, pasi shkaqet e vërteta tashmë dihen botërisht se janë vjedhja e votave nga kryeministri, korrupsioni dhe mosbatimi e mosfunksionimi i shtetit ligjor apo mirëfunksionimi i vetëgjygjësisë politike e korruptive qeveritare.  

Qevesisja e dështuar nuk bind dot më askënd,madje as më fanatikët e saj me manovrat politike bajate dhe dështimet e të gjitha llojeve. Këto ditë mediat e pushtetit u munduan të na paraqesin rikthimin e një farë E.Selami në PD si një fenomen potencial politik po që është një fjasko e radhes për të mashtruarit, të zhgënjyerit, të lodhurit dhe të larguarit e PD-së, pasi dhe më parë këtë veprim mashtrues Berisha e bëri dhe me N.Cekën,A.Imamin, G.Pollon, T.Shehun dhe tani edhe me tironsin D.Shehi e me N.Ndokën e sidomos me mashtrimin e votuesve të PD-së. Sot në demokraci një gjë e tillë është amoralitet politik apo më saktë një mercenarizëm politik ku duket qartë parimi i mërcenatit: që ai blihet lehtë dhe lirë po dhe tradhëton lehtë sapo ndryshojnë rrethanat.  

A nuk janë të tillë dhe a nuk kanë vepruar kështu këta që përmda më lart po dhe të tjerë si Ilir Meta që ndërrojnë ngjyrë si kamaleoni e vërtiten e shiten majtas e djathtas ku i shpie interesi i ulët, tradhëtia e korrupsioni. Sa mirë funksionon tek Berisha përvoja e metoda e Mao Ce Dunit, e asaj të dënimit, përjashtimit,degradimit dhe e rrahjes siç është rasti i E.Selamit dhe e pendesës dhe e rikthimit përsëri të tyre pas pishmanit, reflektimit,”riedukimit” e”ndërgjegjsimit” për gabimet që kanë bërë ndaj kryetarit të partisë,e më pastaj “bujaria” e pushtetit të kryetarit u josh e u fal atyre poste e favore korruptive, politike e pushteti.  

Edhe Eduarti pas arratisë politike e azilit dhe pas akumulimit të një përvoje “politike” si shitës i makinave të vjetra në ShBA na rikthehet për t’i shërbyer vëndit ,po që në fakt ajo që e ktheu atë në gjirin e partisë mëmë dhe në “skuadrën e pardesyve të bardha” të deleguara nga PPSH-ja e që uzurpuan Lëvizjen Demokratike të Dhjetorit është një motiv tjetër ,është motivi se, përse dhe Selami të mos veproje si dhe sahanlëpirësit e tjerë që pranë dhe me Berishën dhe me shërbimet që t’i bësh karriges së tij mund të bëhesh deputet,ministër,aparatçik e pushtetar që në fund të fundit për një kohë të shkurtër edhe miliarder pa punuar, po duke vjedhur e korruptuar dhe duke pasur avokat politik të sigurtë vetë kryeministrin për haramet, zullumet e vjedhjet që bën me vulën,ligjin e autoritetin e shtetit.  

Besoj se edhe ky mashtrim i fundit në prag të zgjedhjeve të qershorit 2013 me ftesë apo dhe lutje për rikthim të të dëbuarve është konsumuar dhe është një përpjekje sa e dëshpëruar dhe mjerane për të gënjyer përsëri votuesin tradicional të PD-së për ta lidhur edhe këtë herë pas vetes dhe për të ndaluar hemoragjinë e votuesve të vet drejt forcave të reja politike të djathta, po dhe pse jo edhe drejt opozitës së PS- së. Keqqeverisjen e Berishes nuk e shpëton dot as retorika e pasinqertë patriotike e kryeministrik ku e gjithë karriera politike e tij fakton për antipatriotizëm, madje dhe një dokument i muajit të fundit, pjesë e shkëmbimeve mes Washingtonit dhe Tiranës përmban zhgënjim ndaj retorikës nacionaliste duke e quajtur potencialisht të rrezikshme dhe kundërproduktive, dhe porositë se politika shqiptare duhet të fokusohet në përparësitë e popullit shqiptar: zgjedhje të lira dhe të ndershme, integrim në Bashkim Europian dhe mundësi të përmisuara ekonomike.  

Unë edhe në një shkrim timin të mëparshëm politikën e kësaj qeverie e kam quajtur shterpë në kuptimin se asgjë të mirë nuk prodhon ajo përveç probleme të bllokimit dhe fenomeneve negative penguese të zhvillimit,demokracisë e integrimit po që dhe në aspektin kombëtar.  

SHBA-ja, aleati ynë strategjik konstaton për qeverisjen tonë se bën retorikë e lëshon mesazhe negative etnike, destabilizuese e të papërgjegjshme për vetëm përfitime politike.  

Edhe kjo retorike e pushtetit bëhet për të mashtruar opinionin në funksion të marrjes vetëm të ndonjë grushti votash duke e gënjyer veten se do fitojë përsëri pushtetin që dhe këtë që e ka edhe sot, e ka pasi ka manipuluar dhe shtrëmbëruar rezultatin e vullnetin real të popullit.  

Ndoshta nuk gaboj për aq sa kam qëmtuar, vërejtur, parë në TV,ndjerë e lexuar nëpër gazeta e në ambjente të ngushta shoqërore kur them se: koha do ta vertetojë se Partia Demokratike do ta hipotekohet në defterin e historisë së Shqipërisë si faktor i errët që i ka bërë shumë dëme e fatkeqësi kombit tonë në këto kohë moderne, dhe kur e them këtë për PD-në nuk kam parasysh këtu antarësinë e saj por vetëm lidershipin dhe drejtuesit e tjerë politiko-qeverisës pranë tij në këto 20 vite.  

Po nuk mund ta them një gjë me siguri, përse dhe si ka mundësi që pavarësisht se e njohim këtë të keqe dhe po e mbajmë kaq gjatë dhe çfarë kemi bërë që po ndëshkohemi e po vuajmë prej saj, dhe mos d.m.th se raca jonë qënka destinuar për një fat të tillë konfliktesh, përçarjesh, prapambetjeje, pa progres civil e demokratik, pa integrim të brëndshëm e të jashtëm,e pa mirëqënie materiale e shpirtërore në krahasim me kombet e tjerë të Europës.  

Kjo gjëndje e mistershme na ka shoqëruar historikisht e vazhdon edhe sot çuditërisht.  

Tashmë ka rënë alibia që shkakun për këtë e kërkonim gjithmonë tek të huajt dhe e bënim sa për të qetësuar ndërgjegjen dhe aktualiteti tregon se Shqipërinë për t’u bërë e kemi penguar vetë ne, kryesisht në radhë të parë paria(tipike e shëmbull si kjo që keqqeveris sot) dhe apatia,toleranca e mosreagimi shoqëror si duhet dhe në kohën e duhur,dhe duke qenë të tillë hidhim sytë e prisnim si dikur nga Stambolli, Roma, Athina,Londra, Berlini, e në komunizëm nje herë nga Beogradi pastaj nga Moska e Pekini.  

Sot i referohemi me te drejte SHBA-ve, perendimit dhe integrimit, po megjithë përkrahjen e pakursyer dhe të sinqertë që na ka dhënë Brukseli por sidomos e veçanërisht Washingtoni, ne jo vetëm që jemi problematik ndërvete po ju kemi sjellë shqetësime e kokëçarje dhe atyre per problemet tona.  

Ata, SHBA-të na thonë; veproni tani e ne nuk lëvizim, na thonë se po tronditemi nga vendimet e gjykatave e ne vetëm dëgjojmë e presim nuk e di se çfar; thonë se jeni në udhëkryq politik dhe ne qëndrojmë në udhëkryq; na thonë s’ka integrim pa standarde e ne e mbajmë qeverinë gjysëmilegale që nuk punon për standarde; na thonë që qeverisja që nuk dialogon me njerëzit duhet të largohet(si me grevistët e të përsekutuarve), ne nuk reagojmë po i bindemi dhe e mbajmë këtë qeveri që punon kundër prioriteteve kombëtare; SHBA-të na tregojnë pavarësisht se edhe e dimë mirë që politika shqiptare nuk është e interesuar për interesat kombëtare po vetëm për ato personale, e ne e mbajmë e madje dhe i nënshtrohemi këtij pushteti antisocial e kundërproduktiv. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat