Bashkimi Evropian i njëanshme karshi shtetit të Kosovës!

Opinione

Bashkimi Evropian i njëanshme karshi shtetit të Kosovës!

Nga: Nijazi Halili Më: 21 tetor 2021 Në ora: 19:12
Nijazi Halili

Pak përparime janë bërë në Kosovë në drejtim të reformave që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, theksohet në Raportin e Progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Dy faktor kryesorë përmenden në raport, situata e paqëndrueshme politike si pasojë e zgjedhjeve të shpeshta të parakohshme dhe pandemia e Covid-19. "Zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2021 ishin të administruara mirë, transparente dhe konkurruese, pavarësisht disa mangësive, por forcimi i kuadrit ligjor dhe institucional mbi fushatën zgjedhore dhe financimin e partive politike mbetet një fushë ku duhet të kryhen reforma të thella” thuhe në Raportin e Progresit.

Reagimi im lidhur me raportin e progresit, aspak nuk përkon me realitetin dhe gjendjen faktike në terren kur dihet mirë se BE-ja po tregohet e njëanshme dhe jo transparente, sa i përket integrimit të vendit, kur dihet mirë se procesi i liberalizimit të vizave është bërë temë bajate dhe e ka humbur çdo kuptim.

BE-ja, po e shikon shtetin e Kosovës me një sy krejt tjetër në krahasim me shtetet e rajonit, e në theks të veçant shtetin e serbisë, pandaj qytetarët e Kosovës kanë ngelur të ngujuar dhe pa fije shprese me çka theksoj se  është humbur besimin ndaj vendimeve të BE  e cila po tregohet e njëanshme me veprimet e saja karshi Kosovës, kur dihet se akoma pesë shtete nuk e kanë njohur realitetin e shtetit më të ri në Evropë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat