Ekonomia amerikane në shkatërrim apo tranzicion?

Opinione

Ekonomia amerikane në shkatërrim apo tranzicion?

Nga: Skender Limani Më: 21 tetor 2021 Në ora: 20:15
Skender Limani

Kur isha fëmijë, më kujtohet kur përpara dyqaneve ushqimore pritnim në rend për bukë, detergjent, qumësht dhe për furnizime të tjera themelore të ushqimit. Rendi formohej qysh në ora 6 të mëngjesit përderisa dyqani hapej në orën 8, ndërsa buka dhe qumështi (kryesisht) shërbeheshin në ora 10. Edhe ato shërbime ishin të kufizuara, pra nuk kishte as bukë e as qumësht e asnjë artikull tjetër mjaftueshëm për të plotësuar kërkesën e popullatës së lagjes.

Në SHBA, ngritja e çmimeve të gjësendeve ushqimore dhe e të mirave të tjera materiale po shkon drejt qiellit, inflacioni në ngritje të vazhdueshme, e përcjellë me mungesën e fuqisë punëtore, pra njerëzit thjeshtë, nuk duan të punojnë më, kështu duke shkaktuar edhe mungesën e furnizimit për të plotësuar kërkesën e popullsisë më gjësende ushqimore dhe të mira të tjera materiale.

Siç e dimë (sepse edhe e kemi përjetuar), shkatërrimi i ekonomisë ndikon në shkatërrimin e sistemit politik të shtetit, të shoqërisë. Kjo është arsyeja themelore pse më nuk ka socializëm, komunizëm, ose pse kanë rënë perandoritë më herët gjatë periudhave të ndryshme të ndërtimit të shoqërisë.

Ajo çfarë SHBA po kalon është tranzicion, pra kalim nga gjendja ku të gjithë punojnë në një gjendje ku askush nuk punon, por presin fundin e muajit për të marr përfitimet sociale. Kjo situatë është e njohur për mua. Thjeshtë, është situatë që çon në kriminalizimin e shoqërisë dhe të korrupsionit të asaj që njihet si “aparat” shtetëror, pra të Qeverisë dhe të institucioneve të saj përcjellëse. Sa për ilustrim, është rënia e Jugosllavisë ilustrimi më i mirë.

Unë, për vete, e kam përjetuar komunizmin e rëndë në vitet e 80-ta. Jam rritur me të. Për ta ilustruar më së thjeshti, është një gjendje ku edhe pse ke para, nuk ke të mirat materiale (dhe ushqimore) për t’i blerë. E të gjithë e dimë (sidomos këta të PDK-së) se paraja nuk mund të hahet.

Kriza ekonomike në SHBA po ndikon në krejt globin. Shtetet e dërmuara nga korrupsioni, si Kosova, nuk mund të përballojnë kriza të tilla ekonomike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat