Jo vetëm Lutës, por edhe shumë politikanëve tjerë në Kosovë iu ka ardhur fundi

Opinione

Jo vetëm Lutës, por edhe shumë politikanëve tjerë në Kosovë iu ka ardhur fundi

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 22 tetor 2021 Në ora: 08:11
Lutfi Haziri

Jo vetëm Luta, por edhe shumë politikanë tjerë të Kosovës, para se do t'i largonin qytetarët nga pushtetit, po të kishin vetëdije do të duhej të largoheshin vetë për tu lënë qytetarëve shijen e një politikani të ndershëm dhe të dashur, për aq sa kanë kontribuar në të mirën e qytetarëve, por këtë nuk e bëjnë duke rrëshqit si gërfyell rrugës drejtë pushtetit pa takat dhe vizion... janë të mjerë ky grup politikanësh, sepse gjithmonë në fund të karrierës së tyre politike mbesin pa pushtet dhe pa autoritet.

Kjo nuk është për tu çuditur sepse shumë udhëheqës dhe politikanë të njohur shqiptarë historikisht kanë ditur të sakrifikojnë komb e shtet për pushtet.

Luta, të më falë, por largimi nga konkurrenca për të zënë poste më shumë do t'i bënte nderë, se sa humbja e postit që e pretendon në këtë konkurrencë.

Luta, apriori duhet ta kuptojë se ka ardhur kohë që Gjilanin ta qeverisë një subjekt tjetër politik, mjaftë e ka qeverisur LDK-ja, rrotacioni i pushteteve paraqet një akt të shëndetshëm demokracie...

Koha është e të rinjve në politikë, të vjetrit duhet të pensionohen për t'i gëzuar për aq sa munden ditët e pleqërisë dhe për të bërë bilancin e të mirave dhe anomalive të karrierës së tyre politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat