Dielli rrezon për të gjithë

Opinione

Dielli rrezon për të gjithë

Nga: Hamdi Rafuna, Norvegji Më: 23 tetor 2021 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

A ka më rëndë për njeriun e shkretë kur ai vajton e vrapon pas gjelatit. Kështu n’a ndodhi neve shqiptarëve! Fqinjët-korba me plot sherr e deshtën folen e shqipeve por nuk n’a deshtën neve si popull!

E mbrojtëm Europën kur e luftuem turkun por dikush edhe vrapoj pas turkut, cfarë ironie! Vrap pas rusit e kinezit... e me shpresë se do bëhet mirë por kjo ishte fund e krye sikur ajo rruga e cjapit te kasapi!! E po sa fatëkeq jemi me këta fqinjët -bisha, të cilët nuk zgjodhën mjete për të n’a zhdukë nga faqja e dheut!! Panslavistët, këto hiena grabitqare ushqyen edhe korba të tjerë, kështu që bashkarisht arritën të e burgosin të kaluarën e lashtë antike të shqiptarisë! Këta vetëm sa e vazhduan at simfoninë greke të falcifikimit të Iliadës dhe Odises, duke n’a e tjetërsuar edhe historinë tonë.

U munduan të n’a tjetërsojnë si popull, u munduan të n’a shpërngulin «me asht e me rrasht» për n’Turqi, bënë gjithëcka jo njerëzore ndaj racës tonë por falë atyre shqipeve që qëndruen në vend dhe atyre që u detyruan të fluturojë gjithëkah nëpër Europë e deri në Amerikën e largët, jemi këtu ku jemi.. Këta mërgimtarë bartën mbi shpatulla tmerrin e dhunën makabre të sllavëve mbi shqiptarinë e mbarë viseve të shqiponjës.. Fjala e besa e shqipeve si Noli, Konica e të tjerët pas këtyre, (janë shumë) e bënë një histori t’gjallë për Amerikën e botën demokratike...

E rëndë që ske me te për një popull të vjetër e liridashës, një popull që nuk e lakmoj të huajën por nuk arriti të e ruaj as të veten! Për neve nuk kishte rreze drite, rreze shprese sepse shkollimi, dituria e përparimi ynë ishte i ndaluar nga hienat e uritura për mish e gjak shqiptari. Shkolla turke, greke e sllave kishte sa të duash por mungonin ato të shqipes!! Vetëm atëherë kur shkolla shqipe e pa dritën e diellit, filluan të marrim frymë, u ndjemë të gjallë, reflektuam dritë për liridashësit e për vetëveten! Europa si gjithënjë duke bërë sehir përballë q’mendurive të këtyre bishave rrinte indiferente, pa më të voglin guxim për të ndaluar gjahun e bishës ndaj nesh. Edhe sot kjo demokracia e Europës është kah shalohet nga krimbat e urrejtjes ndërnjerëzore!

Ky Diell që shëndritë botën mbarë është i të gjithëve, (edhe pse shahet nga raca sllave) rrezet e tij e arritën Kosovën, falë Amerikës liridashëse...Liria erdhi nga atje e kombinuar me thirrjet e liridashëse ndër breza e ndër shekuj, të cilët nuk kursyen as jetën per këtë liri….që e gëzojmë sot! Huqet e vjetra të disa vendeve Europiane ishin prezente edhe gjatë bombardimeve të caqeve serbe, ato janë skeptike edhe sot kur hamenden për mvetësinë tonë.., ushtrinë tonë! Po vallë cka mendojnë Bortellat e Lajqakat e Europës dhe cka fitojnë duke e mbrojtë të keqen e këtijë shekulli?

Është mirë të bashkëpunojmë me shtetet e Europës por mos të vrapojmë me të madhe pas tyre sepse historikisht, Europa jemi vetë!! Detyra e jonë është të ndërtojmë për lakmi këtë shtëpi sikur të tjerët dhe asgjë më shumë! Kjo është detyrë mbi detyra për sot dhe brezat që vijnë, kjo duhet të bëhet pa u hamend fare. Historia do e tregoj të vërtetën e këtij shekulli skalitur me shkronja të arta. Nga zemra uroj që Kosova të bëhet qendër tregtare Amerikane! Uroj që Kosova të bëhet qendër industrianle Amerikane! Uroj që Kosova të bëhet qendër ushtarake Amerikane!!

Uroj që edhe himnin e shtetit Amerikan të e ndajmë s’bashku! Uroj që edhe flamurin e Amerikës të e përshtatim me tonin sepse këta meritojnë respekt të përjetshëm nga të gjithë shqiptarët....Referendumi për bashkim kombëtar po pengohet si gjithënjë por kush mundet të n’a pengoj neve shqiptarëve që të kërkojmë të i bashkangjitemi Amerikës, kjo është zgjidhja, kjo është e ardhmja e shqiptarisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat