Çka duhet të kenë parasysh qytetarët kur e votojnë kandidatin, përkatësisht partinë për t’i qeverisur?

Opinione

Çka duhet të kenë parasysh qytetarët kur e votojnë kandidatin, përkatësisht partinë për t’i qeverisur?

Nga: Adem Bytyçi Më: 25 tetor 2021 Në ora: 23:09
Adem Bytyçi

Të gjitha zgjedhjet në vendin tonë i karakterizojnë dëshirat e zgjedhësve – qytetarëve të fitojë partia e jo kanditati më i mirë pavarësisht se cilës parti i përket.

Në rrethana të tilla asnjëherë nuk zgjedhet kandidati më i mirë i cili do t’i përmbushte pritjet dhe dëshirat e qytetarëve.

Zgjedhjet në vendin tonë i përcjellin shumë anomali të cilat jo rrallëherë krijojnë huti të qytetarët për ta zgjedhur kandidatin, përkatësisht partinë për tˋi qeverisur më së miri.

Rastisë që kandidati të jetë shumë i mirë, por i takon partisë e cila në mënyrë të përsëritur e ka keqqeverisur vendin dhe e ka humbur besimin e qytetarëve për t´ia besuar përsëri qeverisjen e vendit, në një situatë të tillë pëson kandidati dhe partia, ani pse kandidati është më i miri.

Zgjedhësit gjithmonë duhet ta kenë parasysh kur zgjedhin cilësitë, aftësitë dhe të kaluarën e pastërt të kandidatit, ani pse ai kandidat i takon një partie e cila për shkaqe të ndryshme e ka humbur përkrahjen e qytetarëve.

Kjo zgjidhje vlenë në zgjedhjet lokale për kryetar komunash.

Eksperienca ka treguar se në disa raste më të dobishëm në qeverisjen e komunave kanë qenë kandidatët e pavarur se sa ata partiakë…

Shembulli eklatant i një qeverisje të mirë të një kandidati të pavarur të komunës së Hanit të Elezit, është z.Suma, i cili tri mandate radhazi e ka qeverisur këtë komunë.

Sa më shumë kandidatë të pavarur të fitojnë poste të kryetarëve të komunave aq më cilësore do të jenë qeverisjet në ato komuna, sepse investimet në komunat e tilla do të bëhen në mënyrë të drejtë sipas nevojave të qytetarëve të këtyre lokaliteteve pavarësisht se cilit subjekt politikë i’u takojnë qytetarët e këtyre lokaliteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat