Vuçiqi Kurtit: Ti mi vare teneqet, unë po t`i vari dorëzat!

Opinione

Vuçiqi Kurtit: Ti mi vare teneqet, unë po t`i vari dorëzat!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 26 tetor 2021 Në ora: 14:34
Vuçiq/ Kurti

E more Albin, mendove se t´i Serbisë ia hudh me teneqe. I ri je t´i akoma. Ne me shekuj, ujit ia ndërrojmë drejtimin : nga poshtë lartë.

Ju shqiptarët fleni, kur ne i bëjmë planet. Ju e përjetoni një akt, thurni këngë dhe kënaqeni duke i kënduar një heroi tuaj.

 Derisa ju këndoni ne ua përgadisim kurthën e rradhës.

Unë me Ramën, Open Ballkanin e kemi bërë gati, kurse tash me Kosovën dhe me ju lozi si maca me miun.

Lavdroheni se e kini NATON brenda, po unë ua solla me xhandarmëri, paramilitar, ushtri, helikopterë, bombardues, lugë, sahana, legena e gjitëçka çka pata.

 Po ashtu unë dirigjoja në Veriun e Kosovës, ku ishit ju ? E sollët njësinë tuaj speciale, po a guxuat t´i binit shuplakë dikujt. Pse ? sepse ligji.

 Ju po kërkoni EU, kurse unë Me Ramën Ballkan Open. Ne e dimë se në EU s´guxojmë t´i thyejmë rregullat, kurse me Open Ballkanin tonë veprojmë dhe kërcejmë pa tlina.

Ti në veri si lejove automjetet nga Serbia të hyjnë dhe mi terrorizove serbët për dy teneqe.

Më mirë ta kishe dëgjuar opozitën tënde që mos ta provokosh Serbinë.

 Unë skisha arsye të nxitoja. E prisja ditën.

Ti i nise bokserët e tu për Kampionatin Botërorë, po kishe harruar se kush ishte nikoqir.

Ata të përgaditur për luftë dhe krenarë ia kishin mësyrë Serbisë. Ani simbolet shtetërore i mbanin në krahërorë.

 Çka mendonin ata se ne po i ruanim gomarët këtu. Ne vetëm ua treguam teneqet e Albinit dhe ata e kuptuan se sa është ora.

Menduan se në vendkalimin e Dheut të Bardhë do të kalonin ndoshta pa u vërejtur. Ata miza nuk mund të bëheshin edhe pse simbolet i kishin larguar.

Ne skishim nevojë të diskutonim me ta. Teneqet ua kishim var para traut kalues. Telefonuan EU, Borrelin, Lajçakun e kënd jo, po ne jemi zot këtu.

Te ne mbretëron Open Ballkan e jo EU. Unë Ramës me Open Ballkanin i kam hypur, tash dyzginat po i mati me Kurtin. Ta shohim pra kush kujt.

Flakadani është ndezur.

Shkrim nga Mars - Rover

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat