A mund të quhet njeri dhe kryebashkiak, një model i tillë?...

Opinione

A mund të quhet njeri dhe kryebashkiak, një model i tillë?...

Nga: Pranvera Dalipaj Më: 26 tetor 2021 Në ora: 15:04
Pranvera Dalipaj

Këto ditë u publikua dhe pushtoi gjithë mediat shqiptare dhe opinionin publik shqiptar, si një ndër rastet e rralla dhe nga rasate të rralla, e çmuan shumë njohës të ngjarjes dhe të këtij njeriu të përzgjedhur nga "Rilindja" dhe të pa pranuar nga zgjedhësit: “Kryebashkiaku i Selenicës P.B është dhunura nga biznesmeni P.B”!

Shumë prej lexuesve shqyen syt e than: “Kryebashkiaku Pëllumb Binaj është dhunuar nga Pëllumb Binaj”?! Ata që e njohin nga afër e dinë që PB, është në konflikt edhe me veten PB!

Në vijim, lajmet i saktësuan PB-t!

Përplasja e kryebashkiakut të Selenicës, të pa zgjedhur nga sovrani: Pëllumb Binaj, ishte me një ndër bashkëorigjinasin e tij, nga fisi i fisëm; Pellat Bonaj, nga e mban veten edhe K.bashkiaku, por që nuk ka asnjë pikë gjaku e gur konaku nga ajo krahinë e njohur për paqtimin mes njëri - tjetrit në shekuj e breza edhe për modelin e rrallë; të papajtueshmërisë me sistemin dhe monstrat Komuniste nga e ka edhe genin, e ruan dhe e zhvillon K.bashkiaku, i pa zgjedhur nga votuesit!

Është një rast i rallë, të cilin shumë qytetar të asaj Bashkie e quajnë fatkeqsisht “Korb”- K.bashkiaku! Ky pagëzim i shkon shumë për shtatë këtij njeriu dhe vetëm si i tillë rezulton, “sepse në shpirtin e tij ka urrejtjen, nuk ka gjak njeriu, po ngjan sikur ka gjak barbari"- thonë shumë nga ata që e njohin nga afër, por edhe për këtë rast, aq të shëmtuar që shëmton jo vetëm këta dy persona dhe shkaktarin sidomos, po dhe farë e fiset...

Kemi parë në gjithë botën edhe President, Kryeministra etj… që i godasin me vezë, apo sende të tjera qytetarë dhe ata i fshijnë, u buzëqeshin dhe i përshëndesin bashkëqytetarët e tyre, nuk i padisin, nuk i çojnë në dyertë e burgut, të drejtësisë. Nuk hapin plagë, por i mbyllin ato. Nuk mbjellin luftë, po mbjellin paqe! Ata mbjellin paqe edhe për ata që i dhunojnë, sepse e kanë marrë parasysh edhe këtë kosto, për shkak të besimit që u kanë dhënë për t'i qeverisur.

Shënohet një rast i rallë, deri (monstër) si nuk u alarmua edhe K.Ministri, si për plehërat e rrugëve dje dhe për këto raste, shkuar plehërave, nuk ngacmohet, duke analizuar e zbritur nga kali i sovranit këtë njeri, që jo vetëm veten e shëmton, por edhe qeverisjen më shumë!

Gjithë banorët e krahinës së Sevasterit, e njohur për tradita dhe virtyte, janë ligështuar për këtë përplasje, kur K.bashkiaku duhet të shpaloste mirëkuptimin, qetësimin dhe jo acarimin e provokimin ndaj çdokujt, siç ka ndodhur në punën e tij. Asnjë K.bashkiak nuk është goditur nga njerëzit e tij. Edhe sikur të ndodhte, Fisniku do të

"Kafshonte Gjuhën" dhe do të shkonte në shtëpinë e tij si fisnik, për të qetësuar gjakrat dhe jo për të ndezur gjakrat.

Qetësia, maturia janë vlera njerëzore.

Fjala, falja janë virtyte të njerëzve me virtyte! Po geni i këtyre njerëzve, monstrave është i tillë, ku urrejtjen, luftën e klasave, kurrë nuk e shuajnë!

Burra të njohur dhe shoqëria e asaj krahine nga; Sevasteri, Golimbasi, Shkoza, Dushkaraku, deri nga e gjithë harta e Smokthinës, Peshkëpisë, Selenicës e ndjejnë veten të ndëshkuar dhe të provokuar, pas hekurave si Pellati, e bashkë me Pellatin, po ashtu dhe sa të ofenduar si Pëllumbi, po i hapin shtëpinë dhe i japin dorën njëri - tjetrit, ngren dolli dhe ja marrin këngës, siç u ka hije, përshtat - përgjatë historisë së tyre!

Kjo "Gjykatë" sipërore, ka funksionuar në shekuj, nuk ka hapur plagë, por i ka mjekuar ato, kështu ka mbetur edhe në kujtesën time, si mbesë e asaj krahine.

Këto raste janë monstra, që hapin plagë sot dhe lënë bela për nesër!

E ndëshkojmë edhe veprimin e Pellatit, por gjykojmë shkakun, shkaktarin: K.bashkiakun, i cili sapo hypi në pushtetin e vjedhur, dhe i pa zgjedhur, i pa votuar, as nga 18 % e votuesve, me urën e zjarrit në dorë, u hodh me tërbim dhe urrejtje së pari mbi njerëzit e tij, (pa origjinën e tij) duke larguar të parët nga puna, duke mbajtur të ndezur Luftën e Klasave të djeshme edhe sot ky ish sekretar i byros së P.P, instruktor i komitetit të P.P

Dhe kudo ka shkelur, ka dhunuar dhe hapur plagë shoqërisë.

Gjithë krahina e Sevasterit, i kanë bërë thirrje të hapur; Të tërhiqet nga kjo luftë e pa principt e këtij pushtetari pa vlera njerëzore, intelektuale dhe qytetare.

Bollë kanë bërë luftën e klasave të fisit, të këtyre monstrave dhe po e vazhdojnë monstrat e "Rilindjes". Banorët e këtyre anëve, bijt dhe bijat, niprit dhe mbesat janë krenar për sfidat që i kanë bërë edhe për 30 vite banorët e këtyre anëve, duke i dhënë shuplaka të njëpasnjëshme monstrave të sistemit, komunist që kanë në shpirt: Urrejtjen, Rrënimin dhe Luftën e Klasave!

Luftën e Klasave, hasmërimin e kanë ngritur dhe rigjallëruar midis njerëzve të një gjaku, nga monstrat pa gjak, të futur deri në gjak!

Të larguarit nga puna prej sektit të "Rilindjes" nga kryetari i emëruar i Bashkisë, Pëllumb Binaj, ish sekretar i byros së partisë, instruktor i Komitetit të Partisë së Punës, evidentohen rreth 150 ish punëtor e nënpunës, saktësojnë punonjës të sektorit të Burimeve Njerëzore.

Të larguarit nga puna prej sektit të “Rilindjes” nga kryetari i emruar i Bashkisë Selenicë P. Binaj, janë në procese gjyqsore.

Shumë prej tyre i kanë fituar këto gjyqe, një fenomen i njohur, sa i dhimbshëm dhe kosto rëndë, për xhepin bosh, të barkëboshve shqiptar, shkaktuar prej pushtetit të grabitur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat