Qeveria ta ndihmojë me nga 300 euro çdo familje të Kosovës!

Opinione

Qeveria ta ndihmojë me nga 300 euro çdo familje të Kosovës!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 26 tetor 2021 Në ora: 20:05
Autori

Tri arsye imponojnë nevojën urgjente të Qeverisë së Kosovës për tu dal në ndihmë qytetareve. Koronavirusi pa mëshirë i goditi qytetaret e Kosovës dhe solli gjendje të jashtëzakonshme. Nuk ka familje në Kosovë që nuk është përballur me këtë epidemi.

Shtetet e ndryshme të Botës përkatësisht Qeveritë përmes masave mbrojtëse dhe stimuluese i ka ndihmuar qytetareve të tyre përpos tjerash edhe duke ndarë fonde të jashtëzakonshme për individët dhe familjet e goditura nga pandemia. Kjo gjendje bëri që qytetarët e Kosovës të përballen me vështirësitë e ndryshme në mbrojtjen e shëndetit të familjeve. Kështu për sigurimin e barërave dhe për shërbimet emergjente nga familja deri tek klinikat infektive shpenzuan mjetet e konsiderueshme financiare nga xhepi i tyre.

Arsyeja e dytë e cila e obligon Qeverinë e Kosovës të ndërmerr masa urgjente është padyshim inflacioni i egër i cili ka depërtuar në xhepin e qdo familje Kosovare. Rritja e qmimeve të artikujve ushqimorë nga mielli [buka] , vaji dhe artikujt tjerë, kanë ndikuar edhe në reagimin e qytetareve për ti bërë ballë këtij inflacioni.

Faktori i tretë i cili e obligon Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë hapa për ta zbutur varfërinë ekstreme është padyshim edhe programi social i Lëvizjes Vetëvendosje programi strategjik i orientimit social liberal i Qeverisë së Kosovës. Arsyeja tjetër është Stina e Dimrit e cila po troket në derën e qdo familje Kosovare.

Jemi dëshmitarë se një numër shumë i madh i familjeve në Kosovë jetojnë nga asistenca sociale dhe nga ndihmat e Shoqatave Humanitare gjithandej Kosovës. Është normale që në situatat e tilla Qeveria e Kosovës të ndaj një buxhet emergjent në shumë prej 300 eurosh për qdo familje në Kosovë. Ky do të ishte veprim human, njerëzorë dhe veprim shtetërorë i institucioneve të Shtetit. Kështu kanë vepruar shumë shtete të botës të cilat u përballen me Covid 19.

Prandaj ndarja nga 300 euro për çdo familje e Kosovës do ishte një veprim i duhur i cili sadopak në prag të Stinës së Dimrit do ta zbuste problemin e familjeve të cilat po ballafaqohen me krizën sociale dhe ekonomike. Kjo padyshim se do të ndikoj pozitivisht në uljen e tensioneve dhe reagimeve të qytetareve të cilët për shkak të inflacionit të lartë po shprehin revolt  deri tek organizimi i protestave qytetare.

Në fund po theksojmë se në situatat e jashtëzakonshme të cilat kanë efekte negative në jetën e qytetarëve Qeveria dhe institucionet e shtetit duhet të jenë në nivel të detyrës për ti kuptuar hallet dhe problemet e njerëzve.     

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat