Për iden e artë, novatore, unike– liqen në Prishtinë

Opinione

Për iden e artë, novatore, unike– liqen në Prishtinë

Nga: Adem Bytyqi Më: 27 tetor 2021 Në ora: 07:09
Adem Bytyqi

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, arqitekti i njohur Përparim Rama, premton ndërtimin e një liqeni në Prishtinë , nëse e fiton postin e të parit të kësaj komune, tregoni edhe burimët e ujët nga të cilat do të furnizohej  ky liqe.

Kësaj radhe nuk është as koha, as vendi për të shpjeguar, pse bash Prishtina u vendos të jetë kryeqytet i shtetit të Kosovës dhe jo Peja, Gjakova apo Prizereni.

Kjo mbetet një temë specifike të cilën kërkohet ta shpjegojnë historianët e ngjarjeve politike dhe kombëtare shqipëtare…

Tanimë po këthehemi nga e para , për tˋi dhënë përgjigje pytjës vërtetë a ka nevojë Prishtina për një krytar komuneje me profesion arqitekt si z. Rama dhe pse?

Dihet se, pas qlirimit komunën e Prishtinën e kanë udhëhequr disa krytarë, të cilët vetëm sa e kanë ngulfatur kryqytetin me ndërtime vend e pa vend, në të cilin lëvizja dhe qarkullimi I qytetarëve kryqytetas thujase është bërë i pa mundur dhe tepër i merzitshëm.

Po të lëvizesh këmbë qoftë edhe me makinë e ke të vështirë për tu bindur se je në një Kryqytet normal në të cilin ekziston një infrasrukturë normale rrugore dhe plan Urbanistik bashkëkohor indërtimit të pallatëve shumëkatshe.

Jo vetëm pse z.Perparim Rama, premton ndërtimin  e një liqeni në Prishtinë, i cili do t´ia jepte kryqytetit të shtetit të Kosovës pamjen e një kryqyteti bashkëkohor të një shteti në mungesë të ndo një lumi I cili do të Kalonte nëpër kryqytet siq ndodhë në të shumtën e kryqytetëve të shtetëve të botës, por Prishtinës i duhet me patjetër një kryetar komune si z. Rama, për tˋia këthye pamjen e një kryqyteti dhe qyteti të një shteti modern , në të cilin do të ndihen rehat dhe të lumtura jo vetëm qytetarët kryqytetas , por edhe vizitorët nga shtetetët tjera të cilëve u jepej rasti apo dëshirojnë për ta vizituar Prishtinën Kryeqytetin e shtetit më të ri në botë.

Fitoria e cilitdo kandidatë tjetër për kryetar të komunës së Prishtinës, e jo e z. Rama, kësaj radhe nuk do të ishte zgjidhje të cilën e mëriton prishtina dhe banorët e saj si dhe kush do tjetër që dëshirën për ta vizituar Prishtinën, kryeqytetin e shtetit të Kosovës!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat