Pasojat në mungesë reformimit thelbësor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Opinione

Pasojat në mungesë reformimit thelbësor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 28 tetor 2021 Në ora: 08:09
Autori

Agjencitë informative paraqesin njërin ndër sektorët e rëndësishëm dhe vital të strukturave të sigurisë në çdo shoqëri demokratike.

Funksioni parësor i agjencisë së inteligjencës është të mbledhin dhe analizojnë informatat për rrezikun e mundshëm drejtuar drejtë shtetit dhe qytetarëve të vendit. Këto informacione agjencioni,në rastin e Kosovës Agjencioni Inteligjent i Kosovës (AKI), i ofron qeverisë,duke mundësuar që qeveria t´i shqyrtoj dhe shfrytëzoj për politikat e sigurisë. Megjithatë duhet thënë se roli i Agjencisë Inteligjente të Kosovës nuk nënkupton ekzekutimin e politikave të sigurisë. Kjo është përgjegjësi e Policisë së Kosovës.

A agjencia e inteligjencës në shoqërinë demokrate

Roli i Agjencive të Inteligjencës (AI ),në mbledhjen e informacioneve është i kufizuar,hetimet e tyre përcaktohen vetëm për aktivitetet të cilat paraqesin rrezikshmëri për sigurinë kombëtare.

Kështu AI këtë e bëjnë vetëm në përputhshmëri me ligjet dhe kahet e politikave të qeverisë. Shoqëria,jo AI, bëjnë definimin se cili është apo paraqet rrezikun për sigurinë nacionale.

Ky opinion bënë përpjekje të tregoj për çfarë u deshën të shkonin 12 vite,që nga pavarësia dhe fillimi i transformimit demokratik, strukturat e sigurisë dhe inteligjencës,jo se nuk kishin arritur të transformoheshin në plotni ,përparime kishte vetëm në disa segmente të reformimit ,në disa segmente jo që kishte ngecje ,po edhe tendenca në kthim prapa.

Për të vendosur shkaqet dhe arsyet,duhet kthyer prapa në historikun e institucionalizimit, që mundëson të vendosen impaktet,proceset që akterët kishin ndikuar në rrjedhat e ngjarjeve dhe limitin e arritur në reformën e strukturave të sigurisë në Kosovë 2008–2020. Do ishte e rëndësisë së veçantë,të përcaktoheshin elementet e trashëgimit,institucioneve informale,interesit dhe raportit të forcës mes akterëve,si faktor ideor në formësimin e vendimeve në momentet kyçe të ndryshimeve politike, gjegjësisht pikave kritike që dëmtuan reformimin e strukturave të sigurisë.

Që të ndodhnin ndryshime, akterët politik nuk kishin ndërmarr dhe angazhuar të bënin ndryshime rrënjësore të reformimit, në përputhshmëri me konceptin e reformimit të të strukturave të sigurisë,në veçanti të AKI,dhe atë në fazën e hershme të pikave kritike. Vendimet e hershme kanë ndikim në rrjedhën dhe limitin e dëshiruar të reformës. Ndryshimi jo i plotë i strukturave të sigurisë mundëson qëndresën e rregullave informale. Partitë politike në Kosovë (PDK,LDK,AAK dhe NISMA) në dhjetëvjetëshin e fundit ishin të preokupuara rreth luftës në fitimin dhe ndarjen fuqisë ekonomike dhe politike,kështu që të bënin reformë dhe avancim të Agjencisë së inteligjencës (AKI),për ta më nuk ishte prioritet.

Në këtë opinion,shkurtazi me që është temë komplekse,përpjekja do jetë përshkrimi dhe analiza e faktorëve kyç dhe akterve,si dhe interesat e tyre që ndikuan në kapjen dhe instrumentalizimin e e sektorit të sigurisë (AKI),si dhe rrënimin e kontrollit ndaj gjithë sektorit të sigurisë. Me një analizë të shkurtër të tregohen deformimet në kompetenca dhe mënyrës së menaxhimit.

Politizimi i resurseve humane

Pas zgjedhjeve që ndodhnin në Kosovë,partitë politike që formonin qeverinë,në vendet kyçe të strukturave të sigurisë,vendosnin njerëzit e tyre të përkulur me lojalitet ndaj partisë (drejtor,zëvendës,kryeshefa dhe këshilltar),do kujdeseshin edhe për vendosjen edhe në nivelet më të ulëta,si kryeshef drejtorie dhe shefa sektorësh).Dhe kjo në veçanti ndodhte në AKI.

Në ndërkohë,PDK me marrjen e pushtetit dhe konsolidimit të pushtetit,shkonin një hap më larg me kuadrimin partiak në AKI,dhe se kriteret për drejtorin e Agjencisë ishin kryesisht personale,miqësore me ish liderin e PDK Hashim Thaçi, nga ekspertiza e fituar kjo do shfrytëzohej për udhëheqjen në parti po dhe do bëheshin edhe këshilltar politik në presidencë.

Mungesa e kulturës dhe përgjegjësisë të deputetëve për sigurinë – pengesë e mbikqyrjes së AKI

Një problem shtesë,kjo që partitë politike i vendosin njerëzit sipas principit klientelist,kur kreu I partisë,nga pozicioni udhëheqës,vendos dhe dominonte plotësisht sektorin e sigurisë edhe në parlament,në komisionin parlamentar për mbikëqyrje të AKI dhe policisë. Kështu po këta as nuk ndërmerrnin veprime hetimi,për rastet e caktuara që kishin ndodhur,për rastet ku ishte përfshirë apo kishte dyshime për strukturat e sigurisë,po nuk merrnin urdhër nga kreu i partisë.

Kështu komisioni parlamentar qëndronte si mbrojtës i sektorit të sigurisë,pra një raport klientelist nga disa anëtarë të komisionit. Dhe kjo praktikë vazhdonte përherë. Ngase shumë deputet ishin,po dhe tani mund të jenë,anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve,kanë kompanitë e veta,apo punë që të tjerët ua bëjnë,dhe nga kjo nuk do acaroheshin me strukturat e sigurisë.

Edhe pse parlamenti si institucion kushtetues,pjesë politike,rezultatet në këtë drejtim ishin modeste në raport me institucionet e pavarura të shtetit. Që nga 2008 parlamenti ka qenë vetëm një fasadë e këtyre institucioneve – po “partitë,qeveritë edhe mbret”.

Ngjarjet dhe rrethanat që dëmtonin imazhin e AKI-së

Dyshimet rreth procedurës së arrestimit dhe të ekstradimit të gjashtë shtetasve turq, të arrestuar në Kosovë në mars 2018,dhe të dëbuar në Turqi, ,Ministria e Punëve të Brendshme fillimisht u revokoi lejet e qëndrimit shtetasve turq dhe më pas i ekstradoi ata për në Turqi. Dyshimet ishin se këtu ishte përfshirë edhe AKI,e cila patjetër se duhej ta kishte në dijeni këtë operacion.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili nuk ishte në dijeni të operacionit të policisë, sikundër nuk dinte gjë për ekstradimin e tyre. "Sot përmes një operacioni të ndërmarrë nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit. Si Kryeministër i Kosovës, duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi”.

Barra dhe përgjegjësia qëndronte tek AKI,për mos informimin e kryeministrit,kjo përbënte një shkelje të rëndë ligjore , “Ligji Nr. 03/L-063 Ligji për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë”, Neni 5 pika 5.1” Drejtori i AKI-së, në pajtueshmëri me këtë Ligj, Rregulloren mbi Organizimin e Brendshëm dhe ligjet
tjera në fuqi, është përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit të AKI-së. Drejtori i AKI-së do t'i
përgjigjet drejtpërdrejt Kryeministrit”.

Për çka edhe do shkarkohej drejtori i AKI-së. Dyshimet ishin se ish presidenti Hashim Thaçi ka qenë në dijeni dhe i mirë informuar. Reagime kishte edhe nga miqtë tanë ndërkombëtar. Skandalet nga deformimet vazhdonin,…!

Reformimi i Agjencinë e Inteligjencës,jo se nuk ishte prioritet i partive në pushtet,në një shtet autoritar,ngase partive në pushtet u shërbente si shtyllë për ekzistencën e tyre. PDK ,thënë ish Presidenti ,shërbimin informative e (AKI) e kishte instrumentalizuar edhe në “luftimin” dhe ngufatjen e oponentëve politik në opozitë. Kështu do vihej në ndjekje të LVV liderit të saj Albin Kurti dhe të tjerëve.

Tani,për këtë, AKI u godit edhe nga skandali, kur u publikua lajmi se dy agjentë të saj, kishin dëshmuar rrejshëm ndaj kryeministrit, Albin Kurti, dhe kye parlamentarit, Glauk Konjufca në rastin e njohur si “Syri i Popullit”.

Sipas medias që publikoi hulumtimin, “dëshmitë e këtyre dy agjentëve janë bërë sebep që ish-presidenti, Hashim Thaçi ta akuzonte Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën për lidhje me organizatën e shpallur terroriste ‘Syri i Popullit’ ”.

Nuk mund të mos përmendet edhe skandal i madh që kishte ndodhur ma kasafortën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Presidencë. Një ditë pas dorëheqjes së presidentit Thaçi, dhe në vend të tij si u.d. ishte bërë Vjosa Osmani, që në atë kohë ishte kryeparlamentare.

Një zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë – AKI, dyshohet se kishte tentuar të “avullonte” dokumente “Sekrete” dhe “Top Sekrete” nga kasaforta e Presidencës. Këtë “ndërhyrje” të AKI-së, presidentja në detyrë që ishte, Vjosa Osmani, e kishte denoncuar edhe në prokurori.

Agjencia Kosovare e Inteligjencës javët e fundit është goditur nga një skandal tjetër i madh. Ishte arrestimi i ish punonjësit të AKI-së, M.K, i cili dyshohet se ka keqpërdorur informacionet e klasifikuara.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Krasniqi dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të gjitha këto skandale dëmtojnë rëndë imazhin dhe punën e AKI-së.

Për një mbikqyrje të AKI,si shtyllë kryesore të mbrojtjes dhe sigurisë nacionale,do kishte me qenë mbikqyrja demokratike nga parlamenti dhe Ombuspersoni,për shkeljet që mund të ketë ky institucion.

E gjithë kjo na tregon se për konsolidimin e demokracisë në kohën pautoritare,shtetit i duhet të ndërmarri zbatimin e një reformimi të shpejtë dhe rrënjësor të Agjencisë së Inteligjencës në përputhshmëri me konceptin e strukturës së sigurisë.

Në të kundërtën,reformat parciale do mundësonin qëndrueshmërinë e faktorëve sediment,të cilët faktor do ta kthenin në të kaluarën. Hipoteza qëndron tek pika kritike e transformimit të Kosovës nga autoritarizmi drejtë zhvillimit demokratik. Hipoteka e skandaleve të hiqet sa më shpejtë nga AKI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat