Kërcënime të tilla si ndaj Kurtit, kishte edhe kryetari Rugova, ndoshta edhe më të rënda

Opinione

Kërcënime të tilla si ndaj Kurtit, kishte edhe kryetari Rugova, ndoshta edhe më të rënda

Nga: Dedë Preçi Më: 28 tetor 2021 Në ora: 14:30
Autori

Një njeri i menduar mirë apo keq, në mënyrë të tillë e vë në rrezik jo vetëm jetën personale të një njeriu, i cili e ka pozitën e kreut të shtetit, por e vë në rrezik çdo zgjidhje pozitive për vendin dhe shoqërinë, sepse nuk merr parasysh atë që ka vlerë, sipas të cilit gjithçka ndoshta do të lëvizte me domosdo drejt një pikësynimi më të mirë në këtë vend. A mundemi, duke u nisur nga imazhet e tilla të kërcënimeve dhe shantazhimeve ndaj krerëve të shtetit, të zbulojmë elementet që kanë të bëjnë me këto rreziqe, a mund të themi se strukturat e ardhshme të ekzistencës së këtij populli duhet gjithnjë të jenë në përgatitje të përballen me to, sa herë do paraqitet një njeri, apo grup njerëzish që bëjnë përpjekje ta ngrisin dhe ta shpijnë përpara shoqërinë tonë.

Kërcënimet ndaj kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti, jo vetëm në kuptimin e asaj që lidhet me perceptimet e njerëzve keqbërës dhe kriminel, ndërsa në anën tjetër edhe të matjes së impulseve edhe pse është e mundur në veçanti ndaj njeriut, apo njerëzve të vyer dhe të përkushtuar ndaj këtij vendi dhe ndaj këtij populli, madje që të kemi një mendim ndryshe, që i dedikohet këtij populli, sikur thoshte edhe i madhi Faik Konica, me një përmbajtje të tillë, se armiku më i madh i kombit tonë, gjindet në mes nesh.

Kërcënime të tilla me mesazhe, pastaj edhe me atentate, për të gjallët e vet kishte edhe presidenti historik dr. Ibrahim Rugova, nga personalitete jo anonime, por të njohura dhe me propaganda të ndyra, që kishin për qëllim ta zmbrapsin dhe ta largojnë nga skena politike, apo ta eliminojnë nga jeta. Dhe një rast konkret i atentatit që iu bë presidentit Rugova, aty prapa Teatrit Kombëtar, në të cilën ditë ishte për vizitë edhe ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, z.Javier Solana, ku edhe presidenti Rugova e rrëfente këtë ngjarje kur thotë: «falë zotit shpëtova edhe njëherë», që do të thotë se, presidenti e ka ditë fare mirë se nga është rrjedha e tyre, por asnjëherë nuk e ndali veprimtarinë e vet guximtare dhe atdhetare drejtë qëllimit për një Kosovë të lirë dhe demokratike, pa marrë parasysh sjelljet dhe veprimet e njerëzve të këqij, të cilët nuk përhumben lehtë, por përvijohen si të tillë edhe sot dhe qartas kërkohet përgjegjësi ndaj autorëve dhe grupeve të tilla.

Pa dyshim mesazhet e tilla nuk mund ti quajmë si të pa zakonta apo edhe të zakonta në mesin tonë , që nisen nga të voglat dhe deri në të mëdhatë, por gjithsesi që mund të maten dhe planifikohen nga dikush, që do quhen «kurrkush» konceptet e saj, që merr një kuptim të «vetëgjykimit» apo të vetë shkatërrimit të qenies dhe mirëqenës së këtij vendi, duke i qëndruar besnik ofertës së armikut të këtij vendi dhe këtij populli, pa i bërë llogaritë mirë se, secili do të pësojë dhe do të jetë humbës.

Gjërat e këqija nuk e humbasin misterin e tyre të shëmtuar, por përvijohen në rrënjën e së keqes dhe gjithherë prodhojnë produkte që kanë vlerë negative, jo vetëm për personin por për gjithë shoqërinë tonë shqiptare si komuniteti më i madh në Kosovë, por do të shtrohet një pyetje ndoshta pa pikë kuptimi, ose kuptimi, pse në kohën kur ishte kryeministër dhe kryetar shteti z. Hashim Thaçi, apo kur ishte kryeministër Ramush Haradinaj, nuk u kërcënuan dhe as që iu ndodhi ndonjë rast kërcënimi???.

Por mos të harrojmë se në Kosovë, që nga paslufta ekzistojnë edhe grupe të huaja të njerëzve të fshehtë, që përveç Serbisë, edhe Rusia është e interesuar të veproj përmes propagandave dhe njerëzve të vet, në krijimin e rrethanave që ta destabilizojë Kosovën, pos tjerash Ministria e Jashtme e Rusisë, e lavdëron punën e Dhomave të Specializuara në Hagë, që është krijuar në veçanti për shqiptarë.

Por na mbetët ende pa përgjigje pyetja: Çfarë lloj shteti do të kërkojmë ne shqiptarët, nuk është fjala vetëm për të krijuar shtet, por për të mbajt shtet dhe për formën historike të këtij shteti në realizimin e një strukture të shëndoshë njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat