S`ka fuqi që e shantazhon kombëtaren ”Bota sot”

Opinione

S`ka fuqi që e shantazhon kombëtaren ”Bota sot”

Nga: Binak Maxharraj Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Kërcënimi me vdekje i kryeredaktorit të kombëtares”Bota sot” Idriz Morina, është akt ulët i njerëzve të dobët, pa karakter dhe dinjitet të cilët i dalin krah krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjatë rrugëtimit të vetë “Bota sot” ishte e mbushur më plotë peripeci, sakrifica, me plotë leqe e kthesa të cilat ajo i duroi me sukses, sepse kishte gjithmonë njerëz të cilët nuk ia donin të mirën kësaj gazete, për shkak të objektivitetit të saj. Por, “Bota sot” ishte, mbetet dhe do të jetë një gazetë e cila gjatë gjithë rrugëtimit të saj, luftoi për vlerat e mirëfillta demokratike, për lirinë e shtypit, për lirinë e njeriut, për fjalën e lirë, për të vërtetën.

Kjo e vërtetë në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk po ju pëlqen atyre që e kanë mizën pas veshit, të cilët bëjnë kërcënime dhe shantazhe ndër më të ulëtat.

Për këto arsye të shkrimeve objektive duke e thënë dhe gjurmuar të vërtetën këto ditë u kërcënua me vdekje edhe kryeredaktori i “Bota sot” Idriz Morina. Por edhe për shkak të kërcënimeve dhe shantazheve kombëtarja “Bota sot” nuk e ndalë rrugëtimin për të vërtetën, për lirin e fjalës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat