Letër publike për Gabriel Escobar, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak

Opinione

Letër publike për Gabriel Escobar, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak

Nga: Rexhep Torte Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 13:24
Rexhep Torte

Dialogu Kosovë-Serbi mund të jetë i suksesshëm dhe i drejtë vetëm nëse e konsideroni Serbinë shtet kriminal dhe Kosovën viktimë.

Kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorë të kriminelit Sllobodan Millosheviq moti duhej të ishin prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë për t’i treguar skenarët e planet e gjenocidit serb në Kosovë.

Të nderuar Gabriel Escobar- zyrtar i Lartë i SHBA-ve për Ballkanin, Joseph Borell- Zyrtar i Lartë i BE-së për politikë të Jashtme e Siguri dhe Moroslav Lajçak, emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Serbia dhe serbët me shekuj kanë kryer gjenocide ndaj shqiptarëve autoktonë dhe të pafajshëm për t’i zgjeruar kufijtë e Serbisë kriminale.

Serbia kriminale edhe pas 23 viteve kur e kreu agresionin gjenocidal në Kosovë, aspak nuk është demokratizuar, reformuar apo penduar për gjenocidin e kryer.

Serbia kriminale këtë po e dëshmon edhe sot nëpërmjet mbështetjes së Rusisë dhe Kinës me armatimin e vazhdueshëm dhe me kërcënimet që ia bën Kosovës paqedashëse.

Mbi bazën e demokracisë, të etikës njerëzore dhe të të drejtave e lirive të njerut, dëshiroj T’jua rikujtoj misionin fisnik dhe të rëndësishëm që e keni marë në kryerjen e detyrave dhe obligimeve shtetërore e mbarë njerëzore në dialogun Kosovë-Serbi.

Unë nuk i kam mundësit siç e keni ju, por unë në cilësinë e gazetarit me përvojë më shumë se gjysëm shekull në gazetari, për dialogun Kosovë-Serbi po flas vetëm me fuqinë e argumenteve.

Të nderuar Gabriel Escobar, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, Kosova në këtë dialog nuk lyp asfarë lëmoshe, por kërkon me vendosmëri të drejtën dhe të vërtetën e saj si viktimë e agresionit gjenocidal e kriminal që Serbia kriminale e kreu në Kosovë në vitet 1998/99.

Serbia kriminale në këtë agresion gjenocidal urdhëroi ushtrinë, paramilitarët dhe policët e Serbisë që të kryejnë më shumë se 13 mijë vrasje e masakra ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë, në mesin e tyre edhe ndaj fëmijëve duke pi qumësht në gjoksin e nënës. Serbia kriminale, mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë, i transportoi në Serbi ku i varrosi në varreza masive, për t’i mbuluar gjurmët e krimit. Serbia kriminale, mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë, i transportoi në Serbi ku i dogji në mënyrën më mizore në hekuranat në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve. Dhunoi në mënyrën më makabëre 20 mijë femra autoktone të pafajshëm shqiptare. Rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë 1643 shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. E bëri shkrumb e hi Kosovën dhe detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të Kosovës që të marrin rrugën e eksodit.

Të nderuar Gabriel Escobar, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, për të gjitha këto krime, dhunime e dëbime të shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm shqiptarë në Kosovë, Serbia kriminale nuk u kritikua për asgjë dhe nuk u kushtuzëzua me asgjë nga faktori ndërkombëtar. Serbia kriminale nuk u detyrua që t’i nxjerr para drejtësisë as kriminelët e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë.

Në dialogun e deritashëm Kosovë-Serbi që është zhvilluar në Bruksel, nga ana e BE-së ka patur obstruksione, presione dhe padrejtësi, të gjitha këto në favor të Serbisë kriminale dhe në dëm të Kosovës viktimë. Ketrin Eshton, Frederika Mogherini dhe Johanes Hahn, kanë qenë padrejtësisht në krah të Serbisë kriminale dhe në dëm të Kosovës viktimë.

Si rezultat i kësaj kemi edhe shumë marrëveshje të dëmshme për Kosovën që i kanë nënshkruar udhëheqësit e papërgjegjshënm të Kosovës Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Edita Tahiri dhe Avdullah Hoti, të cilëve u kanë interesuar vetëm interesat vetjake dhe janë bërë pre e shantazheve dhe presioneve të BE-së.

Ju, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, për fat të keq në dialogun Kosovë-Serbi gjertani e keni ndjekur rrugën e paraardhësve T’uaj të sipërpërmendur duke u pozicionuar në anën e Serbisë kriminale.

Nuk është as demokratike, as humane dhe as njerëzore që në këtë dialog, përkundër tërë atyre krimeve në Kosovë të favorizohet Serbia kriminale.

Juve, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, nuk ju dëgjuam asnjëherë ta kritikoni Serbinmë kriminale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq për kërcënimet e vazhdueshme ndaj Kosovës. Nuk Ju dëgjuam ta kritikoni Serbinë për manipulimin që Serbia kriminale po bën me pakicën serbe në Veri në Kosovë, për grupet kriminale serbe, për krimin e organizuar dhe për kontrabandën në Veri të Kosovës që mbështeten nga Serbia kriminale. Nuk ju dëgjuam ta kritikoni Serbinë kriminale për kolonitë serbe që po i ndërton në Veri të Kosovës me ndihmën financiare të Rusisë dhe të Kinës, ku në banesa të reja e të mobiluara vendosën serbë të cilët asnjëherë më parë nuk kanë jetuar në Kosovë.

Të nderuar Gabriel Escobar, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca si udhëheqës të Kosovës dhe populli i shumëvuajtur i Kosovës, nuk mund ta pranojnë në asnjë mënyrë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që don të thotë boshnjakëzim të Kosovës dhe dëmtim serioz të funksionimit të shtetit të Kosovës, sepse Serbia kriminale nëpërmjet këtij asociacioni synon të ketë ndikim direkt në Kosovë dhe me këtë ta shtrijë edhe influencës së Rusisë dhe të Kinës në Kosovë.

Pakica serbe në Kosovë mbi bazën e Kushtëtutës së Kosovës i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të ndërtuara në tokën shqiptare, nga shqiptarët dhe të ruajtura e të mbrojtura nga shqiptarët.

Serbia kriminale, pas pushtimit të Kosovës, këto kisha, manastire dhe patriarkana i ka përvetësuar duke ua ndryshuuar edhe pamjen. Për këtë si fakte egzi\stojnë shumë fotografi ku shifen si janë dukur këto kisha, manastire dhe patriarkana para se Serbia kriminale ta okupojë Kosovën.

Përpjekjet e Serbisë kriminale që këto kisha, manastire dhe patriarkana t’i administrojë nga Beogradi, bëhen me të vetmin qëllim që nëpërmjet këtyre objektëve kulti, Serbis kriminale të ketë ndikim direkt dhe t’i shfrytëzojë për qëllime destabilizimi në Kosovë. Këto objekte kulti në Kosovë nuk mund t’i ruajë e mbrojë askush më mirë se vetë Kosova.

Ju, Joseph Borell dhe Ju Miroslav Lajçak, po kërkoni me ngulm që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, po pse një gjë të tillë nuk e realizoni Ju Borell në Kataloninë e Spanjës dhe ju Lajçak në Sllovkinë tuaj, ku jetojnë më shumë serbë sesa që jetojnë në Kosovë.

Favorizimi i Serbisë kriminale nga ana e Juaj, u dëshmua edhe më deklaratat tuaja dhe me rastin e aksionit kohë më parë të policisë dhe doganave të Kosovës kundër grupeve kriminale, krimit të organizuar krimit të dhe kontrabandës në Veri të Kosovës, deklarata që në vend se ta kritokonit Serbinë kriminale që i përkrahën këto banda kriminale, Ju e kritikonit Kosovën që ndërmorri një aksion të drejtë dhe legjitim.

Të nderuar Gabriel Escobar, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, serbët janë ardhacakë në Ballkan në shekullin e 6-të nga Karpatet te Rusia, dhe se Serbia kufijtë e saj i ka shtrirë duke i vrarë, masakruar e dëbuar shqiptarët autoktonë që kanë jetuar gjer përtej Nishi.

Këtë më së miri e dëshmon kjo Hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, ku shihet sa e vogël ka qenë Serbia në ato vite që janë shënuar në brendësi të kësaj harte.

Image

Serbia kriminale me shekuj ka kryer gjenocide ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm për t’i zgjeruar kufijtë e saj në trojet shqiptare.

Këtë e dëshmon më së miri edhe Leo Freudlich, shkrimtari hebre austriak në librin e tij “Golgota Shqiptare” të viteve 1912/13.

Fakte tronditëse të gjenocidit serb: Femrat shqiptare përdhunoheshin, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Image
Gjenocidi serb i viteve 1912/13

Leo Freundlich, është hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, libër qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njejta ushtri vrau mbi gjysem milion shqiptare.

Libri i tij “Akuza që ulërijnë” është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Freundlich “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja shqiptare Safete Juka, me banim në SHBA-të.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre.

Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve.

Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. – kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Ëien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913. Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm.

Image

Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Ëien, 1913, f. 8-9).

Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”. (L.Freundlich, po aty) Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri. Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë robë, shkruan:

“…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve. Edhe fushat, ishin mbulur me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.”

(Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan Dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshmitë se ka hudhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”!

(Po aty) Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu. Gazeta “Humanite” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsulatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegjjen dhe vrasjen e popullatës shqiptare. Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “Rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli.” (L.Freundlich, po aty) etj.

Të nderuar Gabriel Escobar, Joseph Borell dhe Miroslav Ljaçak, për ta kuptuar se gjenocidet e Serbisë kriminale ndaj shqiptarëve autoktonë ndër shekuj e kanë patur egërsinë e njëjtë, po ua prezentoj edhe disa copëza të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi:

“Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”.

Një nga mjeket deklaron se: “Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”.

Ose rrëfimet e tjera, “Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, “Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

Të nderuar Gabriel Escobar, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, lexojeni me vemëndje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese për krimet e Serbisë në Kosovë.

Sheradin Berisha, në ËEB faqen e “Bota Sot”, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se: “Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqipatët e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve. Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbular nga KFOR-i anglez. Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objteve publike e private, në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyer bejsbolli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhë gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumolator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shunë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin montruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit. Pas zbulimit këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?! Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!

As policia, as prokuroria, as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).

As ato të EULEX-it 2008, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.

Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara dhe të inçizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat