Me mungesën e Vuçiqit, Open Ballkan e drejtoi zëdhënësi i tij Rama!

Opinione

Me mungesën e Vuçiqit, Open Ballkan e drejtoi zëdhënësi i tij Rama!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 22:03
Sherif Ramabaja

Si gjithherë Kryeministri Rama kur është në pyetje Open Ballkan apo Serbia është i entuziasmuar, i relaksuar, optimist, plot vullnet dhe duket sikur fluturon mbi retë e shtata.

Para ca javësh ishte për vizitë në Serbi dhe pamjet atje e tregonin sikur të ishte midis vëllezërve të tij. Pritja për te ishte  madhështore, sikurse të ishte organizuar për vetë Putinin.

Drekat, darkat dhe ahengjet dëshmonin “respektin” që Serbia shfaq ndaj Ramës, kurse për Kosovën milicinë, ushtrinë, paramilitarët, tankset, helikopterët dhe aeroplanët bombardues i mban në gjendje gatishmërie.

Meqë Kryeministri Kurti këmbëngul për procesin e Berlin si i rëndësishëm për rajoni, Rama atij iu përgjigj në mënyrë indirekte duke u munduar që shqiptarëve t´u hidhte hi syve : procesi i Berlinit të cilin zonja Merkel e kishte inicuar, është po i njejti proces identik, Open Ballkan.

Si duket zonja Merkell ka gabuar apo e ka ngatërruar që iniciativën esaj, nuk e ka emëruar Open Ballkan.

Pasi Vuçiq ishte për vizitë në Moskë te shefi i tij Putin, kryesimin e Open Ballkan ia kishte besuar vëllaqkos së tij Ramës, i cili me besimin më të madh e udhëhiqte takimin, duke iu kërcënuar sërish Kosovës: kush të dojë mund të na bashkohet, po tek e fundit secili duhet të vendosë për rrugën që e zgjedh.

Kosova kishte qenë mbi 100 vite e kurorëzuar pa dëshirën e saj me Serbinë dhe mezi e prishi një kurorëzim të tillë, por si duket në Shqipëri ka njerëz të tillë që kanë vuajtur, pse edhe ata nuk e kishinin pasur fatin, që ta kishin një kurorë të tillë.

Kryetari Meta i cili ndodhet për vizitë në Kosovë, po ashtu e kritikoi Open Ballkan, duke e cilësuar si ide millosheviqiane.

Rama edhe pse e mohon lobimin për t´u bërë pjesë e Serbisë me ç´rast do ta ruante pushtetin, ka ndërmarr një fushatë për t´i bindur disa nga liderët e rajonit për iniciativën e tyre.

Nënkryetarin e qeverisë malazeze Dritan Abaz (i) – (o) viç gati e ka bindur dhe me lajka e mashtrime po mundohet që edhe SHBA t´i bind, sepse Lajçak nuk do ta kundërshtonte kur është në pyetje Serbia.

Eskobar (SHBA) edhe pse nuk e kundërshtoi idenë, (sepse çdo kush nga perëndimi i përkrah idetë e tilla kur është bëhet fjalë, hapja e kufijëve për njerëz e mallra), por kërkoi qe edhe tre vendet e tjera të përfshiheshin në proces sepse përndryshe nuk është funksionues.

Kjo kërkesë e Eskobar u kundërshtua nga zëvendësi dhe zëdhënësi i Vuçiq Rama duke i thënë se ne nuk do ta bindim aske, secili vetë duhet të vendosë për veten.

Ky reagim i Ramës tregonte se ai e ka humbur durimin dhe kontrollën mbi veten.

 Pa alternativë dëshiron që të bëhet zëdhënës dhe zëvendës i Vuçiqit edhe kur janë në pyetje SHBA.

Iniciativa amerikane për Berishën, do të duhej që të zgjerohej edhe me Ramën për ta qetësuar politikën shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat