Politika shqiptare ta dëgjojë foltoren e Bashkim Hoxhës

Opinione

Politika shqiptare ta dëgjojë foltoren e Bashkim Hoxhës

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 09:53
Skënder Sadri KAPITI

Këtë shkrim po e filloj me një përshëndetje time për drejtuesin e Emisionit “Koha për t’u zgjuar”, z. Bashkim Hoxha i cili më shumë se kushdo tjetër  dhe përditë merr përshendetje nga folësit e shumtë në emisionin e tij. Ka vite e vite që emisioni i Bashkim Hoxhës është një foltore apo emision tërësisht i publikut,  fjalës së lirë të qytetarit të lirë shqiptar.

Këtë emision apo foltore të publikut së pari duhet ta dëgjojë politika sepse aty  i tregohet  asaj e vërteta të cilën politika e fsheh dhe nuk dëshiron as ta dëgjojë.

Kjo sepse në foltoren e Bashkim Hoxhës qytetari flet ,ankohet dhe kritikon  të këqijat politike dhe korrupsionin  e zullumet e politikës,pushtetit, administratës e të drejtësisë.

Emisioni i Bashkim Hoxhësë nuk është politik, në kuptimin e asaj se te z. Hoxha nuk bëhet propagandë për këtë apo atë politikë, parti apo politikan ,  dhe aty nuk është parësor interesi politikës as i mbartësve të tyre e te pushtetit, por te foltorja e z. Hoxha, qytetarit i mundësohet që të flasë, gjykojë e të denoncojë të këqijat e politikës e të pushtetit; i mundësohet   qytetarit që të  flasë për hallet e problematikat , shqetësimet e tij dhe të publikut;që  të denoncojë dhe të ankohet kundër padrejtësive, dhe i mundesohet qytetarit  të interesohet  për intersiin e vet dhe atë publik.

Kjo foltore nuk i  shërben asnjë krahu politik por është emision apolitik dhe më shumë është antipolitik , sepse aty qytetari i bën politikës denoncimin dhe gjyqin publik.

Ky është dallimi i foltores së Bashkim Hoxhës nga ato foltoret e politikës, të pushtetit dhe të emisioneve dhe opinioneve të disa  televizioneve e të disa gazetave që janë zgjatime dhe intersaxhije e në shërbim të politikës e pushtetit.

Pra në këtë aspekt themi se foltorja e Bashkim Hoxhës nuk është politike.

Por ama në aspektin tjetër edhe nuk mund të thuhet se nuk është foltore politike , pasi edhe ndonjë qytetar shprehet te ai emision që të mos flasim për politikën.

Por sot nuk mund të jesh thellësisht dhe krejtësish apolitik dhe i paanshëm e indiferent karshi saj.

Mundesh edhe mos me qenë anëtar i ndonjë partie ose mos me i shprehë botërisht qëndrimet politike, por nuk mundesh me pasë qëndrim të paanshëm në politikë.

Kjo nuk ka  mundësi, sepse, edhe nëse do të qëndrosh i paanshëm, politika të prek ty sepse ajo premton shumë e gjithcka dhe  përderisa edhe kërkon votën tënde; përderisa politika të prek  dhe kur ajo ka nevojë shkon te qytetari    punëtor, i papunë, shkon te  studenti, te i moshuari, te i kamuri, te i skamuri, arsimtari, te intelektuali,  artisti, shkon te pensionisti e kudo.

Pra  politika prek qytetaret dhe interesin qytetar se ka te beje me punesimin , me mireqenien , me arsimin ,me shendetsine, me me dritat e ndicimin, me sigurine etj. Dhe  këto ia  mundëson publikut që ai të shprehet te foltorja e Bashkim Hoxhës të cilën duhet ta dëgjojnë politika, sidomos pushteti, kryeministri, ministrat si dhe  gjyqtarët, prokurorët dhe shteti, administrata  e institucionet e tij.

Prandaj qytetarë i janë mirënjohës Bashkim Hoxhës për këtë mision publik e në shërbim të publikut bërë me mjaf përkushtim prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat