Mbledhja e sotme, ngjarje shumë e rëndësishme historike kombëtare shqiptare

Opinione

Mbledhja e sotme, ngjarje shumë e rëndësishme historike kombëtare shqiptare

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 26 nëntor 2021 Në ora: 23:28
Mbledhja e qeverive shqiptare

Ne shqiptarët duhet të jemi sa më shumë pranë njëri tjetrit si në gëzime po ashtu edhe në hidhërime!

Nuk është se e duam Atdheun dhe kombin pa e dashur njëri-tjetrin, sa më afër në mes veti aq, më afër zoti pranë nesh!

Sado që në të vërtetë janë sakrifica sublime gjaku në luftë dhe kontribut shumë i rëndësishëm i ndjersës në paqe, që të dyja janë në shërbim të atdheut.

Pra, liria fitohet me gjak, ndërkaq atdheu zhvillohet dhe përparon me ndjerë!

Nuk thuhet kot, se sa më shumë ndjerë në paqe, aq më pak gjak në luftë!

Takimi i sotëm i të dy qeverive në Elbasan dhe arritja e 16 marrëveshjeve bashkëpunimi Kosovë- Shqipëri, shënoi një ngjarje shumë të rëndësishme historike kombëtare shqiptare.

Me gjithë një atmosferë impozante kombëtare, kjo ngjarje është edhe një mesazh i qartë ndaj të gjithë atyre që nuk ia duan të mirën kombit shqiptar, që mendojnë se mund të shkelin të drejtat legjitime të këtij kombi si në të kaluarën, duhet ta dinë se gabohen keq.

Ne jemi një popull i urtë, jetojmë në tokat tona dhe gjithmonë ndihemi rehat dhe jemi krenarë, sepse nuk kemi aneksuar toka të te tjerëve, siç kanë aneksuar të tjerët tokat tona dhe e kanë të vështirë të ndihen rehat për fajin e tyre...

Dëshira jonë e sinqertë është të jetojmë në paqe të përhershme me fqinjët tanë, por kjo nuk varet vetëm nga dëshira jonë...

Fqinjët tanë, dëshirën tonë për paqe dhe bashkëpunim nuk duhet ta konsiderojnë dobësi, por përkundrazi guxim për fqinjësi të mirë në interesin e gjithanshëm, sepse vetëm kështu shmangën konfliktet, të cilat nuk janë në të mirën e askujt.

Forcimi dhe përparimi i kombit shqiptar është garancia e vetme e paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe më gjerë, ani pse armiqtë e këtij populli e pohojnë të kundërtën me qëllim të realizimit të aspiratave të tyre hegjemoniste ndaj popujve tjerë të rajonit të Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat