Vrasjet makabre dhe kërcënimet kriminale ndaj gazetarëve duhet të marrinë fund menjëherë në Kosovë!

Opinione

Vrasjet makabre dhe kërcënimet kriminale ndaj gazetarëve duhet të marrinë fund menjëherë në Kosovë!

Nga: Adem Bytyçi Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 14:45
Adem Bytyçi

Akti kriminal ndaj një autobusi në lëvizje në fshatin Gllogjan, me ç’rast humbën jetën tre persona dhe një i plagosur rëndë, nga të cilët dy të vrarë ishin nxënës të shkollës së mesme, jep për të kuptuar se, krimi në vendin tonë është në ngritje e sipër dhe lufta kundër tij nuk është duke u zhvilluar në nivelin dhe përmasat që do të duhej në ç’rrënjosjen e këtij fenomeni makabër, i cili në të shumtën e rasteve po merr jetë të pafajshme të qytetarëve tanë.

Rasti makabër i Gllogjanit duhet të ndikojë, që sanksionet penale ndaj kryersve të krimeve mizore duhet të ashpërsohen shumë më shumë në ligjislacionin penal të Kosovës.

Ata, që mendojnë ndryshe, nuk duan ta luftojnë krimin dhe të mbrojnë jetërat e pafajshme të qytetarëve tanë.

Për të gjitha të këqijat me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë nga krimi dhe kriminelët, fajtor është politika dhe sistemi i drejtësisë i brishtë, i pa konsoliduar dhe në të shumtën e rasteve i dyshuar për korrupsion.

A mund të thuhet ndryshe kur gjyqtarët i dënojnë keqbërësit nën minimumin ligjor?!

A ka mundësi të shpjegoj dikush pse Prokurorët dhe gjyqtarët kundërshtojnë procesin e vettingut dhe insistojnë ta marrin në duart e tyre këtë proces kaq të rëndësishëm të zbatimit të drejtë të drejtësisë në luftimin e të gjitha formave të krimit dhe largimi nga sistemi i drejtësisë i atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët nuk e meritojnë të jenë pjesë e këtij sistemi… A thua në rrethana të tilla a mund të luftohet krimi dhe autorët e tij në vendin tonë?!

Në një vend të vogël si Kosova, me një popullsi prej 1.700 000, banorë, me një polici të konsoliduar me të gjitha segmentet e luftimit të krimit, me një shkallë mesatare të zhvillimit ekonomik dhe me nivel gjithashtu mesatar të arsimit të popullsisë dhe me një sistem të drejtësisë i cili pretendon se është i nivelit evropian, krimi duhet të jetë në rënie dhe jo në ngritje.

Nuk diskutohet se shkaqet e paraqitjes së krimit dhe aspektet e luftimit të tij janë të shumta dhe të ndryshme në aspektin shkencor, sociologji, psikologjik, por nuk mund të mohohet se, edhe ashpërsimi i sanksioneve penale kundër autorëve të krimit, të cilët krimin e kanë në gjene, është njëra ndër metodat e luftimit të krimit e cila meriton vëmendjen multidiciplinare të ekspertëve të fushave të ndryshme në luftën e ç’rrënjosjes së krimit përfundimisht apo kufizimin e tij në vendin tonë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat