Demonstratat e 27 nëntorit 1968 në Prishtinë

Opinione

Demonstratat e 27 nëntorit 1968 në Prishtinë

Jusuf Buxhovi Nga Jusuf Buxhovi Më 27 nëntor 2021 Në ora: 19:18
Demonstratat e 27 nëntorit 1968 në Prishtinë

Shtetndërtimi i Kosovës, i mbështetur mbi formulën e barazisë në federatën e atëhershme jugosllave, që praktikisht do të thoshte çlirim nga zgjedha serbe, fillon me demonstratat e nëntorit të vitit 1968, të nisura në Prizren më 5 nëntor dhe të vazhduara në disa qytete, për t'u kurorëzuar me ato në Prishtinë, më 27 nëntor.

Këto demonstrata, ku për herë të parë doli në pah kërkesa për Republikën e Kosovës e që për dëshmorë të parë patën të riun Murat Mehmeti, ua hapën rrugën ndryshimeve të mëdha që u pasqyruan me themelimin e Universitetit të Kosovës në Prishtinë në vitin 1970 si dhe institucioneve të tjera kombëtare, prej nga u ngrit brezi i një inteligjencie arsimore, kulturore dhe politike që mori përsipër proceset e mëtutjeshme të avancimit të pozitës kushtetuese të Kosovës në federatën jugosllave, që do të sanksionohen me ndryshimet kushtetuese të vitit 1974.

Ideatorët dhe organizatorët e këtyre demonstratave do të mbesin në histori si shtysë e një procesi ndër më të rëndësishmit, që vuri në lëvizje ndryshimet historike me anën e kërkesave legale, jashtë konvencave ideologjike-revolucionare të viteve të pesëdhjeta dhe të gjashtëdhjeta mbi konceptin e një iredetizmi ideologjik. Ato vazhduan në vitin 1981, në vitin 1989, 1997, 1999 për t'u kurorëzuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat