“I nderuari Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, i dashuri Edi”, kështu e fillojë fjalimin Kryeministri Albin Kurti

Opinione

“I nderuari Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, i dashuri Edi”, kështu e fillojë fjalimin Kryeministri Albin Kurti

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 28 nëntor 2021 Në ora: 08:16
Edi Rama, Albin Kurti

Kështu e fillojë fjalimin e tij, Kryeministri i Dardanisë, Albin Kurti.

A është kjo falls a është nonsens. Tani, a duhet të deshifrohen këto fjalime pompoze si “shprehje dashurie” ne mes të dy Kryeministrave të cilët, përderisa “ i dashuri Edi”, e shiti Kryeministrin Kurti shumë lirë të krimineli, alias, kryetari aktual i Serbisë, ministër i Millosheviqit, pjesëmarrës në masakra e gjenocid ndaj popullit shqiptar të Dardanisë, apo, është një kurth shumë mirë e përgatitur nga “ i dashuri Edi”, nen regjinë e Vuqiqit, Ramës dhe, një pjesë e opozitës së Dardanisë e cila, duke i lëvizur edhe gurët e ndryshkur të ish qeverive në koalicionet të turlifar llojeve e partish, që, duke organizuar demonstrata të (pa)arsyeshme sepse dihet gjendja sociale por, a është në gjendje që Qeveria më këtë buxhet të varfër, t’i mbyllë të gjitha ato vrima sociale të cilat, si pasojë e kanë, hajninë të pa përmbajtur të ish pushtetarëve, tenderomaninë e shfrenuar e cila bëri kërdi duke shitë asetet vitale më çmime dumping e duke u pasuruar vet.

Sulmet ndaj Qeverisë nga të gjitha anët, më shumë është gjendje paniku se, sipas asaj që është duke u ndërmarr, mund të zbulohen edhe ata individ të cilët, po e vazhdojë kjo qeveri më këtë tempo, do t’u dalë boja dhe do të zbulohen, anipse, tani mund të shihen e prekën pasuritë e jashtëligjshme, ku i pritët të përballën me drejtësinë.

E, këtë, këta, nuk mund ta durojnë sepse, janë njerëz që “ kanë merita të luftës dhe, duhet të jenë të paprekshëm”, ose, ata të cilët kanë dhënë kontribut të hatashëm në shtetëndërtim, ama, që dikush nuk po ua vlerëson si e sa duhet, prandaj, edhe këta duhet “të jenë të privilegjuar, ose të shikuar përmes gishtave”.

Këtë, kjo Qeveri, “nuk po e kupton, prandaj edhe po sillet më arrogancë ndaj tyre”.

Ti kthehemi Samitit të dy Qeverive, të cilin nga dëshira dhe pritjet e efekteve të tyre në praktikë, i quajtën, historike.

Krahasohen më Pavarësinë e një gjysmë Shqipërie më 1912 ( aq ka qenë e mundur atëherë) dhe, tani, hapjen e kufijve dhe leje qëndrime i shtetaseve nga të dy anët në një afat të përkohshëm prej 5 viteve, e më pastaj, edhe lejeqendrimi të përhershëm duke i thjeshtëzuar sa që është vërtetë një formalitet i cili ia mundëson cilitdo qytetar, të jetë banorë i përhershëm, pastaj, punësim më një proceduar të thjeshtësuar, kalimi i kufijve pa ndalim vetëm përmes kamerave të vendosur sikur këtu në Amerikë kur kalohet nëpër ura apo aty ku duhet të paguhet për shfrytëzimin e asaj pjese të rrugëve magjistrale, etj.

Kjo, vërtetë, është historike në këto momente ma së të nevojshme në kundërthëniet e kundër qëndrimeve rreth iniciativave, siç është kjo, e trinilateralëve, Serbi, M.e Veriut, Shqipëri, edhe për kundër faktit së, në ketë kurth të Vuçiqit, Ramës dhe Zaevit, anipse ky i fundit, siç thuhet, vetëm iu duhet për votë, por jo edhe vendimmarrës, kundrejt tri shteteve tjera, BeH, Mali i Zi dhe Dardanisë, të cilat më “ kryeneçësi”, nuk po u bindën kësaj nisme e cila, gati është e ngjashme më Marrëveshjen e Berlinit, por, për dallim ku, anëtare mund të jenë, vetëm shtete sovrane të njohura nga njëra tjetra, dhe të kenë marrëdhënie të mira ndër fqinjësorë.

Kjo, po i mbetët Serbisë në fyt sepse, ajo, assesi nuk do ta pranojë pavarësinë e Dardanisë dhe, nuk donë qe të jetë e barabartë por, që, ketë rrol, mund ta merr Shqipëria e Edvin Kristaq Ramës i cili, duke hyrë në këto obligime apo, siç thotë populli, “më bë hoj( më u përgjigjur) pa e thirrur askush”, ky, për hir të obligimeve të cilat i ka marrë nga Vuçiqi, e tha edhe një gjë “ shumë të vlefshme” duke cekur se, Serbia, mund ta njeh Dardaninë edhe pasi të nënshkruhet kjo marrëveshje.

Populli e ka një thënie: hiqna tutën, po ta fali atin.

Unë mendojë se, “ i dashuri Edi”, para se të pajtohet për këtë akt historik, me rastin e hapjes së kufijve dhe qarkullimit të mallrave dhe udhëtareve nëpër, pikat kufitare, po mos të kishte në prapavijë një kurth e cila iu pregatit Dardanisë që në këtë mënyrë duhet t’i lejohet edhe Serbisë kalimi neper këto pika kufitare në marrëdhëniet ekonomike në mes të Serbisë dhe Shqipërisë dhe, kjo, sipas arkitektëve të kësaj ideje, ky do të jetë vetëm kalim transit, ama, që Dardanisë nuk i shkakton kurrfarë problemi sepse, mallra shkojnë direkt për Shqipëri dhe, po që nevoja, Serbia do ta paguaj shfrytëzimin e rrugëve apo hekurudhave.

Dhe, kështu, “legalizohet”, Ballkani i hapur që, askujt nuk i pengon ndërsa, Shqipëria dhe Serbia, do të kenë marrëdhënie bilaterale në të gjitha sferat, “pa i penguar Dardanisë”.

Kjo, në sy të botës demokratike, shihet si veprim progresive, mundësi e zhvillimit të marrëdhënieve në mes shteteve ballkanike, duke e mundësuar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave përmes lehtësimeve doganore.

Ashtu duket në sy të atyre të cilët, nuk e dinë ose nuk duan të thellohen në çështjet politike të cilat janë të rëndësisë së veqant, posaçërisht për Dardaninë, pasi, ende nuk ka përfunduar procesi i bisedimeve ne mes te Serbisë dhe Dardanisë, e qe janë të rëndësishme për të pasur një fqinjësi normale më njohje reciproke paraprake.

Unë, nuk jam i bindur se, “ i dashuri Edi” do të ishte aq i lirë që të ndërmarr një hap të këtillë, po mos të qëndronte një fije shprese se, Kryeministri Kurti, ose nen presionin ndërkombëtar ose më ndonjë kurth ose shantazhim tjetër të radhës, qoftë edhe duke e quajtur, “ një Kryeministër të papërshtatshëm dhe jo bashkëpunues”, ose, edhe Kurti, do t’i ndërrojë qëndrimet si veti e përmirësimit kohëve të fundit.

Një gjë, për mendimin tim është e sigurt. Edvin Kristaq Ramës, nuk i besohet e kjo është vërtetua që sa herë më sjelljet e tij ndaj Dardanisë e në favor të Serbisë.

Se, deklarimet e tyre më shumë ambiguitete apo plotësim dëshirash sa për sy e faqe e për konsum te brendshëm politik, kur është ne pyetje Kristaqi sepse, karriga ka nisë t’i lëkundet pas zhvillimeve politike në Shqipëri. Akuza publike rreth korrupsionit e narkomafisë në krye më Kristaqin, janë alarm për prokurorinë e shtetit dhe DASH-in, se, regjistri i vërtetë i personave nongrata, ende nuk është publikuar, sepse, shumë prova janë dhënë, publike gjate tubimeve në foltoret e Dr. Sali Berishës i cili, akuzon Soroset, babe e birë, akuzon Kryeministrin për abuzim më pushtetin dhe, akuzat, tani të mirënjohura për vjedhje votash.

Sido që të jetë, Marrëveshjet e nënshkruara nga Samiti i të dy Qeverive, janë historike, nëse ato vërtetë zbatohen në praktikë, qe, i bije se, bashkimit kombëtar mund t’i paraprihet pa pompozitete boshe por me punë dhe veprime të përbashkëta ku, qytetarët e të dy vendeve, e ndjejnë vetën ashtu siç duhet ta ndjejnë në tokën dhe shtëpinë e tyre, ani pse padrejtësisht të ndarë më dhunë dhe presione politike.

Duke iu uruar të gjithë shqiptarëve kudo që janë, e posaçërisht atyre në Diasporë, Gëzuar 109 vjetorin e Pavarësisë se Shqipërisë, duke iu dëshiruar të gjitha të mirat në familjet e tyre dhe, njëherit realizimin e ëndërrtës shekullor, unifikimin të vërtetë të Shqipërisë Natyrale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat