Do mund pozita me këtë opozitë të reformojë Kosovën?

Opinione

Do mund pozita me këtë opozitë të reformojë Kosovën?

Nga: Ruzhdi Peçani        Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 10:00
Ruzhdi Peçani

Për të bërë ndryshimet në sistemin politik, mjaftojnë që kjo të bëhet për gjashtë muaj. Por për institucionalizimin e demokracisë, gjegjësisht vendosjen e sundimit të së drejtës, një parlamentarizmi plural  dhe vendosjes, apo krijimit të një shoqërie demokratike të mirëfilltë me një shkallë të lartë të kulturës politike kërkohen 60 vite – kështu kishte shkruar sociologu i njohur  Ralf Darendorf (Dahrendorf) në librin e tij Shqyrtimet për revolucionin në Evropë  (Reflections on the Revolution in Europe), të publikuar në  1990.në fillim të tranzicionit të shteteve postkomuniste.

Dhe pas dy decenieve, mund të thuhet se partitë politike në Kosovë gjenden në fazën e dytë, në instalimin e institucioneve demokratike, duke qëndruar larg një kulture demokratike, kjo në veçanti  për tri partitë politike tani opozitare (PDK,LDK dhe AAK) si më të vjetra, pa të cilën kulturë asnjë shoqëri nuk mund të konsideroj veten si një demokraci e mirëfilltë.

Në Kosovë, pak sa jemi larguar nga faza e parë, më saktë nga vendosja e një sistemi plural, me mangësi të shumta të institucioneve të fuqishme demokratike. Kjo, ngase për njëzet vite ishte vendosur, nga ish kryeministri dhe Presidenti Thaçi një sistem autarkie të koncentrimit të “fuqisë së madhe” në duart e tij, edhepse sipas Kushtetutës funksioni i tij, si president, ishte protokollar. Kështu institucionet në masë të madhe ishin të gjveshura nga kompetencat dhe të instrumentalizuara si servis i tij. 

Patjetër, se opozita aktuale mbartë përgjegjësinë për gjendjen aktuale, ngase ishte në pushtet që nga 2008 deri në 2020,me shumë veprime të saja ka kopmromentuar me principet demokratike që kishte, duke shkaktuar një zhgënjim të mëdha. Fjala është për privatizimet e dyshimta të egëra mafioze me koncentrimin e fuqisë në duart e tyre ,me këtë edhe kapjen e shtetit katërçipërisht të të gjitha instilacioneve të pavarura si gjyqësorin ashtu edhe atë prokurial. Thënë shkurt ,një nëpërkëmbje e shtetit në çdo segment.

Kështu në dymbëdhjetë  vitet e shkuara, kjo opozitë, kush më shumë e kush më pak,kishin forcuar pozicionet në të gjitha fushat duke bërë gabime sistematike ,pra qëndronin si një e “keqe e domosdoshme” e cila “duhej” toleruar  për hir të integrimit evropian dhe se do “fitonim” liberalizimin e vizave, që aqë shumë premtohej nga kjo opozitë. Po, ndodhi një zhgënjim i madh, që nga 2008 punët shkuan keq në çdo sferë të jetës.Nuk është kjo Kosova që e pritnim të bëhej, shumë çka shkoi mbrapshtë, funksioni i dëmeve që kanë ndodhur është në pambarim.

Në Kosovë liria dhe pavarësia ishin nëpërkëmbur. Ashtu si vitet kalonin, ne jo se ndërtuam paqen por po rrezikonim edhe lirinë e fituar dhe shtetbërjen. Gjerë në 2008 ”politikanët” tanë do apelojnë tek qytetarët se duhet patur  durim, se “ditët e mira do vijnë”, se duhet të jemi të kujdesshëm të mos lëmë përshtypje jo të mira tek ndërkombëtarët që tani më ishin në Kosovë, dhe populli do pranonte këtë, ngase kishte edhe premtime se me shpalljen e pavarësisë “Kosovën do e zhvillojmë dhe do e bëjmë si Zvicrën”.

”Politikanët” tanë nuk do kursenin të thurin  edhe lavde për popullin si një popull heroik, trim e atdhedashës me përplot durim! Në zhargonin e tyre politik ishte fjala “agjendë politike” dhe kishin këtë, po kjo agjendë ndër vite na doli se ishte një kamuflim. Ekzakt, në 2011 filluan bisedimet e pafundme me Serbinë në Bruksel, që më 2013 dhe 2015 do bënim marrëveshjen më të dëmshme që do binte ndesh me Kushtetutën e vendit.Kështu që nga viti 2000,me këto marrëveshtje, dhe tjera, ”Kosova kishte bërë vetëvrasje diplomatike”.

Përveç kësaj,  Kosovën do e përcjelli një korrupsion galopant me krimin e organizuar. Raportet e Progresit që vinin nga BE nga viti në vit sikur ishin “copy-paste” nga viti paraprak, nuk kishte shenja se korrupsioni po luftohej përkundër premtimeve të zyrtarëve se korrupsioni do ketë tolerancë zero. Progresi nuk shihej kund në gjithë sferat e jetës socio-ekonomike, ky trend vazhdonte dhe nga viti në vit lakorja shkonte në rënie. Këto parti kishin agjendat e tyre klanore – por jo politike për interes  vendi.

Po cilat ishin synimet e këtyre subjekteve, po dhe tani si opozitë që janë, çka vërtet kjo synon dhe dëshiron, kjo mund të shihet nga programet, por më tepër ne kuptojmë nga ajo se si kjo opozitë funksionon, në veçanti nga biografia e liderëve që kishin këto subjekte, po dhe këta që janë aktualisht.

Si thotë një fjalë popullore “letra gjithçka duron”, dhe në këtë rast liderët e këtyre partive, sa qeverisnin herë si PAN e herë si PLAN, liderët e tyre premtonin “kështjella e qytete”, integrime evropiane me liberalizimin që e kishin bërë si refren, por veprimet e tyre tregonin se kishim të bëjmë me hepening politik – çdo gjë ishte hipokrizi.

Po tani të flitet për udhëheqjet partiake, duke u fokusuar tek udhëheqësit – liderët partiak,”parisë” së partisë. Do bëjë përpjekje të shpjegoj fenomenin e liderëve “të pa tundur”, të cilët arrinin të qëndronin gjatë në kreun e partisë. Dhe nuk qëndronin vetëm këta lider, po edhe me bashkëpunëtorët më të ngushtë si dhe pjesëtarë të “rrjetit joformal”, pra shokët, miqtë dhe familjarët. Kjo që tregon kokëzimin e organizatës së partisë. Kjo ishte e dukshme tek partitë që tani janë opozitë parlamentare, pra PDK, LDK dhe AAK.

Të kthehemi dhe shohim se si u krijuan partitë politike në Kosovë, si të kushtëzuara nga aspekti social - historik, nuk mund të hiqet nga mendja se partitë politike, heq LDK, u krijuan si rezultat i veprimit dhe kreativitetit të personave të caktuar. Vendimi i tyre  për këtë mbështetet në këto tre shkaqe:

E para nevoja për një aksion kolektiv për avancimin e interesit të caktuar, i dyti që të aktualizoheshin dilemat rreth çështjeve kyçe me të cilat përballej vendi dhe i treti ishte përkushtimi që përmes partisë të kënaqen ambiciet personale të krijuesve të tyre.

…nevojë për një paradigmë të re

Opozita në Kosovë mund të ketë shansin afatgjatë, po do ofroj një paradigmë të re dhe të plotë politike – atë të zhvillimit të brendshëm demokratik ashtu edhe të çështjes së zgjidhjes që çështjes së Kosovës dhe qëndrimit ndaj së kaluarës .Me programet që kanë, si të pa reformuara, po vazhduan nuk do kishin shansin edhe në zgjedhjet që do vinë pas tre viteve.

Po të zhvillojnë reformat rrënjësore, PDK duke u liruar nga “thaçizmi” po dhe LDK të lirohet nga levat e “I–mustafizmit”, atëherë do fillonte ndryshimi  i mendësisë në vend, e cila në staza të gjatë, do mundësonte ardhjen e këtij opsioni në pushtet, dhe që do ishte me rëndësi,  do mundësonte transformimin e shoqërisë kosovare.

Po do qëndrojnë, këto parti, të ngarkuara me kalkulimet ditore – politike dhe në konceptet e vjetra, sërish do kenë vështirë të vinin në pushtet – ngase kjo është “fushë” e  Albin Kurtit në të cilin ky është më i fuqishëm – e, që do ishte më keq, Kosova do mbetej e pareformuar me vulën e qytetërimit. Kalkulimet ditore të opozitës  kanë vetëm një qëllim se si ta “rrëzojnë” Albin Kurtin. Mendoj se kjo është një qasje e gabuar dhe nuk do duhej të ishte si i vetmi qëllim i një grupimi politik.

Të futen në fushën e Albin Kurtit,të bëjnë përpjekje dhe ta mundin, aty ku ky qëndron si zot shtëpie  absolutë – për mua e pakuptuar absolutë. Përse këtë kanë zgjedhur këtë taktikë unë nuk e kuptoj.

Fytyra të vjetra me paketim të ri

Në PDK ndodhi ndryshimi  në kreun e partisë, ndodhi në mënyrën më jodemokratike zgjedhja e  kryetarit Memli Krasniqi, pa kundër kandidat. Kërkohej, nga direktiva një kandidat që është i rritur dhe që është pjekur në parti me ideologjinë që ka partia, këtu dyshi do jetë Vlora Çitaku këta ishin të parafiksuar me direktivë. Fytyra të vjetra me paketim të ri.

Se në PDK vështirë të ndodhi reforma, nuk është problemi te Memli Krasniqi por “thaçizmi” si shkas i strukturës së instaluar, dhe pa një ndërrim e strukturës, konceptit dhe mendësisë nuk ka reformim. Këtu qëndron problem kyç.Në PDK nuk ka vullnet dhe fuqi politike për të ndërtuar një konsensus të ri ideologjik –dhe do mbesin që si parazit të shfrytëzojnë konsensusin e vjetër ideologjik ,tani më të ngjizur, ashtu si po vepron edhe AAK.

Në këtë rast, në opinion mjaftë shpesh dëgjohen tezat, se në Kosovë Partitë politike janë jodemokratike, jo vetëm se ngjanin po dhe ishin  parti liderësh. A do arrin, secila nga to ,të identifikoj mangësitë dhe të bëmat që kishin, mbetet të shihet. Po kanë identifikuar, duhet patjetër të reformohen, po deshën që të mbeten parti parlamentare dhe institucionalit.

Dymbëdhjetë vjeteshin që lamë, do shënohet në pjesën e errët të historisë së re të Kosovës.Kështu këto parti politike, po deshën të qëndrojnë, nuk u mjaftojnë vetëm reformat e thella brenda partisë, po dhe të kërkojnë falje publike, për të gjitha të bëmat, qytetarëve të Kosovës, po deshën që në zgjedhjet e ardhshme të qëndrojnë si parti parlamentare në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Dialogu teren i rrëshqitshëm për opozitën

Kryeministri, Albin Kurti kërkon të gjejë një gjuhë të përbashkët me opozitën për dialogun e pritshëm me Serbinë. E keçja se nuk u arrit gjuha e përbashkët. Ftesës së Albin Kurtit ishin përgjigjur LDK dhe AAK, por jo dhe PDK. Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë në vazhdimësi konstruktive sa i përket çështjes së dialogut, dhe në këtë frymë është zhvilluar edhe takimi që ka pasur kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me kryeministrin Kurti.

Lidhja demokratike e Kosovës, kujtojmë se me zgjedhjen e kryetarit të ri z.Lumir Abdixhiku, ka identifikuar shpejtë problemet që e kishin përcjellur. Dhe pa humbur kohë ka filluar me reformën dhe ristrukturimin.

Këtë e mbështesim në atë, kur grupi parlamentar i LDK bëri hapin dhe veprimin shumë të rëndësishëm në  bërjen e kuorumit për votimin e presidentes Vjosa Osmani – Sadriu, gjest ky në evoluimin e kulturës konstitucionale. Kjo mund të shpjegohet si forcim i rolit të patriotizmit kushtetues.

Të themi se ishte kjo ide e patriotizmit apo formë në procesin e patriotizmit konstitucionali cili qëndron, si një lloj attachmenti nacional kushtetues, duke qëndruar mes patriotizmit klasik të shtetit nacional dhe patriotizmit kushtetues patriotik si paradigmë e ndryshimeve politike.

… dialogu dhe asociacioni si “kurth” për Albin Kurtin

Që me zgjedhjen  e Albin Kurtit Kryeministër, i  ishte shtruar pyetja : ”Kryeministër çka do bëni me asociacionin?”, pyetje kjo ekuivoke me pretekst të caktuar. Kjo le të kuptohet nga ajo që kishte thënë  në studio RTK3,23 nëntor, Memli Krasniqi : “… qeveria na ka vesh tersi të formoj asociacionin –ka trashëgimi Marrëveshjen e 2013 dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe duhet ta formoj, u mbetet vetëm ta bëjnë Statutin”?!

Kështu PDK dhe AAK dialogun e shohin si një “kurth” që mund të bie kryeministri. Po, ja që mbeten të zhgënjyer me atë që deklaron Kryeministri  Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani – Sadriu.

Me një opozitë destruktive, të ngjizur me mos durim, egocentrizëm dhe bajraktarizëm, duke bërë edhe obstruksion në Kuvend – Kosova si shtet, vështirë se mund të reformohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat