E vetmja që nuk vdes kurrë është memoria e kombit!

Opinione

E vetmja që nuk vdes kurrë është memoria e kombit!

Nga: Adem Bytyçi Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 15:33
Adem Bytyçi

Nuk po flas e shkruaj për LDK-në e Fatmir Sajdiut, Isa Mustafës dhe Lumir Abdixhikut, por për ca momente të qenësisë njerëzore, politike dhe kombëtare të dr.Ibrahim Rugovës.

Ata, që nuk vuajnë nga komplekset egoiste politike dhe interesat meskine partiake anti-kombëtare e dinë se, pa kontributin e dr.Ibrahim Rugovës, Kosova nuk do të ishte këtu ku është tani.

Ta dini se, në këtë kohë kur Kosova po përballet me shumë të papritura dhe paqartësi për të ardhmen e saj, aq shumë i mungon dr.Ibrahim Rugova dhe prof.Fehmi Agani.

Pas shkuarjes në amëshim të dr.Rugovës, politika kombëtare dhe shtet ndërtuese në Kosovë ka pësuar ca turbulenca vërtetë në kahje negative të interesave imediate të Kosovës dhe të popullit të Kosovës.

Madhështia e dr.Rugovës shpalosej në planin multi dimensional në favor të Kosovës, por ajo që e karakterizonte këtë burrë të madh të kombit shqiptar ishte urtësia, modestia dhe afërsia me popullin dhe qytetarët e Kosovës pa dallim etnie dhe religjioni.

Asnjëherë kontributin e tij nuk ia ka atribuar vetes së tij, por popullit dhe kolegëve të tij veprimtarë të kauzës kombëtare.

Përveç shumë virtyteve të larta njerëzore dhe kombëtare, dr.Ibrahim Rugovën, modestia, urtësia, mençuria dhe largpamësia e dallon nga egoizmi dhe protagonizmi i ca politikanëve tjerë pasardhës, të cilët përherë karrierën e tyre politike e kanë ngritur mbi kontributin dhe sakrificat e të tjerëve, nga ky defekt edhe tani vuajnë shumë politikanë të Kosovës ...

Një fakt duhet ta pranojmë edhe atëherë kur nuk na konvenon: politikan lind e nuk bëhesh, që do të thotë se politikanë si dr.Ibrahim Rugova lind njëherë në 100 vite, pra kjo është ajo që e bënë dr.Rugovën të veçantë si politikan dhe atdhetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat