Loti i derdhur i mijëra qytetarëve në ceremonitë mortore për tre të vrarët, raftë si rrufe mbi gjakatarin!

Opinione

Loti i derdhur i mijëra qytetarëve në ceremonitë mortore për tre të vrarët, raftë si rrufe mbi gjakatarin!

Nga: Skender Mulliqi Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 21:42
Autori

Ajo më e rënda që po i ndodhë Kosovës së pasluftës, janë vrasjet, të cilat e bënë gjendjën e padurueshme të sigurisë, gjendjes ekonomike dhe sociale. Është e dhimbshme vrasja e së premtës që ndodhi në Gllogjan, e cila tronditi mbarë shqiptarët kudo që jetojnë.

Ai që shtiu më armë në natën e kobshme të këtij fund nëntori, meriton dënimin më të rëndë. Nëse këto tre vrasje makabre u kryen në brendi të fshatit, është i pajustifikueshëm reagimi më duket mua paksa i ngadalshem i organëve përkatëse për kapjen e dorasit. Këso reagimesh kemi pasur edhe në të kaluaren, që iu ka mundësuar dorasëve ikjen nga vendi i ngjarjës.

Edhe pse nga policia po thuhet së rebeshi i shiut ka vështirësuar punën për gjetjën e gjurmëve të krimit , megjithate shtrohet pyetja logjike, se si është e mundur që të kalojnë kaq shumë orë dhe mos të kapet krimineli ose më shumë prej tyre që mund të jenë në këtë rast? Nuk i bëra këta rreshta për kritika ndaj policisë së Kosovës për mos angazhim, por vonesa në kapjen e dorasit apo mos kapja e tij e mundshme mund të paraqes rrezik për krime të tjera e që nuk ishte dashur të lejohen.

Unë e kam thënë edhe në një paraqitje të shkurtër së pos çfarëdo motivi që është kryer vrasja e trefishtë dhe plagosja e një përsoni, mos të përjashtohet këtu edhe ndonjë motiv armiqësor ndaj Kosovës, edhe pse policia e ka përjashtuar duket një mundësi të tillë. Këtë e them se si ndodhi kallja e autobusit para pak ditësh në Bullgari, ku gjetën vdekjën 45 shqiptarë edhe këtu shumë prej tyre të moshës së re dhe fëmijë.

Sidoqoftë të shpresojmë të gjithë se dorasi do të kapët, si justifikim sado i vogël që është për familjët e të vrarëve, të cilët po përjetojnë qaste të dhembshurisë së madhe, për humbjën e më të dashurëve të tyre, pa asnjë faj. Mallkimi i Zotit dhe loti i dërdhur rrëke jo vetem i familjarëve, por i mijëra të pranishmëve në ceremonitë mortore në fshatin Gllogjan, dhe ne fshatin Skivjan prej nga ishte shoferi i vrarë i autobusit , raftë si rrufe mbi gjakatarin-ët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat