“Dita e çlirimit të Shqipërisë” - Persiatje dhe Refleksione

Opinione

“Dita e çlirimit të Shqipërisë” - Persiatje dhe Refleksione

Nga: Prof.Dr.Gazmend PULA Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Data 29 Nëntor si simbolikë për Ditës e Çlirimit të Shqipërisë,është urdhëruar, diktuar, detyruar dhe imponuar turpshëm dhe politikisht dhunshëm, nga Serbo-Jugosllavia titiste dhe e zëvendësit të tij serbomadh A.Rankoviqit…! Këtë e pohoi, edhep se në këtë mënyrë relativisht apodiktike dhe jo aq diplomatiko-fleksibile, por, edhe tentoi edhe ta elaboroj përmbajtësisht si më poshtë! Madje me gjithë respektin e plotë për ndjenjat dhe simboliken e Ditës së Çlirimit, Luftës Nacional Çlirimtare dhe të përkrahëseve të saj të drejt!

Por, duhet theksuar qartë, sot e gjithë ditën, se ajo ishte urdhëruar, e diktuar, e detyruar, dhe e imponuar politikisht dhunshëm, në periudhën e menjëhershme të pas Luftës…! Atëherë kur Enver Hoxha dhe komunistët e tij ishin ende të vasalizuar nga Serbo-Jugosllavia dhe “instruktorët” e saj serbomëdhenj në gjirin e saj ëe kapur tërësisht, si M.Popoviqi, S.Vukmanoviq, D.Mugosha V.Stojniq, N.Dizdareviqi, etj..

Ata urdhëronin dhe kontrollonin Shqipërine dhe Enverin nga brenda Shqiperise , si dhe brenda Partisë atëherë tërësisht të kapur nga Beogradi zyrtar. Dhe po intensifikonin procesin e gëlltitjes së Shqipërise, si një Republikë të shtate dhe inferiore që do të dominohej teresisht nga Serbia dhe ish-Jugosllavia…! Qe, për ngushëllim të pjesshëm mashtrueso-pushtues dhe grabitçar ndaj shqiptarëve të rajonit, do përfshinte edhe një pjesë të Kosovës…!

Nga ky skenar i errët ndërkaq, Shqipërinë e shpëtoi vetëm Stalini me vendimet e veta të vitit 1948 lidhur me të ashtuquajturën Rezolutën e Inform-Buros dhe ndarjen dhe eks-komunikimin e tij ideologjik të ish-Jugosllavise dhe titizmit…!

Ngase ish-Jugosllavia titisto-rankoviqiste e kohës, për ta shtrënguar, gëlltitur, “integruar” dhe ndrydhur e asfiksuar Shqipërine si shtet sovran dhe të pavarur, në emër të “unitetit” politik dhe ideologjik të Serbo-Jugosllavise dhe Shqipërise, e detyroi, përkatësisht dhunoi, Shqipërinë e Enver Hoxhës, që Ditën e Republikës së ish-Jugosllavisë serbo-hegjemone, ta shpallte si Ditë të saj Çlirimit të Shqipërise...!

E për të “festuar të unifikuar” Pushtuesi serbo-jugosllav me Vazalin e tij të viktimizuar shqiptar tanimë - të pushtuar dhe të shtrire - nga brenda…! Dhe kjo datë dhe kjo "Ditë Çlirimi" mbeti nga ajo kohë edhe sot e kësaj dite si Ditë e Çlirimit të Shqipërisë…?!! Dhe në mënyre Sado-Mazohiste vazhdon të festohet, e përkrahur fuqishem dhe në mënyrë tërësisht jokritike, dhe pothuaj vazoloide e per perfitime abuzive puro politike, nga e majta që vazhdon të kultivonjë mëtej trashëgiminë e Enver Hoxhes...!

Atë trashegimi dhe atë Enver të diktuar dhe të dhunuar dhe margjinalizuar fuqishem atëbotë nga serbomedhenjtë e kohës, nga titistet dhe nga Titua dhe Rankoviqi vet. Ndonëse, duhet thënë se në atë periudhë, edhe vet Titua, ishte fuqishëm i dominuar dhe kontrolluar nga ta d.m.th serbomëdhenjtë hegjemonistë dhe personalisht edhe nga vet zëvendësi i tij, serbomadhi unitarist dhe nën-president dhe minister i brendshëmi asaj ish-Jugosllavije A.Rankoviq...!

Do thoshin Latinët e vjeter, O Tempora, o Mores…! Se ç’e gjeti Shqiperine…!!!

Që edhe po të ishte e vërtetë reale dhe historike, kjo ditë dhunshëm dhe turpshëm e shpallur e çlirimit, do të duhej te zhvendosej formalisht në një datë tjeter…! Dhe këtë, së paku për ta ruajtur dinjitetin elementar të Shqipërisë - që të mos shtrohej e përpunohej gjithnjë si vasal i ndeëe, si shërbetor i ‘zotërinjeve’ të huaj dhe politikisht e padinjitet dhe e vasalizuar fare…! Dhe madje duke rraha-gjoksuar paksa edhe turpsheëm si ‘zëdhënës zhurmues’, e besa edhe 'shurdhues' i Padroneve te saj te vazhdueshem sipas ‘Sindromit te Stokholmit’...! Se pari si vazal i shtruar i Sërbo-Jugosllavise, pastaj i Rusise/Bashkimit Sovjetik, pastaj i Kines, dhe tani se voni si banana-republike vazaloide dhe latino-amerikano-kolumbiane e Amerikes perandorako-imperiale…!

E pale pastaj se kronologjia e mirefilltë historike qartazi e dëshmon se dita e vërtetë historike e çlirimit të Shqipërisë ishte një tjetër, siç e elaboron detajisht dhe me konsistencë të plotë shkencoro-historike shkëputje/fragmenti qenësor relevant i një pjese të publikimit historiografik të mëposhtëm të historianes së njohur shqiptare Prof.Dr.Valentina Dukes:

Prof.Dr.Valentina Duka

“ Çlirimi - me 28 apo 29 Nentor “

“ Më 28 nëntor 1944, Enver Hoxha, i shoqëruar nga pothuajse e gjithë udhëheqja komuniste, hyri në Tiranë triumfalisht si kryeministër i qeverisë së Shqipërisë (të zgjedhur në mbledhjen e Beratit) ku mbajti edhe fjalimin e çlirimit në një tribunë të vendosur përpara Hotel Dajtit. Në mënyrë solemne udhëheqësi komunist do të deklaronte: Në një ditë të shënuar si kjo, më 1912-ën, pas aq kohe robërie, lindi Shqipëria indipendente. Kur vendi ynë kërcënohej nga të katër anët nga armiqtë e jashtëm, kur për popullin tonë po farkëtoheshin zinxhirë të rinj robërie, plaku Ismail Qemali, me një grusht trimash patriotë, e ngriti lart flamurin e lirisë në Vlorë dhe populli shqiptar mori frymë… Dita e flamurit u bë dita dy herë e shenjtë, dita e çlirimit (nënvizimi ynë- V. D.) dhe e bashkimit të popullit shqiptar.

Ky pasazh është shkëputur nga Buletini i Luftës Nacionalçlirimtare botuar më 30 nëntor 1944.

Nga fjalimi origjinal i Hoxhës dhe jo ai i ndryshuar më vonë, duket qartë se udhëheqësi komunist kishte pritur ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntorin, për të mbajtur fjalimin e çlirimit të vendit nga nazi-fashistët, Edhe po të shohim faqen e parë të Buletinit të Luftës Nacionalçlirimtare, 30 nëndor 1944, i cili botonte të gjithë veprimtaritë festive të 28 nëntorit 1944, ishte vendosur në faqen e parë të tij një poster, ku fotografia e Enver Hoxhës si Kryeministër i Shqipërisë qëndronte në krah të fotografisë së Ismail Qemalit dhe mbi kokën e tyre ishte vendosur një flamur i madh kuqezi. Mesazhi i posterit ishte i qartë: 28 nëndori dy herë i shënjtë, dita e pavarësisë dhe e çlirimit të vendit.

Pas këtyre festimeve treditore dedikuar çlirimit të vendit, për më shumë se 11 muaj në organin shtetëror më të lartë shqiptar të kohës, në Kryesinë e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar, nuk ishte vënë asnjëherë në diskutim 28 nëntori si ditë e çlirimit të Shqipërisë. Mendojmë se kjo ishte një taktikë politike e rafinuar e kreut të komunistëve shqiptarë. Me domethënien e veçantë që kishte në historinë kombëtare të shqiptarëve, në momentet e para 28 nëntori i leverdiste udhëheqjes komuniste për të fituar mbështetje e simpati në popull si çlirimtarë dhe si vazhdues të veprës së madhe të Ismail Qemalit. “

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat