Atyre që kërkojnë zgjedhje të parakohshme duhet t`iu bëhet e ditur kjo!

Opinione

Atyre që kërkojnë zgjedhje të parakohshme duhet t`iu bëhet e ditur kjo!

Nga: Adem Bytyçi Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 13:03
Autori

Atyre politikanëve, të cilët po trumbetojnë në rrjetet sociale se në pranverë do të mbahen zgjedhjet e radhës të jashtëzakonshme, duhet t'ju thuhet kjo:

Lëreni dëshirën për pushtet sepse ajo është përrallë në mendjet tuja për t'ia bërë qejfin vetit dhe atyre që i keni edukuar për t'ju besuar përrallave tuja sa herë ju keni turrë pushtetit pa takat.

Nuk mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në pranverë, por pas katër vitesh, populli kështu vendosi në zgjedhjet e fundit parlamentare , e siç dihet fjala e popullit është fjala e zotit.

Ata që po propagandojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në pranverë, më mirë për ta do të ishte ta ndihmonin pozitën për t'i shpijë proceset përpara në vend për të cilat Kosova ka nevojë më shumë se as një herë më parë, se sa të krijojnë përshtypjen në popull se përveç pushtetit dhe privilegjeve të pushtetit nuk ju intereson as gjë tjetër.

Qytetarët e dinë se këta që kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në pranverë, janë një grup politikanësh, të cilët kanë qëndruar gjatë në pushtet, por pas humbjes së pushtetit dhe privilegjeve të pushtetit në zgjedhjet e fundit parlamentare e kanë të pa mundur për t'ju adoptuar jetës larg pushtetit dhe beneficioneve të pushtetit, prandaj kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në pranverë, duke parë ëndrra me të dy sytë qelë se mund t'i fitojnë zgjedhjet për t'i pushtuar majat e pushtetit si në të kaluarën, një ambicie e kamotshme kjo i një grupi politikanësh...

Zgjedhje të parakohshme në pranverë nuk do të ketë. Atyre që kërkojnë të këtë zgjedhje në pranverë duhet bërë me dje se, zgjedhje do të këtë pas katër vitesh. Atyre të zgjedhjeve të parakohshme të pranverës duhet t'iu thuhet se duhet të punojnë shumë për t'i bindur qytetarët në zgjedhjet parlamentare pas katër vitesh, se nuk janë ata që i humbën zgjedhjet e fundit apo zgjedhjet e kaluara parlamentare në mënyrë katastrofale, kjo është e vërteta jo dëshira e atyre politikanëve që kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në pranverën e 2022 -tës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat