Prononcimet dëmtuese kanë përgjegjësi morale dhe ndëshkime ligjore në shtetet demokratike

Opinione

Prononcimet dëmtuese kanë përgjegjësi morale dhe ndëshkime ligjore në shtetet demokratike

Nga: Sami Arifi Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 13:17
Sami Arifi

Obligim kushtetues i çdo shteti është mbrojtja territoriale e vemdit, në radhë të parë nga ushtria e atij vendi, nga policia për ruajtjen e rendit në atë vend, por edhe nga i tërë populli në mobilizim për mbrojtje në rast cenimit të atdheut.

-Ca prononcime të politikajve dhe ish-politikajve ndikojnë negativisht në vigjilencën e syçelësisë në mbrojtjen e territorit të atdheut të RK-së.

-Është e papranueshme dhe e dëmshme zëri i errët i politikajve apo ish-politikajve që prononcohen në medie, është fjala për zbatimin e reciprocitetit për targa me Serbinë, kur Serbia përmes helikopterëve fluturon mbi hapësirën territoriale të RK-së, cenon integritetin dhe sovranitetin e shtetit tonë...të thuhet në prononcime publike, nga politikajë tanë, përmes medieve se shteti i RK-së nuk ka të drejtë mobilizimi përmes mjeteve ushtarake dhe ushtrisë së saj, kur kemi cenim integriteti të shtetit përmes helikopterve të Serbisë, aq më keq prononcim i një ish-ambasadoreje që duhet të ishtë zëri i mbrojtjes shtetit të RK-së në arenën ndërkombëtare.

-Serbia i nërsen serbët në vendin tonë, i instrumentalizon ata për shkatërrimin e rendit kushtetues me forma nga më të ndryshme, madje përmes krimit dhe korrupsionit për të argumentuar pranë OKB-së paaftësinë e shtetit të RK-së.

-Ishte jo syçelësi e institucioneve të RK-së që në biseda me ndërmjetësues të shtetit tonë me Serbinë, pala jonë, zbehë dialogun në dëm të vendit tonë duke barazuar tërheqjen e policisë speciale të RK-së me barikaduesit e nërsyer nga Serbia që ishin dhe mbetën kontrabandues të krimit dhe korrupsionit.

-Serbia përmes nërsimit të barikaduesëve po minon sistemin demokratik juridik të pavarur, po cenon rendin kushtetues demokratik, po pengon zhvillimin ekonomik, thjeshtë po bën cenim të territorit të RK-së për të cilën gjë në dialog me ndërmjetësues gjatë bisedave ka qenë dashur të inicohet nga pala jonë dhe të akuzohet shteti serb.

-Askund në shtetet demokratike institucionet e shtetit, presidenti, kryeministri, ministrat, drejtorët e policisë, gjeneralët e ushtrisë, nuk janë pronarë të shtetit por shërbëtorë të vendit, prandaj edhe ndërrimet e tyre në bazë të përgjegjësive të tyre janë krejtësisht normale në një shtet demokratik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat