Në kujtim të ditëlindjes së Dr. Ibrahim Rugovës!

Opinione

Në kujtim të ditëlindjes së Dr. Ibrahim Rugovës!

Nga: Adem Bytyçi Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 18:00
Autori

Ky burrë i madh i kombit, diti ta shpëtonte atdheun në çastet më të rënda të tij, kur kërcënohej nga zhdukja e sigurt prej nazi- fashizmi serb.

Dr. Ibrahim Rugova, ishte i pari patriot shqiptarë i cili vendosi themelet e miqësisë Kosovë -SHBA, pa të cilën miqesi faktori ndërkombëtarë nuk do t'ia pranonte luftën e drejtë popullit të Kosovës kundër gjenocidit anti-shqiptarë të shtetit serb në Kosovë.

Për ata që e kuptojnë drejtë çështjen e Kosovës pas çlirimit , e dinë se , Dr. Ibrahim Rugova , i mungon shumë Kosovës në rrugëtimin e saj të shtet-ndërtimit .

Do të tingëllonte shumë e pa drejtë po të mos thuhej se pas shkuarjes në amshim të Dr. Ibrahim Rugovës, pushtetin në Kosovë e morën ata që kishin kurdis atentat kundër tij. Por, nuk deshi zoti, që në këtë pritë makabre të vdiste Dr. Ibrahim Rugova, ky bir i madh i Kosovës dhe i popullit shqiptarë.

Herët a vonë, posi të kalojë një kohë dhe të vlerësohet drejtë kontributi i Dr. Ibrahim Rugovës, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe kur në pushtet në Kosovë nuk do të jenë më kundërshtarët e Dr. Rugovës, dhe mbeturinat e tyre, me të drejtë mund të thuhet se Dr. Ibrahim Rugova, do të legjitimohej ai baba i kombit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat