Demobilizimet dhe pakënaqësitë e pjesëtarëve në FSK

Opinione

Demobilizimet dhe pakënaqësitë e pjesëtarëve në FSK

Nga: Drizan Shala Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 12:47
Drizan Shala

Në një artikull të mediumi para disa ditëve u përmend demobilizimet dhe pakënaqësit në FSK, dhe u adresua si problem edhe prej Kryeministrit në shënimin e ditës së forcës. Ç’është e vërteta në artikullin e lartë përmendur u adresua si problem që është shkaktuar nga ana e Ministrit të Mbrotjes, me ndërrimin e bordëve, por kjo është pjesërishtë e vërtetë. Pakënaqësit e pjesetarëve janë të më hershme, pra edhe para ardhjes së Ministrit aktual. Procesi i gradimeve dhe formimi i bordëve është ekskluzivishte çështje e FSK.

Bordet formohen me Urdhër të KOMFSK, dhe jo me vendim të Ministrit. I vetmi Bord i gradimëve që formohet me vendim të Ministrit është bordi që bënë përzgjedhjen e kandidateve për gradim për grad gjenerali, të cilat më pastaj procedohen si propozime te Ministri për procedura të mëtejme deri në dekretim nga Komandanti Suprem-Presidentja e vendit. Pra të gjitha gradimet e deri tanishme kanë qenë në kompetenc ligjore të FSK-së.

Për më shumë lidhur me këtë temë, do ta elaborojë në një prej artikujeve tjerë të detajizuar. Pakënaqësit lidhur me pagat ka filluar që nga koha kur ka hynë në fuqi dhe ka dal në faqen zyrtare të qeverisë, rregullorja e re e pagave ne FSK. Ishte koha kur kryeminister ishte zot. Haradinaj, i cili e aprovojë si të tillë, dhe në kohën e Qeverisë Kurti 1, ajo u nënshkrua . Kjo rregullore asnjëhere nuk u jetësua, mbi 1 vit e sa ishte në fuqi por pjesetarët e FSK-së merrnin pagat me rregulloren në fuqi, pra ishte një prej shkeljeve më të rënda që ju bënë pjesëtarëve të FSK. Më vonë, kjo rregullore u shfuqizua dhe sot e kësaj dite pjesetarët e FSK-së marrin pagat me rregulloren e vjetër.

Kohë meëpare, lidhur me pagën jubilare, u kërkua nga FSK të përgatitet listat e personelit që kanë 10 apo më shumë vite shërbim, me qëllim që të marrin pagen jubilare. Kjo u mirëpritë aq shumë nga tërë personeli i FSK-së në uniformë. Por as kjo nuk u realizua dhe ata mbetën prap duar bosh. Por për qudi nuk kishte reagim as nga KOMFSK e as nga Gjeneralët tjerë, lidhur me asnjë temë, e kuptueshme.

Pjesetarët e FSK-së jetojnë vetëm me pagat e tyre, por jo të gjithë. Në Republikën e Kosovës, të vetmit janë pjesëtarët e FSK-së që kurr për asgje nuk janë ankuar dhe kanë vazhduar të janë nderi dhe krenaria e vendit. Pra këta janë “Heronjët e Heshtur” , kështu duhet të quhen të gjithë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat