“Pantomima e frikshme e Isa Mustafës është kushiente”

Opinione

“Pantomima e frikshme e Isa Mustafës është kushiente”

Afrim Caka Nga Afrim Caka Më 3 dhjetor 2021 Në ora: 16:10
Isa Mustafa

Ky njeri jeton me të djeshmën! Institucionet t’i padisin Thaçin dhe Mustafën për shkelje të Kushtetutës së vendit dhe bërjen e marrëveshjeve të kundërligjshme.

Çështjes së Dardanisë. Isa Mustafa e Hashim Thaçi janë të vetmit udhëheqës të dy partive që treva të ndryshme të kombit të tyre i kanë sulmuar, i kanë traktuar duke u dhën ngarkesë përkeqësuese. Kështu bënë me Debëllden, Zajednicën dhe me Mitrovicën.

Bojkoti ndaj Isa Mustafes është minimalja për këtë antishqiptar, pasi po të kishte shtet ky njëri do ishte thirrur në Proκurori tani dhe të jepte llogari mbi këto deklarata që cenojnë identitetin, integritetin tonë kombëtar, pasi është person publik dhe i korruptuar dhe nuk mund të bëj deklarata të tilla, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga lufta e tradhetareve shqiptar!”

Ende nuk duhet fati i trojeve shqiptare… se ku do të mbetën gjymtyrët tona në atjeshmen apo në të këtejshmen? Sikur të donim të shihnim më thellë për të gjetur se si ua ngulitën shqiptarëve në mendje këtë nocion absurd të pushtimit të Mitrovicës nëpërmjet depërtimit prostitucionit politik dhe se si ishte e mundur që ruajtja e paqes botërore të parashtrohej si qëllim “kombëtar” zbulojmë një bazë sëmundjes të përgjithshme brenda tyre e cila kishte përfshirë gjithë trupin e mendimit politik shqiptar të LDK-së dhe të PDK-së. Historia e Dardanisë nuk do të arrinte dot kurrë të ndahej prej tyre.

nga dokumentet e nënshkruara ka qenë, është dhe do të mbetën një prej maktheve psikike më dërrmuese që i ndjek pas të kredhurit për tradhti kombëtare. Sigurisht, në ngjallje të fajtorit ose jo, por një ditë edhe ato dokumente të firmosura nga Isa MUSTAFA e Skënder HYSENI në praninë “e Hashim THAÇIT do të dalin në dritë me tërë zymtësinë e tyre “kriminale” dhe me pasthirrmën për të zbuluar të vërtetën e tyre. Por e vërteta paralajmëron përpara daljes së marraveshjeve sekrete dhe tinzare të dokumentëve. Kjo targjedi do të vazhdojë ndaj shqiptarëve. Unë shpresoj se shoqëria dhe shteti i Dardanisë do të gjejë mundësi ligjore për hetime zyrtare rreth këtyre marraveshjeve antikombëtare.

Cili është ky maskara që na mbanë leksione e citate antishqipatre nga një parti e dështuar nga korrupsioni e prostitucioni politik! Përseri, plaky i endikepuar me patericë në dore dhe i pamësuar nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të vezhgojë se si të marshojë drejt shkatërrimit të shtetit si një dhurat nga gjaku i derdhur.

Sipas Mustafës, kështu shpjegohet dëshira e kthimit të vrasësit te vendi krimit, e sidomos kështu shpjegohet zakoni partiak i tij, që, në rastet kur politikanët duan të pengojnë shfaqjet e hijes të të vdekurit besdisës (ngrihen lugat), e djegin shtetin. Ajo i shkon madje një përsonazhi si Isa Mustafa e Hashim Thaçi, ajo i shkon edhe një diferencuesi banal i demonstratave të 1981, ndonëse fytyra e tij iu zhvesh pjesërisht nga misteri falë televizorit, në orët e fundit të jetës së tij politike.

Ne nuk duhet të lejojmë që Isa Mustafa të shkatërroj barbarishtë shtetin tonë. Ç’janë këto fjalë pa doganë të një kufome politike të Isa Mustafës. Po ky ISA - ishte diferencuesi më i madh gjatë demonstratave, më 1981. Po ne akoma nuk e kuptuam dot deklaratat e tij se ështe shumë i dëmshëm e antishqiptare dhe është kriminale të lë të ngordhë shtetin tonë të njomë. Sjelljetë e tija nuk më pëlqejnë. Natyrisht që më shqetësonin masat gjysmake të drejtësisë atyre dhe këtyre kohëve, por nuk e mendoja kurrë se rrjedhat përfundimtare mund të ishin aq shkatërrimtare. Të gjitha këto ai i ka kthyer në mjete abuzive, jeton me fjalime e citate fund e krye antishqiptare. Po heshti drejtësia nesër do të jetë vonë. Pse nuk reagonë prokuroria dhe drejtësia. Por një gjë dihet, nuk është më aspak interesant, shqiptarët kësaj klike filo-serbe, një ditë të mirë do të ju thonë NDAL si që ju ka thënë gjithmonë gjatë historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat