Pëse Serbia vazhdon të armatoset?

Opinione

Pëse Serbia vazhdon të armatoset?

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 09:54
Ruzhdi Peçani

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, vazhdon me retorikën, vazhdon të flasi për Serbinë si fuqi rajonale dhe se në mënyrë intensive po  armatoset, siç thotë, sa dhe Kroacia këtë e pranon se është më e forta. Shumë analitik thonë se në Serbi gjendja me armatimin, në ushtrinë e Serbisë, se ka të bëjë me një dallim të madh mes asaj që deklarohet për armatimin dhe pajisjet dhe gjendjes në forcat e armatosura, se ka të bëjë me një retorikë që vazhdon edhe sot dhe bëhet për qëllime dhe arsye tjera.

Gjithashtu vazhdohet, me truket për futjen e shërbimit ushtarak të obliguar, duke u thirrur  se sipas një hulumtimi shumica e qytetarëve këtë e mirëpresin. Nga ana tjetër presidenti i strukturës qeverisëse thekson se Serbia po armatoset me një qëllim të vetëm, për qëllime vetëmbrojtje, duke patur parasysh se qëndron e rrethuar me anëtarë të NATO-s në rajon. Serbia vazhdon të përsëris se përcaktimi i saj është neutralitetit ushtarak.

Neutraliteti ushtarak dhe nevoja për armatim

Për neutralitetin ushtarak flasin edhe nga Qendra për politika të sigurisë, duke thënë se “neutraliteti ushtarak edhe është politikë e Serbisë, që rrjedhë edhe mbështetja në resurset vetanake”.

Temë e cila rrit shitjen e gazetave dhe ushqen portalet

Përkundër garës në armatim me Kroacinë, që herë-herë eskalojnë me retorikë, kjo ndodhë në veçanti në fushatë zgjedhore. Nga ana tjetër Kroacia është anëtare e NATO-s, dhe këtu nuk mund të qëndroj konfrontimi. Tjetër, ata që diktojnë politikën e armatimit, kanë definuar pavarësinë e Kosovës si rrezikun kryesor për sigurinë e Serbisë. Kjo edhe qëndron në “Strategjinë e mbrojtjes dhe sigurisë”. Ushtria e Serbisë, në planet e saja, ka edhe skenarin për një konflikt të armatosur – por edhe këtu e kanë në dijeni se në Kosovë është prezent KFOR-i me trupat e NATO-s.

Kur  flitet për furnizimin me armatim, në kuluaret e Beogradit, se kjo ka të bëjë me temat që rrisin shitjen e gazetave dhe furnizimin e portaleve, por se nuk theksojnë problemet me të cilat ndeshet Ushtria e Serbisë. Dhe këtu qëndron një shkallë e lartë e jo transparencës e institucioneve të shtetit, informatat se për çfarë kontratash janë lidhur dhe sa qëndron vlera e kontratave. Në mungesë të informatave, fitohet një fotografi kaotike në të cilat nuk mund të dallohen në tabloidet se cilat qëndrojnë si fantazi. Vetëm se fitohet përshtypja se Serbia po armatoset gjerë në thembër.

Propagandë dhe promocion politik i Vuçiq

Mes “Strategjisë së mbrojtjes dhe sigurisë” qëndron një diskrepancë me nevojat reale të furnizimit me armatim. Kështu tani edhe shtrohet pyetja përse Serbia po armatoset – dhe këtë e bënë mjaft mirë si mjet të fuqishëm të promovimit politik, tani para zgjedhjeve të prillit 2022,dhe qëndrimit në pushtet, dhe këtu nuk do i mungoj ndihma nga Putin. Pra pse ky armatim, që nga Kosova mund të cenohet siguria e saj,  kjo ka përgjigjen.

Vetë zyrtarë kanë ankesa se kuadrot ushtarake neglizhoheshin, se si nuk ka personel t´i drejtojnë tankset. Mosha e shtyrë e pilotëve, mungojnë teknikët për mirëmbajtjen e aviacionit. Armatimi i ri është fytyra popullsite e regjimit.

Kuadrot ushtarake po largohen nga ushtria, numri i atyre që e lënë mbetet “seret”.Përse e lënë ushtrinë? Sipas hulumtimit të bërë nga Qendra për politikat e sigurisë (BCBP),ikja e kuadrove nga ushtria dhe sistemi mbrojtës viteve të fundit shënon rritje të vazhduar. Athua vetëm pagat e ulëta janë indikator?

Ushtrinë serbe po e lënë ekspert të informatikës, shërbimit sanitarë, këmbësorisë, njësive të blinduara. Mungesa këto që tani janë bërë të ndjeshme sipas institutit për politika të sigurisë në Beograd. Kështu ka të bëjë me një largim të pakontrolluar të oficerve. Ministria e mbrojtjes nuk mund të deklaroj se bënë përpjekje që të ndaloj së paku ata më të aftët, që shtron pyetjen se “kush do na udhëheq ushtrinë për pesë apo dhjetë vitet në vijim” kishte deklaruar  Katarina Gjokiq, nga Qendra e Beogradit për politikat e sigurisë.

“Në pesë vitet e fundit Ministria e mbrojtjes dhe  Ushtria e Serbisë e kanë lëshuar të dhëna, se mesatarisht ushtrinë e kanë lëshuar 166 oficer dhe  66 nënoficer”. Burimi: Al Jazeera

Po cilat janë arsyet që njerëzit ikën nga sistemi i mbrojtjes? Ikën nga shumë arsye, secili thekson pozitën e rëndë materiale, pamundësit e avancimit dhe peripetive negative të selektimit në procesin e gradimit dhe avancimit si oficer karriere. “Një mesatare tregon se ushtrinë e braktisin brenda çdo dite dy oficer, dy nënoficer, dy ushtarë dhe një i punësuar civil. Kështu, Ushtrinë brenda vitit e braktisin diku afro 1.500-1.600 pjesëtarë profesionistë”, deklarate nga Novica Antiq, kryetar i  sindikatës reprezentative të ushtrisë.

“Nëse niveli i një oficeri ka rënë, që ai të pastroj pistën, të ndez zjarrin kur të vijë në mëngjes ku temperatura shënon minus pesë gradë, të pastroj dhe lustroj dyshemenë …,dhe këto janë arsyet e zhveshjes së uniformës. Ne, për kreun ushtarak nuk përfaqësojmë as emër as mbiemër dhe gradë. Për ta paraqesim vetëm numra, po dhe numrat tani nuk u paraqesin rëndësi. Nga njësia time, ku isha, në tre muajt e parë kanë zhvesh uniformën dy toger. Ja ku kemi rënë dhe për këtë faji bie mbi kreun ushtarak” deklaratë e majorit Gligiq.

Armatimi intensiv – fiksion dhe shtytje ruse

Motivi i deklarimeve të Vuçiq për armatosjen e forcave ushtarake është edhe për konsum të brendshëm, të armatosurit intensiv është bërë fiksion me shtytje nga Rusia.

Përse, në Serbi, mendohet për  rikthimin e shërbimet ushtarak të detyruar? Presidenti Vuçiq kishte deklaruar se është në shqyrtim rikthimi i shërbimit ushtarak të detyruar nga vit 2020 apo 2021. Plani për shërbimin ushtarak të obliguar u ka dështuar, se qytetarët e mbështesnin ishte vetëm një gënjeshtër.

Neutraliteti ushtarak i paqëndrueshëm

Thirrja e pushtetit në hulumtimet famoze të një instituti ,për neutralitetitin ushtarak, është qesharak. Sikur i ka ardhur fundi, Serbia nuk do mund të “aktroj” neutralitetin ngase gjendet në atë pozitë se do t´i mbështetet Rusisë apo NATO-s,po tani më është e qartë, nuk mund të vazhdoj të koketoj me të dy. Është përcaktuar si vasal i Rusisë.

Nuk ka dilemë, se militarizmi në rajon është prezent dhe shkon në rritje, por se do vije deri te lufta të pakta duhet të ishin gjasat, askush nuk dakordohet për luftë – por, militarizmi u konvenon qeverive. Opinioni në Serbi akoma kujton bombardimet e NATO-s në 1999. Mediat e regjimit në Beograd, analist të ndryshëm nuk hiqeshin nga televizionet e regjimit, duke propagar se S-300 dhe S-400 po arrin nga Rusia dhe se “tani NATO është e pafuqishme”.

Ishte simptomatike kur Serbia promovonte neutralitetin dhe nga ana tjetër investonte në ushtri, si në armatim dhe pjesëmarrje në manovrat ushtarake me Rusinë. Nga kjo konstatojmë se Ushtria e Serbisë, defakto, është instrument i politikës Ruse në Ballkan. Ky veprim i Serbisë paraqet kërcenim për shtetet e rajonit, në veçanti tani për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën, si “pika neuralgjike” të politikës rajonale të Vuçiqit me shtytjen dhe mbështetjen ruse.

Mali i Zi qëndron si më e mbrojtura ,si anëtare e NATO-s. Konflikti me Kosovën, si që kemi parë, mund të provokohet. Por, për Serbinë kjo do ishte një mision vetëvrasës. Serbia nuk mund t´i përballonte ekonomikisht  në cilindo konflikt me shtetet në rajon. Nga ana tjetër, kemi prezencën e madhe të forcave të NATO-s në rajon, në Bosnjë e Hercegovinë, bazën e madhe në Kosovë  dhe nga këto çfarëdo akti të ndërmerrte Serbia, që në fillim do ishte e gjykuar  në shkatërrim. Megjithatë  kjo politikë e Aleksandar  Vuçiq mund të qoj tek destabilizimi.

Duhet patur parasysh se e gjithë kjo varet nga një njeri dhe shtytja që merr ai, dhe po të vije gjerë te rrëzimi i këtij pushteti në Serbi, në një moment i gjithë ky armatim, i grumbulluar, mund të përdorej për provokimin e konflikteve në rajon.

Po të bëjmë analizën e dinamikës së bashkëpunimit ushtarak të ushtrisë serbe, shihet qartë se kjo zbaton politikën e interesit e partnerit më të fuqishëm që ka. E kjo është Rusia ku Serbia qëndron si një marrëdhënie vasale, ku Rusia është pronari e Serbia  zbatuese e urdhrave.

Armatimi i karakterit ofensivë

Sipas planit afatmesëm të Ministrisë së mbrojtjes, për periudhën  2020 – 2022,për këtë ministri financimit ishte në shumë prej 108.494.213,261 dinar (1.042.514.903,57 dollar US) apo 98,80% mjete këto për udhëheqje dhe komandim, renovim të objekteve. Për blerje armatimi nuk shfaqin shpenzimet. Sipas të dhënave të huaja, për armatim poashtu vlera arrin 1 mld. dollar amerikan.

Struktura e armatimit me të cilën Serbia armatoset, tregon se çfarë qëllimesh ka dhe cili është potenciali politiko-ushtarak i mundësive. I gjithë armatimi është i karakterit ofensive, kështu që retorika se këtë e bëjnë për qëllime mbrojtëse nuk qëndron dhe humb çdo kuptim.

Pyetja se kush kërcënon Serbinë. Nuk ka asnjë arsye për këtë. Kjo armatoset me armatim ofanziv, të karakterit agresiv si armatimi artilerik dhe rakeor. Të përmendim vetëm  granatahedhësin “haubica” të kalibrit 155 mm, kjo shtetit për qëllime mbrojtëse nuk i duhet, por të ketë qëllime agresioni ky është armatim i qëlluar. Armatimi me rreze të gjatë veprimi, avionët luftarak MIG-29 dhe helikopterët sulmues, pra Serbia i ka të gjitha po deshi të sulmoj njërin nga shtetet.

Të përmend se Serbia kryesisht është furnizuar me armatim të teknologjisë tani më të vjetruar, që mund të shihet nga lufta mes Azerbajxhanit dhe  Armenisë. Pra kryesisht armatim i  rëndë. Është parë se Azerbajxhani mjaftë prej tyre i neutralizonte me fluturaket pa pilot dhe dronët. Pra një armatim jo efikas për mënyrat e reja të luftimit. Ky është argument që “pompimi” i buxhetit  më së tepërmi është bërë për të forcuar  Aleksandar Vuçiq dhe partisë së tij në pushtet.

Këtë armatim  Serbia edhe e ka konvertuar në fuqi politike në rajon dhe ka arritur të faktorizohet, duke u bërë tani si faktor ushtarako –politik në Ballkanin Perëndimor.

Fati – që janë qyqar dhe frikacak

Ish kryeministri dhe ministri i punëve të brendshme i Serbisë, Zoran Zhivkoviq, kishte thënë më 5 tetor, në përvjetorin e rënies së Slobodan Milosheviqit, që “juniorët e tij si Vuçiq, Daçiq dhe  Vulin po e kthejnë politikën e viteve të nëntëdhjeta në skenë, për fat, pa luftë.” Dhe tjetër:

"Jo se nuk e duan, por ngase janë, falë Zotit, qyqarë dhe frikacak dhe nuk kanë guxim  të fillojnë diç të tillë”.

Atë që institucionet e shtetit të Kosovës duhet ditur ,patjetër se kanë në dijeni, se Serbia në “Strategjinë nacionale të Republikës së Serbisë”, si sfidë dhe rrezik për sigurinë e R. Serbisë kanë identifikuar  “Shpalljen e njëanshme të pavarësisë  së Kosovës”, pra duke e vënë në  plan të parë, pastaj terrorizmin, ekstremizmin fetar, krimin e organizuar dhe korrupsionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat