Sa ka vlerë jeta e njeriut  në Kosovë?

Opinione

Sa ka vlerë jeta e njeriut  në Kosovë?

Nga: Skënder Mulliqi Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 10:13
Skënder Mulliqi

Të vdekurit nga korona, na u shndërruan në numër në vend të dhembjes së madhe. Shumë kujt i erdhi egjeli siç thonë para vaktit, së e mori murtaja e shekullit, e cila Zoti e di së si na erdhi?!Na pushtojë frika të gjithëve, por që si çdo murtajë e cila e ka goditur njerëzimin, megjithatë është mbijetuar nga shfarosja.

Sikur ky popull mbas luftës nga problemet e shumta më të cilat u ballafaqua, e ka humbur shumë ndjenjën e dhembshurisë, të cilën e kishim para luftës. Popullit por edhe pushteteve ju erdhi keq për të vdekurit nga korona, por më rëndësi ishte të punojnë kafenetë. Së ato u bën të rëndësishme. Kjo vlen për të gjitha gjerat e rëndësishme në këtë botë, apo jo?

Sundimtarët nuk i dojnë kafenetë. Ata e dëshirojnë veten në kafene. E kishim pikën e virusit, ku kafenetë nuk kanë punuar për qytetarë, por kanë qenë të hapura sigurisht dyert për pushtetarë! Së atyre iu duhen kafenetë për ta treguar fuqinë e tyre ! Në kafene pos mezes dhe rakisë shtrohet edhe tema e politikës .Flasin ata për këtë temë edhe në vende të tjera, por kafenetë janë bërë vende më specifike, ku duket së njerëzit edhe po marrin vendime te rëndësishme. Bëhen bashkë grupe të ndryshme të cilët japin mendime dhe marrin vendime .Ne kafene nisin edhe revolucionet. Kjo ka ndodhur historikisht në shumë vende të botës.

Pushtetet në Ballkan ,pa marr parasysh viktimat nga COVID-i, nuk janë rrëzuar nga froni! Nuk japin dorëheqje për pa zotësinë e tyre në menaxhim të situatës, dhe pa përgjegjësisë të cilën e kanë. Nuk janë larguar nga pushteti sikur që nuk janë larguar për 20 vite radhazi edhe pse lulëzuan banditizmat dhe plaçkat e të gjitha llojeve në Kosovë.

Nuk kanë rënë asnjë pushtet së gjithmonë janë thirr së janë duke i mbrojtur interesat shtetërore dhe interesat nacionale. Këtu e kanë gjetur edhe strehën, e qytetarët sikur të gjitha këto i përqafuan?! Jeta jonë për gjithë këto vite ishte nën ingerencat e pushteteve hileqare. Kjo të cilën e bën kjo klasë politike për shumë vite nuk është politikë , kësaj i thonë politike e dreqit..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat