“Open Ballkan” fsheh projekte serbo mëdha në rajon

Opinione

“Open Ballkan” fsheh projekte serbo mëdha në rajon

Nga: Skënder Mulliqi Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 14:04
Skënder Mulliqi

Ka pasur vështrime të ndryshme rreth temës të Ballkanit të Hapur, të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit. Edhe pse këta i kanë afruar qëndrimet e tyre, duket se nuk do të jetë lehtë t’i bindin shtetet e tjera si Malin e Zi, Bosnjën dhe Kosovën, t’i bashkangjiten kësaj nisme siç po thuhet për integrime rajonale. Kjo ide duket si kopje e zbehtë e marrëveshjes të Berlinit. Shumë kush mendon se nuk është e mundur se do të dal diçka e mirë nga kjo nismë, atëherë nuk na duhet asgjë “Open Ballkani”, si projekt që bien ndesh më të parin dhe me të ardhmen demokratike të rajonit.

Nëse mendohet në atë se ky projekt i Ramës edhe i Vuçiqit e ka poentën që mos të kemi kufinj klasik të ndërsjellë, se do të kemi infrastrukurë të përbashkët, edhe pse mund të na duket e mirë, më shumë është mashtrim. Është shumë e kuptueshme se rajonit i duhet paqja dhe bashkëpunimi, por kjo do të jetë e pamundur me njerëzit në krye të Serbisë, të cilët kanë biografi kriminale. Hasmërit nuk kanë përfunduar në rajon ndërmjet shteteve të përfolura për integrime. Deri sa nuk kemi mirëkuptim të ndërsjellë, deri sa Serbia nuk i heq pretendimet territorale ndaj Kosovës, është iluzore të mendohet për idenë e Ballkanit të Hapur. Proriteti kryesor i vendeve ballkanike është integrimi në BE. Nëse Open Ballkanin e mendojmë si alternativë të kësaj atëherë jemi kundër solucionit të Berlin. Pa pasur të gjithë mendime të mira, nëse të gjithë nuk janë për paqe dhe për prosperitet, atëherë kjo nismë e integrimeve mund të shërbejë vetëm Serbisë, të pareformuar për hegjemoni në rajon. Ideja për Ballkanin e Hapur është ide e cila shumë kooperon më idenë e ‘Botës Serbe’, e cila është verzion i idesë të kahmotshme për Serbi të Madhe. Shteteve të tjera në rajon nuk iu pëlqen ideja për Botën Serbe, e cila pretendon homogjenizimin e serbëve aty ku janë.

Shqiptarët nuk pse të vrapojnë pas plasimit të idesë për uninon ballkanik e cila e faktorizon ekonomikisht dhe politikisht Serbinë, e cila përditë po na kërcënon me luftë në veri të vendit. Vuçiqi, Rama dhe Zaev kanë promovuar idenë bizare të minishengenit ballkanik, si një ide ende e parëndësishme për të gjitha shtetet e rajonit. Prandaj, kjo ide nuk paraqet madhështinë e sipërmarrësve por paraqet diçka të parëndësishme. Duket më shumë iluzore, se sa reale. Kjo lidhje ballkanike nuk përkon në kohë dhe hapësirë, dhe për atë nuk është në interesin e shqiptarëve. BE-në e dëshirojnë shumica, të cilën nuk e sakrifikojnë sigurisht për ndonjë union ballkanik. Nëse dikush mendon se me një union të tillë thyhen barrierat e logjikës ballkanike, gabon. Kjo ide do të dukej më shumë si një xhungël në asfalt, të cilën nuk e kontrollon askush, apo e kontrollojnë të gjithë.

Do të kemi këtu grumbullime të reja të problemeve, do të kemi më shumë ultranacionalizëm në Serbi, si pretendim i tyre të daljes në detin shqiptarë. Do të kemi edhe më shumë mendoj unë krim të organizuar dhe korrupsion si formë të legalizimeve ndër shtetërore …! Një pakt i tillë i mundshëm, do të thotë që neser kur prishet, do të shkaktohet luftë..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat