Botëkuptimet revolucionare të grupeve të “sindikalistëve pa mandat”!...

Opinione

Botëkuptimet revolucionare të grupeve të “sindikalistëve pa mandat”!...

Nga: Ismail Muqiqi Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 23:28
Autori

Vite me radhë personat e njëjtë pa mandat të kufizuar, flasin përkatësisht manipulojnë me ndjenjat e punëtoreve të institucioneve të cilët ata kinse i përfaqësojnë. Është i pakuptimtë aktivizimi i disa kryetarëve të grupeve sindikale të cilët kohëve të fundit me deklarata më të ndryshme kërcënuese dhe shantazhuese po i sulmojnë institucionet e Shtetit të Kosovës.

Këta vite me radhë përmes veprimeve politike dhe prononcimeve të ndryshme, kërcënuan me greva, protesta dhe bojkotim të punës. Në një shtet demokratik ku ka norma, rregullore, ligje dhe Kushtetutë para se të gjithash mandatet e individëve që përfaqësojnë dikë janë të përcaktuara me statut tek qdo organizatë punuese apo ndërmarrje.

Mjerisht në Republikën e Kosovës kjo nuk po ndodh. Kështu në emër të punëtoreve të Arsimit vite me radhë po flet një Rrahman Jashari i cili si duket as që e ka lexuar ndonjëherë statutin dhe misionin që përfaqëson. Ky Rrahman Jashari vite me radhë është bërë i padurueshëm duke ndërhyrë thellë në punët e sistemit Arsimor në Kosovë.

Ky si duket i ka dhënë vetit të drejtë të fletë edhe jashtë kompetencave që ka për mbrojtjen e interesave të punëtoreve të arsimit. Para pak ditësh ky doli me një deklaratë [ultimative] se nuk do të pranojmë apo lejojmë që reformat e Ministrisë së Arsimit në sistemin shkollor me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe përformances tek kuadri Arsimor të ketë ndryshim apo reforma në performancen e punës dhe rezultateve të kuadrit arsimor.

Veprimet e këtij “sindikalisti” vite me radhë i kanë shkaktuar dëme procesit mësimor, duke u aktivizuar herë pas here sa here që partitë politike kanë pasur interesa për të ardhur në pushtet apo për të fituar vota elektorale nga punëtorët e Arsimit.

Ky me një grup simbolikë të bashkëpunëtoreve për interesat e tyre personale i kanë tejkaluar të gjitha normat morale, njerëzore dhe statutore. Si mund të kuptohet ndryshe përpos botëkuptimit revolucionarë sindikal puro politikë. A mendon ky Rrahman Jashari se në kohën e pandemisë kur  gjithë popullit i rrezikohej shëndeti. Ky u parashtron kërkesa institucioneve të Shtetit duke nxitur tensione dhe pakënaqësi tek nxënësit dhe prindërit të cilët janë ngopur me veprimin e ti “sindikal” [politikë].

Ky në mënyrë të papranueshme po paraqitet sikur mos të ekzistojë Ministria e Arsimit Inspektorati për Arsim dhe Edukim Universitetet publike, Akademia e Shkencave dhe Arteve e shumë institucione tjera të cilat janë të zgjedhura dhe janë kompetente që të mirën me qështjet jetike të sistemit Arsimor në Kosovë.

Mendësia e ti e veshur me ideologji politike u pa edhe sot kur reagoj ashpër ndaj deklaratës të Kryeministrit Kurti i cili me të drejtë shprehi interesimin që edhe në organizatat sindikale duhet të respektohet statuti dhe ligjet dhe se askush nuk mund të qëndrojë me decenie në krye të një organizate sindikale pa mandat. Absurti edhe më i madh i Rrahman Jasharit është.. Se ky kërkon rritjen e pagave të punëtoreve të Arsimit nga Qeveria e Kosovës e në anën tjetër e kërcënon atë me grevë dhe ultimatume.

Në fund më thotë mendja se është koha e fundit që prindërit dhe këshillat ekzistuese nëpër shkolla të reagojnë sa më parë duke e bojkotuar qerdhen politike “sindikaliste” të Rrahman Jasharit i cili vite me radhë i ka shkaktuar dëmë të pariparueshëm procesit Arsimor në Kosovë. Në kohën në të cilën po jetojmë nuk ekziston asnjë vend në Botë pavarësisht sistemit që ekziston që mos të respektohet ligji apo mos të vlerësohet përgjegjësia dhe puna e individit apo kolektivit.

Prandaj edhe pse vonë patjetër institucionet kompetente të cilat e mbrojnë ligjin duhet hetuar të ardhurat mujore dhe benifitet tjera të Rrahman Jasharit dhe të Shtabit në emër të cilit mshefet. Në shekullin e 21 soji i Rrahman Jasharit ta mbrojë Arsimin dhe Edukimin, e në anën tjetër të heshtin intelektualët, profesorët është mjerim dhe turpi më i madh që po i ndodh Republikës te Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat