Për të ardhur deri te e vërteta duhet të formohet një komision ndërkombëtar se Serbia është rrena madhe e kombit serb

Opinione

Për të ardhur deri te e vërteta duhet të formohet një komision ndërkombëtar se Serbia është rrena madhe e kombit serb

Nga: Feri Arifi Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 16:02
Feri Arifi

Pra sllavët e dalë nga toka më 1878 duhet ta dinë se kush ishin Raja sot. Jo pse kanë ndërruar fe e gjuhë në të kaluarën jo të largët, pra në çdo fshat shqiptarë mysliman kishte kisha, por të rrënuara, në fshatrat shqiptare besimi dikur ishte ortodoks, dhe kishat jo se i rrënuan banorët, shqiptarë myslimanë, po u rrënuan vet, sepse nuk i qëndruan kohës.

Edhe nga varret në oborret e kishave shihet qartë se ato ishin të shqiptarëve, për çka lehtë mund të bindeni po t’i studioni me kujdes. Po edhe AND-ja e thotë të vërtetën. Svetozar Tomiq, nuk dëshiron të dijë se shqiptarët, deri në shek. XVIII, kryesisht ishin ortodoksë, por edhe katolikë në thellësi të maleve, dhe nuk kishte besim tjetër në atë fshatra. Kush e pagoi këtë autor për të gënjyer se ishin kisha e varre sllave në Tanushë, edhe pse në Tanushë ka mbi 21 palë varre, të gjitha shqiptare?

Ejani dhe binduni me komisione ndërkombëtare, sepse aty ishin që kur bota ekziston, dhe për të ardhur deri te e vërteta duhet të formohet një komision ndërkombëtar, për të parë dhe për t’u bindur se të kujt ishin ato varre dhe ato kisha.

Si mendojnë njerëzit e Serbisë Vjetër, por sipas disa krahinave të ndryshme banoret nuk mendojnë se janë popull serb duke filluar nga Peja e deri në Shtip. Fjalët e kësaj nahije janë unë jam kristian, apo jam rajë. Sot ne heshtim ata vet e shkruan këtë libër me 1895.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat