Kosova e shkretë

Opinione

Kosova e shkretë

Nga: Fahri Xharra Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 23:13
Fahri Xharra

(Nëno moj, po na kërcënohen. Nënë moj hallemadhja që nuk të mbaruan “dertet”, nuk të përfunduan brengat. E di moj nënë që ishe në zor, e di moj nënë që ishim një milion ata që ikëm e të lamë gati të vetmuar në mëshirën e djegieve, rrënimeve dhe dhunimeve. Donin ta ndërronin faqen e dheut tënd, donin që t`i mos të flasësh më gjuhën e të parëve, atyre të parëve që na i ke lindur ti dhe që na kishin mësuar brez pas brez se si të rrojmë. Kosova e jonë halle madhe!

Të them në fillim të shkrimit që nuk i takoj asnjë partie, nuk kam dashur të lëpihem pas “të mëdhenjve”, por nuk i takoj as partisë në pushtet. Kaq. Por kur Kosova rrezikohet atëherë edhe unë si pjesëtar i shtetit të dytë shqiptar – Kosovës, ia jap të drejtën vetvetes që shprehi keqardhjet e mia, për ngjarjet e fundit që sillen rrethe Kosovës.

Rrahim Sadiku, shkrimtar dhe luftëtar i UÇK-së, invalid lufte shkruan:

“Marrëveshja për Asociacionin - Në marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe, në fund të së cilës janë nënshkrimet e Aleksandër Vuçiqit dhe Isa Mustafës, në pasusin e fundit shkruan se ajo marrëveshje mund të bëhet e zbatueshme vetëm pas vlerësimit të saj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Gjykata ka dhënë vendimin e saj dhe Vuçiqi ka nënshkruar se do ta përfill vendimin e saj! Pse nuk publikohet ajo marrëveshje, që të hiqen dilemat si në vend, ashtu edhe te ndërkombëtarët?!”

Tani ç’keni ju të Kosovës që jeni çue në këmbë kundër mospranimit të asaj që po e kërkon Borrelli?

Si guxoni të jeni kundër vetvetes dhe kërkoni rrëzimin e vetvetes, vetëm pse është ai në pushtet dhe me kokëfortësi të mençur po e mbron Kosovën nga shkapërderdhja e saj?

Nga reagimet e juaja shihet që jeni për “asociacionin“ (nënshkrimi famëkeq të Isa Mustafës! E dini çfarë pasoja ka për Kosovën sikur ai që ju nuk e doni ta pranonte? Por ai nuk është Esad Pashai.

“Besnikëria e Esad Pashës ndaj popullit serb dhe qeverisë mbretërore serbe, mbetet e pandryshuar dhe kategorike. Ai e ka lidhur fatin e tij me Serbinë dhe pavarësisht pengesave të ndryshme, ka zgjedhur të ndjekë rrugën që Serbia ka përcaktuar për të. Nuk ka forcë në botë që të mund të lëkundë vendimin e tij.” (Dushan. T. Batakovic, 1017)

Ju e doni këtë lloj besnikërie?

Gazetat tona alarmohen: “Tension në konferencën e Kurtit me Borellin në Bruksel, shkak Asociacioni”. Po punë e madhe, le të tensionohen. Nuk e shihni që Borrelli po i mbron interesat e Serbisë?

“Kryeministri Kurti dhe kryediplomati evropian, Josep Borell s’janë pajtuar për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Kurti në konferencën e përbashkët me Borell tha se Asociacioni është në shërbim të Beogradit, teksa Borell tha se s’pajtohet me Kurtin që Gjykata Kushtetuese nuk e mundëson zbatimin e marrëveshjes për Asociacioni. Kryeministri Kurti tha se Asociacioni do t’i shërbejë Beogradit më shumë se sa qytetarëve serbë.”

E dikush nga shqiptarët deklaron dhe e pret me padurim: “Analisti politik, Vehbi Kajtazi gjatë emisionit Debat Plus, tha se nëse Kosova në krye me kryeministrin Albin Kurti nuk merr masa të zgjidhen dy çështje; Problemi me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Manastirit të Deçanit ndërkombëtarët do ta rrëzojnë në çdo mënyrë. Kajtazi tha se kryeministri Kurti nuk do ta ketë përkrahjen e Presidentes Vjosa Osmanit kur do të vijë puna me vendimet e ndërkombëtarëve, e sidomos nga Amerika pasi ajo pozitën e ka të siguruar për 5 vite, ndërsa Kurti jo. “

Kajtazi është haptas për Asociacionin: “Ky deklarim i analistit politik vjen pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim-Asociimit ku ishte i ftuar Albin Kurti. Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell tha se marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet e pikërisht kjo për Vehbi Kajtazin është paralajmërimi që po i bëjnë ndërkombëtarët Kurtit para se të marrin masat e ta largojnë nga kryeministria.”

Por nëse largohet Kurti, (për shumë e shumë kajtaza ) do të vijë dikush që e aprovon, sepse Borreli paska thënë: s’pajtohet me kryeministrin Kurti se Gjykata Kushtetuese e pamundëson zbatimin e Asociacionit, duke thënë se "Asociacioni duhet të zbatohet, sepse është marrëveshja më e rëndësishme.”

Është e udhës që nënshkruesi i këtij dokumenti të pavlerë Kushtetuese të pranojë fajin dhe të bëjë diçka të madhe.

Ta zëmë që dikush i madh është në ndikim të alkooolit, drogës apo frikës apo parave nënshkruan diçka kundër Kushtetutës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese e saj e rrëzon atë nënshkrim me të drejtë juridike.

Edhe një herë nga Rrahim Sadiku: "Në marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe, në fund të së cilës janë nënshkrimet e Aleksandër Vuçiqit dhe Isa Mustafës, në pasusin e fundit shkruan se ajo marrëveshje mund të bëhet e zbatueshme vetëm pas vlerësimit të saj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Gjykata ka dhënë vendimin e saj dhe Vuçiqi ka nënshkruar se do ta përfill vendimin e saj! Pse nuk publikohet ajo marrëveshje, që të hiqen dilemat si në vend, ashtu edhe te ndërkombëtarët?!”

“Sa më vjen vështirë që po të hidhëroj oj nëna jonë. Ti nuk ke faj. I kemi do kuçedra që janë dhjamosur dhe mundin e zemërnikëve të UÇK-së dhe të dërguarve të perëndisë, atyre të perëndimit po duan t`iu kthejnë shpinën.

E di moj nëno, këtë këngë që para 20 viteve e këndonim “S’duem me humbë, në lojë të përgjaktë të historisë njerëzorë, jo! jo! s’i duem humbjet prore - duem ngadhënjim! ngadhënjim, ndërgjegje dhe jetë të lirë!” disa “kalbsina” të vjetra, po kërkojnë “shejtnim”, të zhytemi prapë në pellgun e mjerimit”?

Nëno moj “Të gjithë armiqtë po dehen n’epope të veta, flakë e zjarrmit të tyre na i përzhiti fytyrat dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat, e nën këmbë e mbi krye tinëz po na ik jeta.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat