“Rama –qeverinë askush të mos e lëndojë, sa nga zemërimi të kërcejë dhe këndojë”

Opinione

“Rama –qeverinë askush të mos e lëndojë, sa nga zemërimi të kërcejë dhe këndojë”

Nga: Xhevat Mustafa Më: 1 janar 2022 Në ora: 11:07
Xhevat Mustafa

Për ta filluar VITIN E RI, 2022, me një dozë humori dhe optimizmi, po ju përcjell disa urime, më shumë me karakter politizues dhe qytetar:

- Qoftë 2022 VITI I SHPRESËS dhe i KTHESËS!

- Marrtë më vete dhe sikteristë Covid 19 dhe pandeminë me kufizimet, kushtet dhe faturat e saj stresuese dhe shkatërruese!

- Bashkë me Covid 19 - tën dhe pandeminë marrtë me vete edhe Rama- qeveri-bosëri- oligarkinë!

-Iu përmbylltë jetën politike, partiake, qeverisëse, i marrtë me vete dhe i sikteristë aty ku e meritojnë të gjithë ata, që ia kanë nxirë jetën dhe Shqipërinë shumicës së shqiptarëve!

- Ia shkurtoftë dhe përmbylltë jetën politike, qeverisëse, shtetërore, destabilizuese, rrezikmbartëse për paqen botërore.. Putinit, Lukashenkos, Vuçiçit, Erdoganit, Madurros, Xi Jinpingut, Kim Jong un-it, Xhorxh Sorosit...! Pse jo edhe Biden-it, për konsumim moshe dhe përgjumje të shpeshtë e të tejzgjatur!???

- Na ndihmoftë të përjetojmë mrekullitë për gines të rritjes së pagave, pensioneve dhe ndihmës sociale, të treguesve të mirëqenies! Pra, të uljes së çmimeve të artikujve kryesorë të ushqimit të përditshëm, jetik; të shërbimeve mjeksore me ryshvete të lartë, rrënues dhe për ilaçe; të pajisjeve elektronike, veshjeve; të faturave të energjisë elektrike, ujit, internetit, karburanteve, gazit...!

- 2022 na lëntë pa mend e gojë duke ia mbushur mendjen Rama- qeverisë të ulë tvsh nga 20% në 10% për ushqime, veshje, bileta autobuzësh në linjat ndërqytetëse; botim dhe blerje librash...Por, edhe taksën për kalimin e tregut në Kalimash në Autostradën e Kombit, për ta bërë në rreth 2.5 euro, sa, sic thonë disa zëra, ua ka premtuar "vëllezërve dhe motrave nga Serbia". që do të vijnë si në shtëpinë e tyre, në kuadër të “Ballkanit të hapur”këndej nga Shqipëria...! !!!

- Pas 77 vjetësh "qeverisje të majtë" më 2022 ndodhtë mrekullia që të kenë energji elektrike, ujë për higjenë e të pijshëm, 24 orë pa ndërprerje të gjitha qytetet e vegjël, fshatrat, zonat turistike, por edhe qytete të mëdha!

-2022 e bindtë Edi Ramën të mos presë...shirita inagurimesh për "vepra historike", që janë shumë larg përfundimit të plotë dhe funksionimit optimal apo normal, kur janë akoma pa drita dhe me shumë rreziqe!

-2022 u përmbylltë me një festival të këngës në RTSH shumë më serioz, artistik, cilësor, kulturues... se ai skandalozi i 2021 dhe me një këngë fituese, që mbart në të gjitha komponentët ART të vërtetë, bashkëkohor!

Secili mund të shtojë dëshira dhe kërkesa si këto sa të dojë! Por, me një kërkesë të fundit: “Rama –qeverinë askush, me kërkesa e kritika të shumta, të mos e lëndojë, sa nga zemërimi të kërcejë dhe këndojë”!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat