2021: Më shumë vdekje se lindje, një "fitorje historike" e Rama- qeverisë...!

Opinione

2021: Më shumë vdekje se lindje, një "fitorje historike" e Rama- qeverisë...!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 5 janar 2022 Në ora: 10:06
Xhevat Mustafa

@kotepetraq, Fier, 4 janar 2022: “...dje Shqipëria që lind, puthi minusin. Jo nga natyrshmëria, nga kriminaliteti shtetëror. Tani ka një Shqipëri që më shumë vdes se sa lind. Pas shkatërrimit, vjedhjes së pasurisë dhe punës së të tërve, shkatërrimit shpirtëror të rinisë, përzënies së saj nēpër botë për skllavëri moderne, shteti shëmbi familjen shqiptare. E, ç' kanë dashur më shumë armiqt shekullorë të këtij populli jetësor?

Kjo udhëheqje e korruptuar shtetërore së bashku me atē politike, duhet çuar sa më parë në bankën e të akuzuarëve për krim ndaj njerëzimit shqiptarë, ashtu siç shekuj mē parë ndodhi nē Kostandinopojēn ilire! Që dje, vetja ime nuk po rri dot me mendimin tim tē trembur, për humbjen tashmi të vërtetë të Shqipërisē edhe nē Shqipëri. Zoti të mbajt gjall kombi im, që po pëson përditë firim! Dhe tani ju halelëpirës të prijësave tuaj shtetëror prej 1991, vazhdoni lëpirjen e haleve të tyre, derisa të shkoni tek lëpirja e kockave të fëmijëve tuaj...!”

Xhevat Mustafa: Mos u hidhno, kaq shumë, bre, mik! Pakësohena na si popull nga vdekjet, vrasjet e njeri-tjetrit dhe emigracioni, shtohen politikanët, qeveritarët, shtetarët, deputetët, kryetarët e partive,  bosët, oligarkët, milionat dhe miliardat e tyre...Përveç këtyre shtohen dhe shumohen edhe parcelat, maunet, tonelatat me kanabis nga “ Shqipëria e rilindur” dhe drogëra të tjera nga Amerika Latine, kullat, komplekset turistike dhe tregtare moderne; vrasjet dhe orgjitë në mes të qyteteve dhe ditës e në mes të ekraneve të televizioneve...!

Do të na shtohen me shpejtësi edhe “motrat dhe vëllezërit nga Serbia”, me shtëpi, me qen e mace, që do të na vijnë nga portat e hapura që do t’ua mundësojë “Ballkani i hapur”dhe Rama-qeveria...! Lum ne si popull e si vend, se sa shumë gjana të këqija do të na shtohen më 2022, 2032, deri më 29 nëntor 2044!!!??? Të na rrojnë partitë, qeveritë, kryeministrat, presidentët, ministrat, deputetët, prefektët, kryetarët e bashkive, gjykatësit dhe prokurorët, mjekët, që po na rrjepin të gjallë jo vetëm nga xhepat dhe kuletat...! Pse jo të mos u shprehim “mirënjohje” edhe disa ndërkombëtarëve? Të na rrojnë sa më gjatë pas nesh edhe ca ambasadorë-guvernatorë, që na trajtojnë jo si më të lashtët evropianë, por si saharianë dhe amazonianë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat