Të identifikohen nga policia dhe prokuroria e RK-së personat e paraqitur në rrjetet sociale me identifikim jo të vërtet!...

Opinione

Të identifikohen nga policia dhe prokuroria e RK-së personat e paraqitur në rrjetet sociale me identifikim jo të vërtet!...

Nga: Sami Arifi Më: 7 janar 2022 Në ora: 10:02
Sami Arifi

Mosfunksionimi i shtetit ligjor qëndron pikërisht te moszbulimi i përsonave të  paidentifikuar (me emra të rrejshëm) në rrjetet sociale të cilët i’u nërsehen profesionistëve të fushave të ndryshme, shumëherë edhe i bënë vegla të tyre, i’u nërsehen atyre që vërtetë punojnë për shtet ligjor në mënyrë që edhe ata pak njerëz që veprojnë në fusha profesionale t’i bëjnë të korruptua, përmes ndonjë elementi në institucionet e shtetit të RK-së, dhe t’i hapin rrugë korrupsionit pa frikë nga institucionet përgjegjëse relevante.

-Policia dhe prokuroria e RK-së janë të obliguar t’i zbulojnë personat e paidentifikuar, në paraqitjet e tyre skandaloze në rrjete sociale, për të penguar korrupsionin, krimin e organizuar, sepse të paidentifikuarit nuk zgjedhin mjete kundër atyre që shkruajnë me dokumente të mbështetura në fakte qoftë edhe për të kaluarën historike, sepse ata dojnë t’i okupojnë që të gjitha, madje edhe të kaluarën historike për të notuar lirshëm në korrupsiondhe krim të organizuar për interesa të përfitimeve materjale brenda natës shumëherë edhe si bashkëpunëtor të ish-okupatorit serb, madje përmes shitblerjes edhe të pasurisë së shtetit të Kosovës me pazarete Beogradit.

-Unë pas një pune të gjatë profesionale dhe hulumtuese në gjurmime të dokumenteve në arkivat perëndimore për çështjen shqiptare kamë shkruar me qindëra e mijëra artikuj gazetaresk në gazetat mbarëshqiptare, por edhe në Arkivin e Republikës së Kosovës kamë nxjerrë në dritë ca dokumente, ku, botova dy artikuj gazetaresk për të kakuarën historike të vëndasëve të mi: “Veprimtaria atdhetare në komunën e Sllatinës (Vitisë) gjatë viteve 1941-1945 si dhe pushkatimet, burgosjet e tyre nga pushteti serbo-jugosllav” që u botuar në gazetën “Bota Sot”/Prishtinë dhe në “Plus Televizion/Viti, si dhe artikulli tjetër “Sllatinasit vepruan në ilegalitet për çlirim kombëtar!” Shkrime këto të bazuara në dokumente arkivore të RK-së.

Artikulli i fundit gazetaresk u botua në gazetën“Bota Sot”/Prishtinë, në gazetën “Destinacioni”/Vlorë/Shqipëri, në gazetën “Prointegra”/Zvicër dhe në “Plus Televizion”/Viti.

-Në botimin e artikullit tim gazetaresk më 03/01/2022 në “Plus Televizion”/Viti, u nërsyen dy të paidentifikuar (me emra të rrejshëm), njeri quhej Sahit Plisi ndërsa tjetri Flamurtari Kuq e Zi, të cilët pas nërsimit shpresoj se e kafshuan vetëvehtën.

-Ftoj policinë dhe prokurorinë regjionale të Vitisë, Gjilanit po edhe të Qendrës së RK-së të bëjnë identifikimin e emrave të vërtetë të tyre, jo vetëm të këtyre dy personave me paraqitje skandaloze në rrjete sociole, por, edhe të gjithë të tjerëve që punojnë si argat të huaj për armiqtë dhe bashkëpunëtorët, të dreqit e të birit, që mund të jenë të lidhur me ndonjë element korruptues që vepron dhe punonë direkt në institucionet e shtetit të RK-së...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat