Shqiptarët me shumë shqetësim po i përcjellin përplasjet në kuadër të PD-së, në Shqipëri

Opinione

Shqiptarët me shumë shqetësim po i përcjellin përplasjet në kuadër të PD-së, në Shqipëri

Nga: Adem Bytyqi Më: 11 janar 2022 Në ora: 09:50
Adem Bytyqi

Luten që sa më parë të ulën tensionet dhe të gjendet një gjuhë e përbashkët e mirëkuptimit për tu ribashkuar ky subjekt politik, e vetmja shpresë për të ardhmen që e meriton Shqipëria dhe shqiptarët!

Kontributet e kësaj partie në rrugën e Shqipërisë dhe shqiptarëve drejtë Evropës dhe integrimeve Euro - Atlantike janë spektakolare!

Ishte partia e parë e plularizmit politikë e cila e rrezoi diktaturën më të egër në Evropë dhe vuri themelet e demokracisë dhe pluralizmit shumë partiakë nē Shqipëri.

Thelloi miqësinë me SHBA--në dhe e anëtarësoi Shqipërinë në NATO.

Ka edhe shumë kontribute tjera në realizimin e shumë proceseve pozitive në Shqipëri ,të cilat nuk mund t'i mohojë aq kollaj partia në pushtet përkundër dëshirës saj.

Situata është brengosëse për të gjithë ata që ia duanë të mirën Shqipërisë dhe shqiptarëve, me përjashtim të Vuçiqit dhe mikut të tij Kryeministrit aktual të Shqipërisë Edi Ramës, i cili ndihet komod me konfliktet dhe përplasjet që aktualisht po ndodhin në PD-në, duke e ditur së kështu me një opozitë të disorgonizuar do të qëndrojë në pushtet edhe atëherë kur nuk e meriton!!!

Lutemi që sa më parë t'iu kthehet shpresa shqiptarëve me një opozitë të fortë e të konsoliduar e cila i bënë ballë një narko-shteti ,i cili për çdo ditë po e shpopulluan Shqipërinë prej shqiptarëve , ,duke i detyruar shqiptarët të ikin gjithandej nëpër Evropë, për shkak të humbjes shpresës për një jetë më të mirë në vendin e tyre nga një qeveri e korruptuar e cila në vend që të mendojë për popull mendon për xhepat e saj.

Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat