Kryetari Meta pas shkarkimit (përfundimit të mandatit) pritet t´i bashkohet Revolucionit!

Opinione

Kryetari Meta pas shkarkimit (përfundimit të mandatit) pritet t´i bashkohet Revolucionit!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 15 janar 2022 Në ora: 12:07
Sherif Ramabaja

Shumica e shqiptarëve qëndronin pas kryetarit Meta në përpjekje që t´i mbronte institucionet shtetërore, të cilat rrezikoheshin nga ndërhyrja autokratike e Ramës.

Të gjithë ishin dëshmitarë kur institucionet shtetërore binin njëra pas tjetrës. I vetmi person që iu përballonte sulmeve të tilla ishte kryetari Meta i cili me këmbëngulje rezistonte, pasi opozita ishte larguar për të dhënë alarmin në shenjë revolte.

 Kryetari Meta ishte pre e sulmeve jo vetëm nga Rama, por edhe e njerëzve të kabinetit të tij dhe të tërë PS, pasi kjo parti llogaritet si pronë private e Ramës.

Sot kemi një kontrast tjetër kur Berisha me sulm të paskrupullt puçist, po përpiqet ta marr PD ose ta shkatërroi ate.

 Por më e keqja nëse Berisha dështon në këto dy pika, do pëpiqet për ta djegur Shqipërinë si më 1997, për interesin e tij  personal.

Prandaj rradhitja e Metës në krahë të Berishës kundër përcaktimit të SHBA dhe perëndimit, na bënë që të dyshojmë edhe në pastërtinë dhe rolin e tij si kryetar i shtetit.

Dyshimi lind mos ndoshta kryetari Meta është i përfshirë në afera të ndyshme korruptive, kryesisht gjatë periudhave kur ishte nëpër funksione të ndryshme: herë me Berishën, e herë me Ramën.

Nëse këto gjëra zbulohen dhe kryetari Meta vërtetohet si pjesë e sistemit korruptiv, atëherë nuk është aspak e quditëshme që do t´i bashkohet Revolucionit të Berishës.

Në njërën anë Revolucioni do të zgjerohet kryesisht me persona e personalitete të korruptuara dhe të krimit, kurse në anën tjetër do të filloi faza katharsis – katarziz (çlirimit, pastrimit), nga njerëzit që kanë punuar kundër interesit shtetëror.

Revolucionarët do të mundohen që të përfitojnë sa më shumë njerëz naiv rreth vetes, duke i bindur se këta janë viktimat, të cëlët po kërkojnë ta shpëtojnë shtetin nga SHBA dhe perëndimi.

Do të ishte naive që t´u besosh personaliteteve të tilla që janë rradhitur kundër SHBA dhe perëndimit, por ata nuk mund të pajtohen me dështimin e tyre, sepse ata kanë besuar se janë të paprekshëm deri në fund të jetës, sikurse diktatorët.

Lul Bravën siç po e quan Berisha, mund ta sulmosh, kritikosh e lavdërosh deri në qiell, sepse do të dëshmoi puna e tij para zgjedhësve, PD dhe perëndimit.

Në Kuvendin e ardhshëm të partisë, nëse e gëzon përkrahjen do t´i prij partisë tutje, po nëse nuk e fiton mandatin, vjen tjetri. Ky rotacion demokratik duhet respektuar dhe duhet të vlej si gjithkund në perëndim.

 Zonja Merkell për 16 vite e mbajti pushtetin, po gjermanët nuk krijuan kult prej saj. Edhe ajo u tërhoq vullnetarisht, sepse e vërejti që rifreskimi është i domosdoshëm për shtetin.

Momentalisht në pushtet ndodhet autokrati Rama, i cili është edhe kult i partisë së tij, po vjedhjeve të votës do t´i ngushtohet rrethi, nëse arrihet në  reformimin e sistemit zgjedhor.

 Në fund pritet që edhe Rama do t´i bashkohet Revolucionit, sapo të ballafaqohet me faktet mbi zgjedhjet e vjedhura, por edhe aferat korruptive.

Koha e Revolucioneve pritet të marr fund njëherë e përgjithmonë, ndyshe shqiptarët do vendnumrojnë dhe do e robërojnë vetëveten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat